Panorama (Albania)

Prapaskena­t, Gjykata vendos “arrest shtëpie” për ish- ministrin Tahiri

Kërkesa pas ardhjes së dy letërporos­ive nga Greqia e Italia. Vendimi i gjyqtares, pas 8 orësh shqyrtim te Krimet e Rënda

- ERALD DELIU

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish- ministrin Tahiri, i cili është në hetim për “Korrupsion pasiv” dhe “Trafikim narkotikës­h, në bashkëpuni­m në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal”.

Vendimi i gjyqtares Liljana Baku është dhënë pas rreth 8 orësh shqyrtim të dosjes “Tahiri”. Burimet brenda Krimeve të Rënda thonë për “Panoramën” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për ish- mimistrin, që la së fundmi edhe mandatin e deputetit. Të njëjtat burime thonë se kërkesa është dorëzuar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte, ndërsa shqyrtimi i saj është bërë të shtunën nga gjyqtarja Liljana Baku. Me ndryshimet e Kodit Penal, kërkesa të tilla shqyrtohen jashtë seancave gjyqësore. Në këtë mënyrë, gjyqtarja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për Saimir Tahirin. “Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, rruga ‘ Kodra e Diellit’, pallati Nr. 3.”, shkruan një njoftim për mediat, i shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Por çfarë ndodhi ditën e djeshme te Krimet e Rënda? Rreth orës 09: 30, gjyqtarja Liljana Baku ka shkuar në godinën e Gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Më pas, në Gjykatë kanë shkuar edhe prokurorët e çështjes, Besim Hajarmataj, që ka udhëhequr hetimet për Tahirin, së bashku me Elisabeta Imerajn dhe Gentian Osmanin. Përveç tyre, në Gjykatë është vënë re edhe prania dy zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, Aida Hajnajaj që mban postin e zv/ drejtorit të Policisë dhe Eduard Merkaj. Vendimi është marrë rreth orës 19: 00 nga gjyqtarja Baku dhe më pas i është lajmëruar ish- ministrit Tahiri. Burime jozyrtare në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda thonë për “Panorama” se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish- ministrit Tahiri, për lidhjet e tij me Habilajt dhe ish- zyrtarët e Policisë së Vlorës, që janë në kërkim. Kështu, të njëjtat burime thonë se përcaktues­e në marrjen e masës së sigurimit kanë qenë dy letërporos­i të ardhura nga Greqia dhe Italia, por që nuk kanë mjaftuar për “Arrest me burg”. Letërporos­ia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ishministr­i Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09: 32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës. Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë- Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10: 51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13: 31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga QafëBota, i shoqëruar nga ish- shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Ha- bilajve dhe pretendont­e se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës. Gjithashtu, ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italia, për disa përgjime mes Habilajve. Lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, “Panorama” mëson se avokatët e Tahirit do ta apelojnë atë. Ata besojnë se Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër shtesë që rëndon pozitën e klientit të tyre. Por ky vendim vjen edhe pas marrjes në pyetje të biznesmeni­t Sota dhe shoferit dhe truprojës së Tahirit javën që po lëmë pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania