Panorama (Albania)

Regon Basha: Vazhdon loja Rama- Tahiri, mashtrimi i radhës

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi lojë të Ramës masën e arrestit shtëpiak për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se vendimi i sotëm ( djeshëm) ishte i paralajmër­uar nga Partia Demokratik­e. “Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrollua­r që paralajmër­uam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama- Tahiri”, shkruan Basha në “Facebook”. Bazuar në informacio­ne që vijnë nga vendet partnere, Tahiri ka qenë pjesë aktive e aktiviteti­t kriminal. “Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmo­jnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatë­s kriminale të Habilajve për trafikun e drogës”, shkruan Basha. Kreu i Partisë Demokratik­e akuzoi dhe Prokuroren e Përgjithsh­me për lëvizjet e fundit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rëndë, kur u largua nga drejtimi i saj prokurori që po heton ish- ministrin e Brendshëm. “Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i radhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëv­e dhe partnerëve ndërkombët­arë. Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në Prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri”, shkruan Basha. Sipas kreut demokrat, është Kryeminist­ri Rama ai që është mbrojtës i ish- ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale. “Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një”, shkruan kryetari i Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania