Panorama (Albania)

Paketa “1 miliard euro”, Gjiknuri: Edhe Orikum- Vlorë

“Projekti për aeroportin do rrisë punësimin e investimet”

-

Pas rrugës së Arbrit, aksi Orikum- Himarë është projekti i radhës që do të ndërtohet nga paketa e qeverisë “1 miliard euro” investime. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, prezantoi dje në Vlorë në takimin me banorët për turin “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhë­nia publike e qeverisë”, projektin për ndërtimin e rrugës së re, që do të përfshihet në paketën “1 miliard euro”. “Vlora ka perspektiv­ë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri, që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimt­are edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan- Tepelenë, por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri. Ndërsa në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për Aeroportin e Vlorës, si një vepër, e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë. “Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës, që, siç ju e dini, do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojm­ë edhe kontratën dhe pastaj të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu, pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re, që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradë­n”, u shpreh Gjiknuri. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë. “Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve, është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe po të krahasohet me numrin e turistëve, gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxh­uar”, nënvizoi Klosi.

 ??  ?? Ministrat, Gjiknuri e Klosi, dje në Vlorë
Ministrat, Gjiknuri e Klosi, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania