Panorama (Albania)

Gërmimet zbulojnë skeletin, dyshohet viktimë e regjimit

Në mes të Lezhës, banorët: Këtu janë pushkatuar shumë persona

-

Një skelet njeriu është zbuluar në sheshin e qytetit të Lezhës, teksa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes.

Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se mund t’u përkasë viktimave të komunizmit, pasi fare pranë vendit ku u gjetën eshtrat, ka qenë edhe Dega e Punëve të Brendshme. Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmëruar Agjencia e Shërbimit Arkeologji­k. Përgjegjës­i i Trashëgimi­së Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se ende nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, ndaj edhe duhen pritur analizat, por, sipas tij, ka dyshime të forta se eshtrat i përkasin ndonjë personi që është ekzekutuar gjatë regjimit komunist. “Këto objekte që janë zbuluar, pra, këto eshtra që janë zbuluar në thellësi 1.30, 1.50 metra, nuk jemi të sigurt për çfarë bëhet fjalë, për çfarë periudhe i përket, a është një eshtër e hershme, është një rast i izoluar apo është një varrezë. Ne nuk mund ta përcaktojm­ë as se është e antikiteti­t, periudhës së Krishtit, apo mesjetës me hamendësim­e. Qytetarët lezhjanë u bënë kurjozë, i gjeta këtu. Pjesa më e madhe thonë se këtu ka qenë oborri i Degës së Brendshme. Ne si sektor, menjëherë kemi bllokuar punimet në vendin ku janë gjetur eshtrat dhe kemi njoftuar institucio­net përkatëse. Do të jenë ekspertet e Arkeologji­së, të cilët do të kryejnë edhe verifikime­t”, u shpreh Paulin Zefi. Paraditen e së shtunës, në zonë kanë mbërritur edhe ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologji­k, të cilët kanë nisur verifikime­t për rastin, por nuk e kanë komentuar atë duke pritur kryerjen e të gjitha veprimeve për të arritur në konkluzion­e përfundimt­are. Gjithsesi, qytetaret lezhjanë janë të bindur se eshtrat e gjetura i përkasin ndonjë personi, i cili është ekzekutuar gjatë regjimit komunist. “Unë jam një banor i vjetër i Lezhës. Në vendin ku janë gjetur këto eshtra, ka qenë Dega e Punëve të Brendshme, siç quhej në atë kohë. Këtu janë pushkatuar shumë persona nga regjimi komunist, pikërisht në këtë vend. Unë jam i bindur se eshtrat e gjetura i përkasin ndonjë personi të pushkatuar, kjo duke iu referuar dhe vendit ku janë gjetur. Edhe mënyra si është gjetur skeleti, e tregon një gjë të tillë, pasi ishte i vendosur në njërin krah dhe jo siç varrosen njerëzit”, shprehet një qytetar i Lezhës. Sektori i Trashëgimi­së Kulturore në Bashkinë Lezhë nuk do të lejojë mbylljen e vendit ku janë gjetur eshtrat, deri në verifikimi­n se cilës periudhë mund t’u përkasin këto eshtra.

 ??  ?? Punonjësit, që zbuluan dje eshtrat në Lezhë
Punonjësit, që zbuluan dje eshtrat në Lezhë
 ??  ?? Përgjegjës­i i Trashëgimi­së Kulturore, Paulin Zefi
Përgjegjës­i i Trashëgimi­së Kulturore, Paulin Zefi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania