Panorama (Albania)

Bushpepa shkëlqen në Eurovision, çmimi i parë i shkon Izraelit

Shqipëria në vend të 11- të; përfaqësue­si i Italisë, këngëtari Ermal Meta arriti vendin e pestë pas votave të publikut

- Eleni Foureira

Këtë vit, ashtu siç u parashikua, fitorja e Festivalit Europian të këngës shkoi në Izrael.

Sipas asaj që tha vetë këngëtarja Netta me këngën ' Toy', kjo ishte fitorja më e bukur që meritonte Izraeli në 70- vjetorin e Pavarësisë. Vendin e dytë e zuri këngëtarja nga Fieri që përfaqëson­te Qipron, Eleni Foureira, ndërsa vendi i tretë shkoi për Austrinë, vend ky i përmbysur nga votat e publikut. Gjermania zuri vendin e katërt, ndërsa këngëtari tjetër nga Shqipëria që përfaqëson­te Italinë, Ermal Meta, arriti vendin e pestë, gjithashtu prej votave të publikut. Votat e shteteve e renditën Shqipërinë në vendin e shtatë, rezultat ky që u përmbys nga votat e publikut, duke e kaluar atë në vend të 11- të.

Si rrallëherë, tre shqiptarë janë ngjitur mbrëmjen e djeshme të performojn­ë në finalen e madhe të "Eurovizion"- it, edhe pse secili prej tyre përfaqësoi shtete të ndryshme. Mesa duket, ky fakt nuk i ka ndarë shqiptarët dhe aq më pak nuk i ka ndaluar të bëjnë tifo për të tre këngëtarët njësoj e të ndihen krenarë për performanc­at dinjitoze, mirëpo, në fund, njëri duhet të jetë fituesi.... dhe

Eugent Bushpepa këndoi "Mall" dhe ishte i 12- i në radhë, ndërkohë që Eleni Foureira performoi e 25- ta dhe i fundit në radhë, për të mbyllur edhe festivalin, ishte Ermal Meta, i cili bashkë me Fab- rizio Moron këndoi i 26- i, duke mbyllur edhe garën e finales së madhe. Ermal Meta, i cili doli fitues në Festivalin e famshëm të Sanremos në Itali, erdhi me një duet me këngëtarin e njohur italian me këngën "Non mi avete fatto niente" ( Nuk më keni bërë asgjë), që në fillimet e saj shkaktoi mjaft polemika në Itali. Sikurse thonë edhe në një intervistë, kënga e tyre trajton një tematikë mjaft të rëndësishm­e e aktuale, siç është frika ndaj rrezikut terrorist. "Mesazhi ynë në Eurosong është i fuqishëm" shprehen artistët.

Eleni Foureira, vajza me origjinë nga Fieri, ka një karrierë për t'u lakmuar, në Greqi dhe në Eurovizion u prezantua me këngën "Fuego" të kompozuar nga Alex Papaconsta­ntinou.

Ndërsa Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Mall". Në performanc­ën e tij, ai u shoqërua nga instrument­istët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga " Mall" u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfina­les së Eurovizion.

Në përfundim të performanc­ës së tij në natën që e nxori finalist, Bushpepa është pyetur nga gazetarët për disa detaje më shumë rreth këngës "Mall". "Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ua dedikoj të gjithë shqiptarëv­e sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu", pati thënë këngëtari.

Disa orë përpara finales së madhe, mediat e huaja nxorën rezultatet paraprake të sondazheve. Një ditë më parë, ekspertët britanikë publikuan koeficient­et e këngëve dhe fituese dilte Eleni Foureira e Qipros.

Elenin e nxjerrin fituese edhe kompanitë e basteve, të cilat i kanë vendosur koeficient­in më të ulët, që do të thotë më shumë shanse për të fituar. E dyta në listë renditej Netta Barzilai e Izraelit me këngën ritmike "Toy Boy", e cila ishte favorite për të fituar.

 ??  ??
 ??  ?? Eugent Bushpepa
Eugent Bushpepa
 ??  ?? Ermal Meta dhe Fabrizio Moron
Ermal Meta dhe Fabrizio Moron
 ??  ?? Fituesja e Festivalit, Netta
Fituesja e Festivalit, Netta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania