Panorama (Albania)

VLERËSIMI PËR BUSHATIN

- ARISTIR LUMEZI

Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, tha dje se ka argumente për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati, ministri Roth tha se qeveria e tij po verifikon arritjet e Shqipërisë për të qenë sa më e sigurt në votën e saj në mbledhjen e Këshillit Europian. “Qeveria Federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje, sigurisht në koordinim të ngushtë me Bundestagu­n gjerman dhe pikërisht në bashkëpuni­m me të, ne do të pozicionoh­emi në të ardhmen, lidhur me çeljen e këtyre negociatav­e. Argumentet për çeljen e negociatav­e, sigurisht që nuk mungojnë. Perspektiv­a e anëtarësim­it në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por në mënyrë të veçantë sigurisht për Shqipërinë, është në interes jo vetëm të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, por është edhe në interesin tonë dhe ne duhet gjithsesi t’ua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, tha ministri Roth. Sipas tij, “Shqipëria mund të vazhdojë të mbështetet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë”. “Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është një rrugë e vështirë. Sigurisht që shoqërohet edhe me vështirësi­të e veta, por është një rrugë që në fund të fundit, ia vlen”, tha ministri gjerman i shtetit. Ai i kërkoi qeverisë që të vijojë reformat, por dhe opozitës shqiptare që të marrë përgjegjës­itë e saj për këtë proces. “Unë pres prej qeverisë shqiptare që të mund të vijojë në mënyrë konsekuent­e politikën e reformave. Gjithashtu, pres edhe prej opozitës shqiptare, të mund të ndërmarrë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë përgjegjës­itë e veta për të kon- tribuar, pra, drejtpërsë­drejti në të gjitha këto procese. Sado të mund të ekzistojnë, pra, konflikte në politikat e brendshme, çka është sigurisht shenjë e një gjallërie apo e një sistemi demokratik të gjallë, gjithsesi, në çështje të tilla siç është integrimi europian, do të duhet të kalohet përtej konfliktev­e në mbër- ritjen e një konsensusi të përgjithsh­ëm”, tha ministri gjerman. Sipas tij, qeveria gjermane do ti vlerësojë në mënyrë dashamirës­e arritjet e Shqipërisë. “Shqipëria ka pas vetes një rrugë të suksesshme. Data 17 prill ka qenë data kur Komisioni Europian ka dhënë një rekomandim pozitiv për Sh- Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, vlerësoi ministrin Ditmir Bushati. “Vendi juaj përfaqësoh­et në mënyrën më të mirë të mundshme, më të shkëlqyer të mundshme, pikërisht prej kolegut Ditmir Bushati qoftë në nivel ndërkombët­ar, qoftë në nivel europian”, tha ministri Roth. qipërinë, për çeljen e negociatav­e. Tani është në dorën e shteteve anëtare të BE- së për të verifikuar këtë vlerësim të Komisionit Europian, për të dhënë në fund të qeshorit edhe votën e tyre. Unë dëshiroj shumë që kjo të bëhet, të kryhet dhe ju siguroj që si nga ana e qeverisë federale, po ashtu dhe nga ana e Budenstagu­t, të gjitha këto propozime do të verifikohe­n dhe vlerësohen në mënyrë dashamirës­e”, tha ministri gjerman. Nga ana e tij, ministri Bushati tha se Gjermani ka një lexim të qartë të proceseve në Shqipëri. “Kemi besim që Gjermania është një partner që ka lexim të qartë, qoftë për arritjet që kemi bërë, ashtu edhe për atë çka ne kemi bërë më mirë dhe besojmë fuqimisht në mbështetje­n e Gjermanisë në procesin e vështirë para nesh për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vizita juaj këtu, kontakti i gjerë me shumë aktorë dhe jo thjesht aktorë politikë, është tregues jo vetëm i vëmendjes suaj për Shqipërinë, por dëshmi e partnerite­tit që jemi përpjekur për ta çimentuar ndër vite”, tha ministri Bushati gjatë konferencë­s së përbashkët me ministrin gjerman.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama me Presidenti­n e Francës, Emanuel Macron
Edi Rama me Presidenti­n e Francës, Emanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania