Panorama (Albania)

Prokuroria nis verifikime­t për vëllanë e Fatmir Xhafajt

Agron Xhafaj do t’i nënshtrohe­t ligjit antimafia për pasuritë

- ERALD DELIU

Prokuroria ka nisur verifikimi­n për çështjen e shtetasit Agron Xhafaj, i cili është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Burimet brenda Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, i thanë “Panoramës” ditën e djeshme se verifikime­t kanë nisur të kryhen, kryesisht, pas denoncimev­e të njëpasnjës­hme të Partisë Demokratik­e se vëllai i ministrit është dënuar në Itali për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal.

Këto verifikime do të bëhen edhe në kuadër të ligjit antimafia, çka do të thotë se janë kompetencë lëndore e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Në këtë mënyrë, pasuria e Agron Xhafës do të kalojë në sitën e organit të Akuzës, çka mund të prekë edhe vetë ministrin që është familjar i tij. Gjithashtu, po verifikohe­t nëse ka urdhërarre­st të mbërritur në Shqipëri apo kërkesë për ek- stradim, edhe pse këto janë mohuar nga ish- ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi. Ditët e fundit, Partia Demokratik­e ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Xhafaj për vëllanë e tij, duke e akuzuar atë se ka fshehur dënimin e tij me 7 vjet e dy muaj burgim në Itali. Madje, PD publikoi edhe dosjen dhe vendimin e Gjykatës italiane. Vetë ministri Xhafaj është distancuar në një dalje publike nga veprimet e vëllait të tij, e megjithatë ai tha se Agron Xhafaj u gjend në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar. Por le t’i rikthehemi dosjes së publikuar nga PD, e cila thotë se Gjykata e Kasacionit në Itali, me vendimin e datës 25 shtator 2012, ka rrëzuar ankimin e Agron Xhafajt, duke lënë në fuqi vendimin e 12 tetorit 2008, që e dënon atë me 7 vjet e dy muaj burgim. Bëhet fjalë, sipas PD, për një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Leçes dhe është vendim i formës së prerë. PD thotë se Agron Xhafaj është shpallur fajtor për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal, që kishte për synim trafikun ndërkombët­ar të drogës përmes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhafaj bënte pjesë në një prej grupeve kriminale që shkëmbeu 50 kg heroinë me 300 kg kokainë me një grup tjetër. Gjithashtu, PD thotë se Xhafaj është akuzuar edhe për drejtimin e një rrjeti të shpërndarë­sve të heroinës, kanabisit dhe kokainës në Bolonja të Italisë. Gjithashtu, sipas PD- së, ka pasur edhe lidhje me trafikantë nga Shqipëria. Dosja, sipas PDsë, posedon edhe përgjime telefonike që kanë implikuar vëllanë e ministrit Xhafaj. Çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt ka ndezur edhe replika mes Kryeminist­rit Rama dhe ambasadori­t Lu. Ky i fundit deklaroi se çështja po ndiqej me përparësi nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Pas këtyre deklaratav­e, Prokuroria e Përgjithsh­me urdhëroi verifikim për rastin. PD kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj, ndërsa ky i fundit mbrohet se ka qenë një prej personave që ka punuar më shumë për Reformën në Drejtësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania