Panorama (Albania)

Shkatërroh­et grupi i Met Kananit, trafik heroine në katër shtete

Zbardhet struktura, Met Kanani ndihmohej nga 4 financues, 8 ndërmjetës dhe pesë transportu­es, mes tyre edhe skafistë

- ERALD DELIU

Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda si edhe organet e tjera ligjzbatue­se të vendeve partnerë, ka mundur të shkatërroj­ë përfundimi­sht grupin e strukturua­r kriminal të baronit shqiptar të drogës, Met Kanani.

Ky i fundit është në masën arrest me burg në Turqi, ndërsa ditën e djeshme është njoftuar edhe arrestimi i 13 anëtarëve të tjerë të grupit në vendin tonë. Operacioni i koduar “Precizioni” u shtri në disa qarqe të vendit si: Elbasan, Tiranë, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. Në total, mësohet se ka 38 të arrestuar të grupit kriminal të Met Kananit që nga viti 2017, kur nisën edhe hetimet e para. Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ka ekzekutuar 13 arreste këto dy ditët e fundit në të gjithë vendit dhe ka shpallur në kërkim një shtetas, me inicialet S. R. Aktualisht, Met Kanani, 56 vjeç, gjendet në burg në Turqi, së bashku me Redjan Dervishin, 26 vjeç, Ruvin Spahiun, 46 vjeç dhe Besmir Llupin, 32 vjeç. Në Maqedoni është arrestuar Mentor Muçka, 47 vjeç, banues në Pogradec. Ndërsa Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit: Alfred Shabani, 44 vjeç, banues në Gjirokastë­r, Armando Gjini, 47 vjeç, banues në Rrëshen, Iliro Haruni, 43 vjeç, banues në Fier, Orges Islami, 40 vjeç banues në Gjirokastë­r, Arvanit Ulndreaj, 26 vjeç, Kladiu Ulndreaj, 25 vjeç, Gojart Jahelezei, 33 vjeç, Klinsi Aliaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, Florand Xhabej, 43 vjeç, banues në Korçë, Lavdim Çuku, 44 vjeç, banues në Përrenjas, Nexhat Mlloja, 53 vjeç, banues në Shkodër, Andra Balla, 57 vjeç, banues në Librazhd dhe Bilbil Heqimi, 58 vjeç, banues në Fier. Sipas Policisë së Shtetit, këta persona vepronin si grup i strukturua­r kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtari­në kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BEsë, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE- së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE- së.

OPERACIONE­T Për këtë grup ka pasur edhe operacione të mëparshme nga Policia në vendin tonë, por edhe nga Policitë në vende si Italia, Greqia, Maqedonia dhe Turqia. Konkretish­t, në Greqi, në zonën e Atikës, më 4 prill 2017 janë arrestuar shtetasit shqiptarë: Ermal Berxhi, 32 vjeç; Astrit Gërbi, 56 vjeç; Daniel Luka, 31 vjeç dhe Lul- jeta Berxhi, 51 vjeçe. Këtyre shtetasve u janë sekuestrua­r: 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 27.8 gram lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 5,845 euro. Po kështu, më datën 21 korrik 2017, janë sekuestrua­r në Fier 79 kg lëndë narkotike kanabis dhe janë arrestuar 5 shtetas. Më 18 dhjetor 2017, në Vlorë është arrestuar shtetasi Renato Agalliu, që u kap me 77 kg kanabis. Më datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit me autoritete policore greke u bë sekuestrim­i i sasisë prej 1,6 tonë kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 sh- tetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë. Më datën 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit

Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciato­r dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plas- tike e bardhë me fishekë. Më datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, në makinën e tij në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua 85 kg lëndë narko- tike e llojit kanabis sativa. Më datën 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacio­nit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë kanabis sativa. Nga autoritete­t policore turke, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal, shtetasi Met Kanani. Gjithashtu, operacione ka pasur edhe në Itali, ku grupit i janë sekuestrua­r 2.1 tonë kanabis sativa. Policia e Shtetit, në një konferencë për mediat ditën e djeshme, konfirmoi se personat e arrestuar do t’i nënshtrohe­n edhe një hetimi të detajuar pasuror.

 ??  ?? Struktura e grupit kriminal të Met Kananit, publikuar nga Policia
Struktura e grupit kriminal të Met Kananit, publikuar nga Policia
 ??  ?? Shtrirja e grupit të drogës në pesë vende
Shtrirja e grupit të drogës në pesë vende
 ??  ?? Met Kanani, gjatë arrestimit në Turqi
Met Kanani, gjatë arrestimit në Turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania