Panorama (Albania)

Neni për ekstradime­t, Ngjela në krah të Xhafajt: Bravo i qoftë nëse e ka bërë

-

Avokati Spartak Ngjela e cilëson patriotik nenin e ri të Kodit të Procedurës Penale për ekstradime­t, për të cilin Partia Demokratik­e akuzon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një reagim për këtë çështje, Ngjela deklaron se neni i përfolur është një dinjitet kombëtar, kur shqiptarët në disa vende perëndimor­e i trajtojnë me racizëm të hapur. Sipas avokatit të njohur, Xhafaj nuk është aq kurajoz sa të propozojë një nen të tillë, por nëse e ka bërë, bravo i qoftë. “Turp për të djathtën shqiptare që dhe një nen patriotik që kemi bërë, e quajnë shkelje. Nuk më duhet fare kush është Fatmir Xhafaj, por nëse është tërësisht me politikën amerikane, kjo sot është vlerë historike. Kurse neni i Procedurës për Ekstradimi­n që u përfol është një dinjitet kombëtar, kur shqiptarët në disa vende perëndimor­e i trajtojnë me racizëm të hapur. Nuk e di nëse e ka bërë Xhafaj këtë nen, se pavarësish­t nga njohja që kam më të, nuk e kam menduar kurrë se mund të jetë kaq kurajoz sa të godasë racizmin antishqipt­ar të grekëve etj. Po e ka bërë ai, bravo i qoftë”, deklaron Ngjela. Avokati i njohur kujton se në shtete si Italia, Greqia dhe Belgjika janë mijëra shqiptarë, të cilët vuajnë dënime drastike ndërkohë që shteti shqiptar nuk i ka mbrojtur për shkak të ministrave të korruptuar që ka pasur. Duke folur edhe për çështjet që vetë ka mbrojtur jashtë vendit, Ngjela deklaron se dispozita në fjalë që nuk lejon ekstradimi­n e shqiptarëv­e të dënuar në mungesë, është ngritje e dinjitetit të shqiptarit. “Janë mijëra shqiptarë të pafajshëm që vuajnë dënime drastike në Itali, në Greqi dhe në Belgjikë... dhe shteti shqiptar është treguar një maskara politik se ka pasur frikë ngaqë ministrat shqiptarë kanë qenë të korruptuar. Unë personalis­ht kam bërë shumë gjyqe në Perëndim dhe e njoh mirë këtë situatë antishqipt­are. Dispozita që pashë është ngritje e dinjitetit të shqiptarit. Kushdo që e ka bërë atë dhe cilido qoftë motivi i tij”, sqaron Ngjela. Avokati i njohur ka qenë mjaft aktiv lidhur me zhvillimet e Reformës në Drejtësi dhe miratimin e ligjeve në funksion të kësaj reforme.

 ??  ?? Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania