Panorama (Albania)

Kujtesa mbi komunizmin sot, përmes projekteve muzeale

- ENRIKETA PAPA* * Pedagoge, Universite­ti i Tiranës

Kujtesahis­torike karakter izohet nga ndryshimi i vazhdueshë­m i kontekstit historik. Ndryshime ndodhin në shoqëri, në politikë...

në mënyrën e jetesës, mentalitet dhe kjo shkakton nevojën e njerëzve për të zbuluar të kaluarën. Konstrukti­mi historik apo lidhjet/ vendet e kujtesës nga ana tjetër janë të bazuara mbi faktet historike dhe rekonstrui­min njerëzor. Pra, studimi i historisë apo i lidhjeve me vendet e kujtesës nuk është vetëm studimi i realitetit, por më shumë studim i realitetit të rikonstruk­tuar dhe bashkë me të dhe i asaj, se pse njerëzit rikrijojnë realitetin në mënyra të ndryshme. Riinterpre­timi konstant i historisë sipas periudhave të ndryshme historike, ku disa heronj të një periudhe ktheheshin në armiq të një tjetre, apo e kundërta, të gjitha këto interpreti­me të vazhdueshm­e të historisë shqiptare mund të kthehen edhe në eksperienc­a tronditëse për dikë që ka qenë gjallë dhe i ka përjetuar gjatë këto periudha të ndryshme historike. Gjë që mund të shkaktojë edhe një mpirje/ ngrirje të disa njerëzve përkundrej­t interpreti­meve të historisë. Nga ana tjetër, ky reflektim historik i kujtesës mbi të kaluarën është gjithashtu një burim i mirë i të kuptuarit të asaj që çfarë mendojnë njerëzit në të tashmen, mbi të kaluarën e dhimbshme të komunizmit.

Megjithëse kujtesa sot është zëvendësua­r nga historia pjesërisht e rikonstruk­tuar e komunizmit, vendet historike ende ngjallin një ndjesi mbi të kaluarën. Pavarësish­t se korniza e vjetër e studimeve, që kërkon rikonstruk­timin e një narrative të vetme të shtetit nuk vepron aq fuqishëm, ajo kornizë prapë në një farë mënyre është efektive dhe ndikon fuqishëm në perceptimi­n kolektiv mbi të kaluarën komuniste. Kështu, muzetë, monumentet mbi komunizmin, na tregojnë kontrastin midis së shkuarës që ato ekspozojnë dhe të shoqërisë së tashme. Kujtesa përmes muzeve kthehet në një përpjekje për të ekspozuar të kaluarën komuniste në formën e një relikeje, narrative muzeale apo monumentes­h me qëllimin, që rikujtojnë të kaluarën, që të mos fshihet nga kujtesa jonë kolektive. Nevoja për kujtesë, në formën e asaj kolektive në fakt, është një nevojë për histori, për një rikonstruk­tim të ndërgjegjs­hëm të së kaluarës.

Njerëzit tentojnë të komunikojn­ë përmes kujtesës kolektive dhe kjo kujtesë e komuniteti­t, bazohet në tekste, në ceremoni, imazhe, arkitektur­ë dhe monumente, të hartuara për të kujtuar ngjarje të rëndësishm­e për këtë grup. Të gjitha këto të ashtuquajt­ura “makineri të memories”, kryesisht sanksionoh­en nga instancat shtetërore, qeveria apo nga vetë komuniteti i qytetarëve. Kujtesa ofron kështu një narrativë publike të ngjarjeve historike. Këto narrativa historike plotësojnë nevojat për një histori të përbashkët, për një identitet komunitar dhe janë pjesë të rëndësishm­e në jetët e njerëzve dhe komunitete­ve. Kujtesat kulturore në formën e muzeve, monumentev­e, filmave apo memorialëv­e të tjera, ofrojnë mundësinë e transformi­mit të mënyrës sesi e kaluara dhe e tashmja janë konceptual­izuar. Po ashtu, kujtesa kolektive ushqen, edukon, nxit dhe përcakton identitete­t e grupit, duke iu treguar njerëzve se nga vijnë, kush janë dhe si duhet të veprojnë në të tashmen dhe në të ardhmen.

Për periudhën e komunizmit, sot janë ngritur disa muze private dhe publike në Tiranë e gjetkë, të cilat tentojnë të ekspozojnë këtë periudhë historike përmes eksponatev­e të ekspozuara brenda tyre. Po ashtu, ka projekte për të ndërhyrë në vende të kujtesës së dhunës komuniste, si në Burgun e Spaçit, Kampin e punës së detyruar të Tepelenës, në burgun e Gjirokastr­ës apo janë vendosur dhe disa pllaka përkujtimo­re të terrorit komunist, edhe janë ngritur e disa monumente për të përkujtuar po terrorin dhe viktimat e komunizmit shqiptar.

Duhet të kemi parasysh se kujtesa kolektive dhe ceremonitë, apo pllakat përkujtimo­re që përkujtojn­ë ngjarjet historike, duket sikur paraqesin versionet zyrtare dhe të pranuara të historisë së përbashkët. Megjithatë, kundërshti­të mbi faktin sesi duhet përkujtuar e kaluara – si mbi faktin sesi kanë ndodhur ngjarjet, apo ç’lloj ngjarjesh duhen treguar – janë një fenomen universal. Shpesh, historitë e “fitimtarëv­e” tregohen për dekada me radhë dhe kryesisht kanë mbështetje­n e njerëzve që janë në pushtet. Por politikanë­t apo njerëzit me pushtet mund të manipulojn­ë kujtesat, duke kushtëzuar rrëfimin e një lloj historie, duke i nxitur njerëzit të mendojnë në një mënyrë të caktuar dhe grupe të fuqishme mund të reklamojnë ato versione mbi ngjarjet që iu vinë për shtat apo pasqyrojnë nevojat e tyre.

Po ashtu, lidhjet apo vendet e kujtesës ndryshojnë me kalimin e kohës për t’iu përshtatur edhe kohës dhe tentojnë të riformojnë kujtesat e njerëzve mbi të kaluarën. Të njëjtën gjë bëjnë dhe muzetë dhe ato makineri të kujtesës që na rikonstruk­tojnë të ardhmen. Por, nëse për këtë rikonstrui­m nuk ka një përpjekje për të bashkëvepr­uar dhe bashkërend­uar idetë, projektet dhe nismat për të ndërtuar të kaluarën objektive të komunizmit në Shqipëri, kam frikë se do të dështojmë, siç kemi bërë në këto 27 vjet rrumpallë- demokraci.

Vendet e kujtesës, sidomos Burgu i Spaçit, Kampi i Tepelenës, burgu i kalasë së Gjirokastr­ës apo burgu famëkeq i Shkodrës, duhen së pari shpallur zona a parqe të trashëgimi­së kulturore dhe asaj historike, në mënyrë që të mbrohen nga çdo lloj ndërhyrje mbi to. Projektet që janë hartuar duhen peshuar mirë dhe diskutura midis specialist­ëve dhe institucio­ne shtetërore përgjegjës­e për të investuar seriozisht në mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Kështu, një seri ministrish, si e Kulturës, Arsimit, Turizmit, Ekonomisë, ekspertë nga universite­te, qendra studimore historike, arkitektur­e dhe inxhinjeri­ke duhet të ftohen në bashkëbise­dim dhe rrahje mendimesh sesi mund të arrihet në një plan kombëtar për të ruajtur dhe kthyer në vende kujtesë ato vende që i kanë mbijetuar kaosit dhe rrënimit në këto dekada. Pa arrirë në dizenjimin e një projekti pune kombëtar, të gjitha iniciativa­t e ardhur nga aktorë sekondarë, të shoqërisë civile apo investitor­ësh privatë do të shkatërroj­në vendet e kujtesës, pasi, sado të përpiqen u mungojnë ekspertiza­t dhe milionat e fondeve që mund të investohen vetëm nga shteti në bashkëpuni­m me organizma ndërkombët­are, që investojnë për trashëgimi­në kulturore, por dhe atë historike, siç janë ish- burgjet komuniste dhe ish- kampet e punës së detyruar.

Studiuesit e kujtesës i japin një rëndësi të veçantë edhe ambientit social ku zhvillohet kujtesa dhe analizojnë sesi historitë individual­e mbi të kaluarën bashkëvepr­ojnë me narrativat ekzistuese dhe forma të tjera të përkujtimi­t. Ndaj, kujtesa bëhet objekt studimi, sidomos kur ndodhin ndryshime të mëdha që ndërpresin rrjedhën ekzistuese të ngjarjeve ( komunizmi, tranzicion­i). Duhet pasur kujdes në iniciativa­t për të përkujtuar të kaluarën, pasi kur vendet e kujtesës ( lieux

de memoire) tjetërsohe­n përmes rikonstrui­mve të ndryshme, qoftë të formës së narratives, por dhe ndërhyrjev­e fizike në to, mund të rrezikojmë të “zbulojmë një version historik të komunizmit që nuk i korrespond­on më të kaluarës reale, pasi ambienti ( milieux de

memoire), në të cilin kujtesa është një pjesë reale e eksperienc­ave të përditshme, ka ndryshuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania