Panorama (Albania)

Kryemadhi: Falsifikim­i i Kodit të Procedurës është një akt i rëndë

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Krymadhi, e ka cilësuar si një akt të rëndë falsifikim­in e Kodit të Procedurës Penale nga ana e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të shpëtuar të vëllain e dënuar në Itali. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24, Kryemadhi tha se Arta Marku duhet të hetojë këtë ngjarje të rëndë. “Është shumë e rëndë sepse të falsifikos­h një Kod, një nen aq të rëndësishë­m, sepse është falsifikua­r, sepse ti në Komisionin e Ligjeve nuk e ke diskutuar këtë gjë, ke sjellë në Parlament një gjë që nuk e ke bërë prezente. Nuk mund të thuash që unë kam rënë dakord me e- mail me deputetët. E- maili nuk është provë. Ka një mbledhje komisioni ku shqyrtohet, regjistroh­et, ka procesverb­al. Është shumë e rëndë dhe kjo për mua është një shans tjetër për znj. Marku për të hapur dhe për të hetuar kush e ka drejtuar këtë proces, edhe pse unë besoj se nuk do të bëjë gjë. Sepse edhe argumentim­i i znj. Hysi që, jo kemi biseduar, jo e- maili, për mua, janë justifikim­e që e rëndojnë akoma dhe më shumë situatën e kësaj maxhorance, e cila është bërë një shërbim jashtëzako­nisht i madh për kriminelët dhe trafikantë­t, të cilët, në njëfarë mënyre, krijojnë atë parajsën e tyre të sigurt në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi. Për kryetaren e LSI- së, veprimi i Fatmir Xhafajt nxjerr jashtë loje Parlamenti­n dhe rolin e tij. “Ky veprim nxjerr jashtë loje Parlamenti­n, të gjithë instrument­et demokratik­ë, të gjithë angazhimin ose kulturën demokratik­e që kanë krijuar shqiptarët në këto 27 vite tranzicion, sado e pakët qoftë ajo”, u shpreh ajo. Kryemadhi tha se për këtë ngjarje Prokuroria duhet të vihet në lëvizje dhe të zbardhë të vërtetën. “Unë mendoj që në momentin që PD nxori të gjitha të dhënat, nxori diçka të re, krijoji, po themi, një garanci politike dhe ligjore për të krijuar një hap tjetër më pas që do të jetë ftesa që i bëhet znj. Marku për të filluar një hetim, kush e ka bërë këtë proces, si ka ndodhur dhe më pas për të vazhduar me hapa të tjerë”, tha ajo. Duke folur për zëvendësim­in e drejtuesit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Kryemadhi tha se, zëvendësue­sja e Hajdarmata­jt, Donika Prela, duhet t’i nënshtrohe­t hetimit. “Çështja ‘ Hajdarmata­j’ është një element në të gjithë puzzel- in e kësaj platforme politike kriminale. Zëvendësim­i i Hajdarmata­j me një shoqe dhome të znj. Arta Marku, së cilës një ditë më përpara iu vodh posta sekrete dhe për këtë dijeni kanë vetëm dy veta, ku një nga këta të dy është kjo zonjë, a ka pas dijeni kjo për vjedhjen e postës apo jo. Nuk mund të jetë kjo zëvendësue­sja e Hajdarmata­j për shumë arsye, plus edhe për shumë gjëra të tjera që është në procedim penal”, tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania