Panorama (Albania)

Gjërat që mund të bëni kur jeni të mërzitura

-

Mërzitja mund të eliminohet duke bërë diçka tjetër, duke bërë atë që zgjedh në moment, ose duke përdorur mendjen në mënyrë kreative. Zgjedhja, si përherë, është juaja. Duke e mbajtur veten gjithmonë të zënë, do të shihni që kurrë nuk do të ndiheni të mërzitura. Më konkretish­t shikoni këtë listë: - Dilni për një ecje. - Sistemoni diçka. - Merruni me stërvitje. - Lyeni thonjtë. - Eksperimen­toni me flokët. - Forconi trurin. ( me anë të lojërave mendore). - Ndryshoni skemën e dekorit tuaj. P. sh. Stiloni tavolinën e mesit. Ndërroni jastëkët dekorativë. Çojeni abazhurin në një kënd apo ambient tjetër, etj. - Telefononi një mik të vjetër. - Rishihni dhe rinovoni rezymenë tuaj. - Provoni të pikturoni. - Bëni një banjë shplodhëse e relaksuese. - Krijoni një poezi. - Lani dritaret. - Dëgjoni muzikë. - Hapni një blog. - Mbillni lule. - Shkruani në ditar. - Piqni ëmbëlsirë. - Filloni të mësoni një gjuhë të huaj. - Kërceni ose këndoni nëse e keni më për mbarë. - Inventariz­oni. Është një mënyrë e mirë për të gjetur sendet më me lehtësi. - Shkoni në bibliotekë. Libra gatimi, dekorimi, historie, romane - gjeni sektorin tuaj të preferuar. - Lexoni një libër. - Planifikon­i udhëtimin e radhës. - Arranxhoni lulet. - Ofroni ndihmën tuaj një miku që është në nevojë. - Bëni një koktej. - Pastroni furçat e makiazhit. - Mësoni si të bëni masazh këmbëve. - Mësoni rreth verës që pëlqeni të pini. - Praktikoni jogën. - Luaj një lojë. Nuk janë vetëm për fëmijët. - Printoni këtë listë. Merrni një palë gërshërë dhe pritini të gjitha. Më pas vendosini në një kavanoz ose në një kuti. Herën tjetër që jeni të mërzitur, merrni një nga këto letra të prera dhe realizojen­i atë që është shkruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania