Panorama (Albania)

NGJELA: PRESIDENTI KLINTON E FALI VËLLAIN ME DEKRET

-

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka dalë në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, teksa ka thënë se ky i fundit s’ka konflikt interesi për çështjen e të vëllait. Madje, Ngjela ka shkuar më tej teksa ka marrë si shembull rastin e Presidenti­t Bill Klinton, që, sipas tij, ka pasur vëllain të dënuar me burgim për trafik droge dhe e ka falur atë me dekret. “Më kanë kërkuar shembull ndërkombët­ar për çështjen Xhafaj... Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit. Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma? Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende? Dhe jo vetëm kaq... Por Klintoni e fali vëllanë me dekret... Ja, ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit. Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne... kurrë mos prisni nga morali amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste”, ka thënë dje avokat Ngjela. Në një postim tjetër, Ngjela kritikon dhe Kryeminist­rin Rama, të cilit i kërkon të japë dorëheqjen për komentet që bëri për amerikanët. “Pas skandalit që Kryeminist­ri Rama krijoi duke provokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çështjen e ministrit Xhafaj, ky Kryeminist­ër duhet të japë dorëheqjen. Shqiptarët nuk mund të pranojnë Kryeminist­ër një enverist antiamerik­an si Edi Rama. Nuk është i rastit qëndrimi i Kryeminist­rit shqiptar që flet sikur Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti amerikan të jenë pjesë e konfliktev­e të korrupsion­it qeveritar shqiptar”, shkruan Ngjela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania