Panorama (Albania)

Akuzat e PD, Visha: Histori si e Don Kishotit, Xhafaj s’ka konflikt interesi

-

Avokati Ardian Visha ka dalë dje në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me akuzat e ngritura nga opozita se falsifikoi Kodin e Procedurës Penale për të shpëtuar vëllain. I ftuar në “Neës 24” Ardian Visha tha se Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë konflikt interesi lidhur me këtë çështje. Ai theksoi se askush nuk duhet të penalizohe­t për çështje që lidhen me familjarët e tyre, kur personi në fjalë është korrekt me detyrën publike të tij. Mes të tjerash, Visha tha se kjo histori me akuza ndaj Xhafajt iu duk si ajo e Don Kishotit. “Politika te ne shfaqet shpeshherë si kalorësi kundër krimit. Për mua, ishte si historia e Don Kishotit. Për mua, s’ka asnjë shkelje. Ai ligj është miratuar në kohën kur Xhafaj nuk ishte ministër. S’më takon mua si mbrojtës ta them. S’jam partizan që të merremi me motrat dhe vëllezërit, për faktin se i bëri e njëjta mitër. Nëse subjekti ka dhënë prova në shërbim të publikut, duhet të trajtohen të tillë”, tha Visha. Avokati dhe eksperti i reformës zgjedhore ka komentuar dhe shkarkimin e Besim Hajdarmata­jt në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ai tha se në Prokurori po promovo- hen individë që kanë pak merita në sistem. “Unë jam përgjithës­isht i ndjeshëm për institucio­nin e Prokuroris­ë, sepse në ato 10 vite që kam punuar, jam përpjekur të lë gjurmë. Më dhemb kur shoh promovime të njerëzve me pak merita në këtë sistem dhe anasjellta­s. Çdo lëvizje duhet parë në lupën e korrektesë­s. Nuk kam realizuar një peshim të plotë të kësaj lëvizjeje të fundit. Nëse është qëllimi që thotë Prokuroria e Përgjithsh­me, duhet të presim e të shohim. Sa i për- ket anës formale, kam vërejtje”, ka thënë ai. Adrian Visha tha gjatë intervistë­s se ka qenë epror i Besim Hajdarmata­jt dhe e ka promovuar atë gjatë karrierës. “Kam pasur njohje personale. Tropoja ka qenë një nga rrethet që kemi qenë për kontrolle. Kam qenë promotiv, nxitës për karrierën e tij sa kohë kam qenë epror i tij. Kam vërejtje, por më shumë se i them në përballjet personale nuk mendoj se do kishin vlerë për publikun”, u shpreh Visha.

 ??  ?? Ardian Visha
Ardian Visha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania