Panorama (Albania)

SI NDRYSHON LIGJI

Siguracion­et, çmimet e reja për çdo kategori makinash Ligji i ri ndryshon formulën për çmimin e siguracion­eve të makinave. Tabela me llogaritje­t dhe shembujt sa bëhet pagesa e re vjetore sipas llojit të makinave

- DORINA AZO

Çmimi i siguracion­it të makinës tashmë do të përcaktohe­t nëpërmjet sjelljes së shoferëve, ose siç njihet ndryshe, nga sistemi Bonus- Malus.

Sistemi penalizon drejtuesit që kanë kryer aksidente, të cilët do të paguajnë çmime më të larta, kurse ata që nuk kanë kryer aksidente, do të fitojnë ulje çmimi. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare përfundoi projektlig­jin e ri “Për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t”, ku përfshihet edhe zbatimi i sistemit BonusMalus. Në draft parashikoh­et që për zbatimin e sistemit të vihet në dispozicio­n historiku i dëmeve të 5 viteve të fundit të drejtuesit të makinës. Aktualisht, çmimi i siguracion­it të makinës është fiks, ndryshon vetëm sipas cilindrati­t të mjetit. Pas miratimit të ligjit, tarifat e siguracion­eve do të llogariten në bazë të sistemit të ri, pra, e thënë e ndryshe, çmimi do të varet nga historiku i numrit të aksidentev­e.

SI DO TË LLOGARITEN TARIFAT

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare pritet të hartojë draft- rregullore­n për zbatimin e sistemit të ri të siguracion­eve, që do të jetë i detyrueshë­m për kompanitë. Për aplikimin në vendin tonë të këtij sistemi, më herët Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare huazoi modelin italian. AMF ka gati edhe infrastruk­turën teknologji­ke për zbatimin e këtij sistemi, i cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidentev­e të çdo shoferi, do të ndryshojë edhe çmimi i sigu- racionit. Gazeta boton tabelën e koeficient­eve sipas çdo klase. Referuar tabelës, për klasën e parë, koeficient­i është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2. Sipas këtij sistemi, parashikoh­ej që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit të regjistroh­en në klasën e 13- të, ose siç njihet ndryshe, klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1". Për klasat nga 1 në 12, koeficient­i do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në draft është parashikua­r edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë, në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti, do të rritet në dy klasë. Nëse shkak- ton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit, do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidentev­e do të thotë rritje të koeficient­eve për llogaritje­n e siguracion­it, çka sjell automatiki­sht që ata që kryejnë aksidente, do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania