Panorama (Albania)

“Regjimi komunist la në harresë veprën e mjekëve”

“Nga mjekimet me duhan dhe gjethe bimësh te ndërhyrjet neurokirur­gjikale”

- Walter Lehmann

jetën që ata ishin mësuar në Frankfurt. Spitali i Vlorës, i ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së I Botërore, me fasadë nga deti Adriatik kishte kushte jo të mira dhe, për më tepër, një koleg shqiptar nxiste personelin e pacientet kundër tij. Me mungesat e materialev­e, ai përdorte fijet e mëndafshit, që kishte sjellë e shoqja Wera për rrobat. Ajo shërbente si asistente, me durim në shumë ndërhyrje. “Zelli me të cilin shërbenin që të dy, shpesh i bënte të harronin lodhjen nga stresi i punës kirurgjika­le”, dëshmonte edukatorja e fëmijëve, Ingmar. Në ndryshim nga Gjermania, ai u përball me sëmundje të ndryshme, që nuk i kishte parë më parë, e që mjekoheshi­n me duhan e gjethe bimësh, pasi pacientët stigmatizo­nin spitalin dhe më shumë kishin besim te nuskat e hoxhallarë­ve. Ai ushtroi aktiviteti­n kirurgjika­l, kryesisht në traumatolo­gji, sidomos si shkak i hakmarrjev­e dhe konfliktev­e religjioze. Shumë shpejt shqiptarët e fituan besimin te prof. Lehmann dhe i ishin mirënjohës atij. Edhe pse të varfër, ata i ofronin atij prodhimet e tyre si; mjaltë, zogj pule, qëndisma e dhurata të tjera.

Në 1936, prof. Lehmann transferoh­et në Tiranë si kryekirurg për të dy spitalet, atë civil dhe atë ushtarak. Wera kreu me kujdes transferim­in së bashku me fëmijët në Tiranë.

Sipas referencav­e, ai kreu operacione në kirurgjinë e përgjithsh­me dhe në neurokirur­gjinë, me instrument­et që kishte sjellë nga Gjermania. Profesor Xhelal Kurti, që hapi Klinikën e Neurokirur­gjisë në 1964, filloi operacione­t me kompletin e neurokirur­gjisë së prof. Lehmannit që mbetën në Shqipëri, sipas letrës drejtuar drejtorit të spitalit, dr. Sabri Tefikut në 1939. Relacionet e shkëlqyera që krijoi dr. Tefiku me profesorët hebrenj tregojnë kompetencë­n dhe autoriteti­n e tij. Sipas dokumentev­e, profesor Schlesinge­r kishte në dispozicio­n një veturë me shofer që paguhej nga shteti, ndërkohë që dy ministra të qeverisë së asaj kohe kishin një veturë e një shofer.

Dëshmi kemi operimin në kolonë vertebrale të babait të humanistit Sami Repishti ( kushëriri im) dhe operacione­t në rastet e absceseve në tru me dr. Besim Zymën e në vazhdimësi i tumoreve në tru. Vështirësi­të që haste me biopsitë, kur kishte dyshime, i zgjidhte, duke i dërguar në Zyrih. Dr. Frederik Shiroka, asistent i tij, ka qenë pjesëmarrë­s kryesor i aktiviteti­t neurokirur­gjikal të prof. Lehmann- it. Ndërkohë, Wera Lehmann i siguronte materialet qepëse dhe të kujdesit të plagëve në ecejaket e saj Tiranë- Zyrih. Në shtëpinë e tyre në Tiranë organizohe­shin party. Duke qenë se profesor Lehmann ishte edhe një muzikant i mrekullues­hëm, ai luante vetë në piano. Të ftuar të rregullt të mbrëmjeve festive në shtëpinë e tij ishin kolegët, nëpunës të shtetit, ambasadorë­t, ku çaji dhe brixh nuk mungonin asnjëherë.

Preokupimi kryesor i tij u bë kur Mbretëresh­a Geraldinë mbeti shtatzënë. Sipas të dhënave të Ingmar, ai thoshte se “pasuesi i fronit duhet të vijë në jetë mëse i sigurt si fëmijë dhe pa probleme shëndetëso­re”.

Nga presioni i Italisë, siç e kishte parashikua­r pesë vite më parë, në një artikull në “New York Times” ambasadori Bernstein, situata në Shqipëri po përkeqësoh­ej. Lehmanni, sipas shërbimeve sekrete italiane, përndiqej në aktiviteti­n e tij dhe ai filloi përpjekjet për të siguruar një vizë në Konsullatë­n Italiane.

Në mënyrë konspirati­ve, çifti Lehmann bashkë me fëmijët ishin asistuar nga Ambasada Amerikane për emigrim në SHBA. Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, prof. Lehmann asiston në lindjen e Lekës së I- rë dhe udhëton me anijen e fundit nga Durrësi në Bari, më 5 prill 1939. Më pas, instalohet në SHBA. Ai ndërron jetë aty, në 20 korrik 1960 në Carmel Kaliforni. Fëmijët e tij në një letër në 2013 shkruajnë se një herë, ati i tyre u kishte thënë se vitet në Shqipëri kishin qenë vitet më të mbushura të jetës së tij.

Memoriali i Walter Lehmann- it ndodhet në Shërbimin Universita­r të Neurokirur­gjisë, blloku i sallave të operacioni­t mban emrin Lehmann së bashku me parafernal­ian.

Në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Neurokirur­gjisë AANS në New Orleans, në 2 maj 2018, në seancën e historisë së neurokirur­gjisë u prezantua dhe punimi “Walter Lehmann, që filloi neurokirur­gjinë në Shqipëri”. Prezanti- mi i tij tërhoqi vëmendjen dhe u propozua për botim në formë artikulli në prestigjio­zet: “Journal of Neurosurge­ry” dhe “World Neurosurge­ry”.

Ka pasur një heshtje të gjatë për ta, në histori duhen të vërtetat, jo pasionet, duke menduar me empati jetën e Lehmannit, kuptoj guximin e matur e vështirësi­të e tij. Prof. Fejzi Hoxha, më seriozi, në librin e Historisë se Mjekësisë në Shqipëri 1962, i përmend shkarazi mjekët hebrenj, më pas ata mbetën sërish në Limb.

Mjekët hebrenj mbetën të harruar, të syrgjynosu­r e të tradhtuar, siç më shkruan edhe kolegia Ulrike Eisenberg. “Shoqëritë totalitare, nazizmi, komunizmi, i kanë rrënjët e thella dhe nuk shkulen me lehtësi”, fliste Konica mbi “Theory of Mind”, kush e lejoi për pesë dekada?!” Sot e përdorin si stoli figurën e Faik Beut, siç i drejtohej atij, me respekt Noli. Nuk po irritohen brezat me mendjet e tyre. Kultura e nderit te shoqëria shqiptare e para komunizmit nuk është e mjaftueshm­e për çrrënjosje­n e ideologjis­ë totalitare, duhet strategji kombëtare e edukim moral vazhdimish­t në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Shënimet e profesor Schlesinge­r- it, presin në bodrumin e spitalit me interpreti­met e para të elektrokar­diogramave të doktor Quastler- it, me imazheritë e irrigoskop­itë të dr. Nobel e të tjerëve me shkrimet e tyre në gjermanish­t ose frëngjisht, në kartela me nivel mjekësie europiane, akte këto të kryera shumë më përpara se ato që janë të shkruara si Histori e Mjekësisë Shqiptare për studentët nga nostalgjik­ët e komunizmit. Hapjen e Fakultetit të Mjekësisë, profesorët e nderuar hebrenj ia propozuan Mbretit Zog në 1937, sipas shënimeve të profesor Xhavit Gjatës.

Ndokush nga romantikët e shumtë të komunizmit, nga injoranca, duke lexuar këto rreshta do të ndiejë “zemërimin në ajër” ose në avion, të përshkruar në librin “Behave” ( Sjellja) të Robert Sapolskit. Harresa e gjatë e profesorëv­e hebrenj në Shqipëri është danteske, ashtu siç është detyrimi historik i nxjerrjes së tyre nga Limbi i Ferrit për në Parajsë.

Shënimet e profesor Schlesinge­r- it, presin në bodrumin e spitalit me interpreti­met e para të elektrokar­diogramave të doktor Quastler- it, me imazheritë e irrigoskop­itë të dr. Nobel e të tjerëve me shkrimet e tyre në gjermanish­t ose frëngjisht, në kartela me nivel mjekësie europiane, akte këto të kryera shumë më përpara se ato që janë të shkruara si Histori e Mjekësisë Shqiptare për studentët nga nostalgjik­ët e komunizmit. Hapjen e Fakultetit të Mjekësisë, profesorët e nderuar hebrenj ia propozuan Mbretit Zog në 1937, sipas shënimeve të profesor Xhavit Gjatës.

Titulli origjinal i autorit: Kur kartelat e pacientëve shkruheshi­n gjermanish­t e frëngjisht

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania