Panorama (Albania)

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për drogë

Ngjarja gjatë natës, mjetet në distancë 100 m nga njëra- tjetra

- VLORE

Shkrumbohe­n gjatë natës, me lëndë djegëse, dy automjete në afërsi të fshatit Llakatund në Vlorë. Policia bëri të ditur se një furgon dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen” u gjetën të djegura mëngjesin e djeshëm, në një distancë vetëm rreth 100 metra larg njëra- tjetrës.

Autorët dyshohet se kanë vepruar pas një trafiku të mundshëm të lëndëve narkotike gjatë natës. Për të humbur gjurmët, ata i kanë spërkatur me benzinë të dyja makinat duke i shkrumbuar ato. Për shkak të distancës së afërt me njëra- tjetrën, grupi i hetimit ka dyshime se bëhet fjalë për një rast të trafikut dhe se të dyja mjetet janë përdorur nga i njëjti grup.

Sipas të dhënave, të dy automjetet janë gjetur në një rrugë dytësore në afërsi të Llakatundi­t. Ato janë pikasur nga banorë të zonës, dje rreth orës 08: 30, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë. Sipas Policisë, të dy automjetet janë shkrumbuar si pasojë e vendosjes së një sasie të konsiderue­shme lëndë djegëse ( benzinë). Automjeti tip furgon rezulton i vjedhur në fshatin Babicë dhe është në pronësi të shtetasit me iniciale A. A. Ky i fundit, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, e ka konstatuar vjedhjen e automjetit të tij vetëm mëngjesin e djeshëm, nga ku edhe ka sinjalizua­r Policinë dhe ka kryer denoncim. Ndërsa makina “Volswagen” kishte targa të një tjetër automjeti dhe jo të vetën, dhe është duke u hetuar se kujt i përkiste. Vendi ku janë gjendur dy makinat e djegura është një rrugë dytësore që të çon nga fshati Llakatund drejt fshatit Bunavi, por është thuajse e papërdorsh­me edhe nga vetë banorët apo shoferët e zonës, edhe për shkak të amortizimi­t të saj. Policia konfirmon se dyshimet e para dhe pista kryesore, në të cilën ajo vetë po heton, është ajo e ndonjë trafiku të mundshëm të lëndëve narkotike. Dyshohet se autorët kanë transportu­ar gjatë natës lëndë narkotike drejt zonës së bregut, e cila më pas është trafikuar me gomone drejt Italisë. Për të humbur gjurmët, autorët i kanë djegur mjetet e vjedhura në një zonë të largët nga Vlora dhe dys- hohet se ata janë larguar me një mjet tjetër që i priste afër vendit.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje pronarin e furgonit, i cili denoncoi vjedhjen e automjetit pranë banesës së tij në fshatin Babicë. Mësohet se ai ka deponuar se furgonin ia kanë vjedhur gjatë natës dhe se ai e ka konstatuar ngjarjen vetëm në mëngjes, kur është zgjuar dhe nuk e ka parë makinën të parkuar disa metra më tej shtëpisë së tij. Zona e Llakatundi­t njihet si një nga zonat e nxehta sa i përket kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikut të saj. Ndaj, edhe kjo mbetet pista kryesore, por aktualisht nga uniformat blu nuk ka ende asnjë person të identifiku­ar si të dyshuar për implikim në këtë ngjarje.

 ??  ?? Makinat e djegura, dje në Vlorë
Makinat e djegura, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania