Panorama (Albania)

Akuzat, Prokuroria nis verifikime­t për vëllanë e ministrit Xhafaj

“Sa kohë ministër i Brendshëm është Xhafaj, ligji antimafia nuk vepron ndaj familjes”

- TIRANË

Partia Demokratik­e ka akuzuar dje ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se po favorizon vëllain e tij dhe nuk po zbaton ndaj tij ligjin antimafia, i cili parashikon sekuestrim­in e pasurive kriminale. Demokratët, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, thanë dje se Fatmir Xhafaj, pasi falsifikoi Kodin e Procedurës Penale për të shpëtuar vëllain nga burgu, po jep imunitet edhe nga ligji antimafia.

“Fatmir dhe Agron Xhafaj janë subjekt i ligjit antimafia. Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 ‘ Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë’, i njohur publikisht si ligji antimafia, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese. Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim: 1. Për pjesëmarrj­e në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombët­ar drejt Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesi­t të grupit kriminal me heroinë. 2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarë­sve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.

3. Për bashkëpuni­m në transporti­min nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.

4. Për bashkëpuni­m me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.

Pyetja që shtrohet sot ësh- të: A e ka zbatuar ligjin antimafia ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt? A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar Prokuroria?”, tha dje Alibeaj.

PËRFSHIRJA Sipas ish- ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, edhe Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji, pasi sekuestrim­i i pasurive aplikohet dhe ndaj familjarëv­e. “Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i ministrit të Brendshëm, automatiki­sht e bën subjekt të ligjit, vetë ministrin e Brendshëmm Fatmir Xhafaj. Sipas ligjit antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji. Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e ligjit antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm ( bashkëshor­ti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetu­esi), për të cilët prezumohet regjistrim­i i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e ligjit antimafia, është vetë subjekt i ligjit antimafia”, tha dje Bardhi. Gjatë deklaratës për mediat, deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj theksoi se: “Sa kohë ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj familjes Xhafaj, pavarësish­t dënimit për trafik ndërkombët­ar droge të Agron Xhafajt. Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmë­ri. Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, pa- prekshmëri­a dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë ministër i Brendshëm është vëllai i tij, Fatmir Xhafaj. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e ligjit antimafia, është vetë subjekt i ligjit antimafia”.

 ??  ?? Ministri Fatmir Xhafaj
Ministri Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania