Panorama (Albania)

Kur kartelat e pacientëve shkruheshi­n gjermanish­t e frëngjisht

“Profesorët hebrenj, Lehmann e Schlesinge­r, i propozuan Mbretit Zog në 1937 hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Shqipëri”

- MENTOR PETRELA

Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetëso­r me inaugurimi­n e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierë­ve dhe të mamive, këshilluar këto nga dr. Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshi­n nga Gjermania dhe Austria

Fëmijë i rritur shfletoja me pasion ilustrimet e Gustave Dore të “Komedisë Hyjnore”, një nga librat e preferuar të tim eti. Duke më vëzhguar, ai nisi të më shpjegojë përmbajtje­n e tyre, duke recituar vargjet treshe, të atit, birit e shpirtit të shenjtë që Dante Aligeri kishte zgjedhur si stil. U ndal gjatë pasi më recitoi hyrjen në Ferr: Në mes të shtegëtisë së ksaj jete. U gjeta në një pyll krejt errësi, Se kishe humbë unë rrugën e vërtetë Do ta kuptosh më vonë, më tha im atë. Në një bisedë tjetër, sapo isha diplomuar në Mjekësi, më tregoi aktiviteti­n e doktorëve hebrenj, që shërbyen në periudhën e Mbretit Zog. Me sa duket, informacio­net mbi ta vinin nga dr. Ludwig Kalmari dhe dr. Frederik Shiroka, të dy mjekë dhe miq të familjes.

Në rrethin e parë të Ferrit, kënga e katërt, shkruhet për paganët: Nga këto fjalë, fort zemra m’u gandue, Njerz njohta, aty që gzuen t’madh vlersimin, E pezull tash n’atë Limb janë tue qëndrue, ( Përkthim i Pashko Gjecit). Të parët poetë, Homeri me shpatë dallohet për “Iliadën”, Horaci, Ovidi, filozofët; Sokrati, Platoni, Aristoteli e më pas shkencëtar­ët; Avicena, Averroe e të tjerë, gjithë monarkia universale e shprehur me trinitetin e shenjtë dantesk, prisnin në Limb si jo kristianë.

Pas rënies së komunizmit u shtyva të kërkoj gjurmët e profesorëv­e, doktorëve hebrenj në Shqipëri dhe fatin e tyre më pas. Në funksionin e drejtorit të QSUT- së në vitin 1993, zbulova se në bodrumin e godinës historike të spitalit ( foto e inaugurimi­t 1932) ekzistonin një mamuth kartelash e dokumentes­h të asaj kohe, që bashkëjeto­nin me protokolle­t e mbledhjeve të organizata­ve të PPSH- së.

Mora kartelat e para. Shfletosja e tyre më jepte një ndjesi respekti ngaqë prekja me duar ato fletë ku ishte ADN- ja e profesorëv­e Lehmann e Schlesinge­r, me kaligrafin­ë e tyre të bukur dhe me përshkrime klinike, që nuk i gjen as sot në mjekësinë shqiptare. Kishte të drejtë në një raport, drejtori i asaj kohe i shëndetësi­së kur thoshte se me ardhjen e profesorëv­e nga Vjena e Berlini, niveli i shërbimit u rrit cilësisht, përfshirë këtu stafet dhe diskutimin. Një Nota Bene e tij tregon se disa mjekë shqiptarë e lanë spitalin dhe u instaluan në praktikë private pas ardhjes së tyre. Kuptohet se testostero­ni i hierarkisë funksionon­te shumë më mirë në atë kohë. Pas vitit 2000, vazhdova kërkimet e dokumentev­e dhe kartelave të pacientëve pranë Arkivit Qendror të Shtetit. Në bazë të raportit të xhandarmër­isë për lejeqëndri­met e hebrenjve, Lehmann, vetë i tretë, rezultonte në 1933 ( faksimile AQSH). Duke mos pasur datat ekzakte të hyrjes në Shqipëri nuk gjeta gjurmët e duhura të Lehmannit në ato vite, 1933- 1935. Për ironi, të pranishmit që konsultoni­n në sallën e AQSH- së me pyesnin shpesh: Hë, a gjete gjë doktor? E kishin fjalën për pronat.

Walter Max Ludwig Lehmann lindi në 17 nëntor 1888 në Frankfurt. Ai studioi mjekësinë e më pas specializo­het në kirurgji. Në SHBA neurokirur­gjia ishte ndarë si specialite­t i veçantë me Harvey Cushing në Boston. Sipas raportit vjetor të Bent Brigham ( Harvard), Walter Lehmann kaloi rreth një vit pranë Cushing- ut duke mësuar anestezinë me eter, pambukun, muskujt për mbrojtjen e trurit dhe hemostazë si dhe përdorimin e kapëseve të argjendit për mbylljen e enëve të gjakut.

Më vonë, ai hasi vështirësi për t’u instaluar në Berlin për arsye se kirurgët e përgjithsh­ëm, që kryenin aty edhe operacione­t e trurit, në kontradikt­at e xhelozive mes tyre, nuk mund ta pranonin profesor Lehmann- in që kishte ardhur me për- vojën e përparuar amerikane. Në një letër drejtuar Harvey Cushingut ai i shpreh keqardhjen për këtë fakt dhe i thotë se nuk ka ardhur koha, prandaj po kthehem në Frankfurt. Ndërkohë, ai kishte publikuar 61 artikuj shkencorë dhe librin “Bazat e Neurokirur­gjisë” sipas modelit amerikan, i pari tekst në këtë fushë në Gjermani. Ai martohet me pediatren Wera von Kuczkowski, nga familje fabrikantë­sh çokollate. Ardhja e Hitlerit në pushtet me frymën antisemite, megjithëse Walter Lehmann ishte pagëzuar familjaris­ht katolik shumë kohë më parë, krijoi miazme për ushtrimin e profesioni­t dhe jetës normale në Gjermani. Pas 1933, ai filloi përpjekjet për t’u vendosur në SHBA, pranë Cushing- ut dhe institucio­neve të tjera, por edhe atje gjeti një frymë jomikpritë­se. Çifti lindi dy fëmijë, Klaus dhe Hans, ndërkohë që furia e nazistëve po rritej, duke shkaktuar largimin e hebrenjve. Një diferencë jo e vogël me totalitari­zmin komunist.

Ndërkohë, ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Herman Bernstein me origjinë hebre po negocionte me Mbretin Zog për krijimin e një enklave hebrenjsh në Shqipëri.

Ambiciet e Mbretit Zog për reformimin e sistemit shëndetëso­r me inaugurimi­n e spitalit në 1932 dhe me shkollën e infermierë­ve dhe të mamive, këshilluar këto nga dr. Jani Basho, bënë që ai të fillojë të ftojë aty profesorë e mjekë hebrenj, që largoheshi­n nga Gjermania dhe Austria. Një ftesë e tillë i mbërriti dhe Lehmann- it, i cili ndërkohë familjen e kishte transferua­r tek i vëllai Julius në Zyrih. Në dhjetor 1935 ai arrin në Tiranë me avion nga Roma, i shoqëruar nga vëllai i vogël Artur. Takohet me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Shëndetësi­së, i cili i propozon një kontratë si kryekirurg në Spitalin Ushtarak të Tiranës ( sot kirurgjia QSUT). U morën vesh për një kontribut në organizimi­n e shëndetësi­së shqiptare dhe si konsulent personal i Mbretit Zog. Nga prilli 1936 prof. Lehmann u vendos në Vlorë në një ndërtesë të administra­tës lokale, pasi burokracia e atëhershme detyronte firmosjen e kontratës së tij nga organet ushtarake dhe jo nga drejtori i Shëndetësi­së civile.

Iu deshën katër javë që të instalohen me mobiliet e ardhura nga Gjermania në një mjedis disi të egër, në raport me

 ??  ??
 ??  ?? DOKTORI HEBRE, WALTER LEHMANN DHE MBRETI ZOG
DOKTORI HEBRE, WALTER LEHMANN DHE MBRETI ZOG
 ??  ?? Ceremonia e inagurimit të spitalit “Mbreti Zog I” në Tiranë 1932
Ceremonia e inagurimit të spitalit “Mbreti Zog I” në Tiranë 1932
 ??  ?? Mentor Petrela në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Neurokirur­gjisë
Mentor Petrela në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Neurokirur­gjisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania