Panorama (Albania)

Dy dosjet nga Greqia dhe Italia, prapaskena­t e vendimit për “arrest shtëpie” ndaj Tahirit

ÇFARE NDODHI GJATE 8 OREVE TE KRIMET E RENDA. REFUZIMI I KERKESES PER BURG DHE REAGIMI I LU: SHENJE POZITIVE

- ERALD DELIU

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë ndër ministrat më të sulmuar nga opozita për qeverinë “Rama I”. Mirëpo, gjithçka u kthye kundër tij më 17 tetor 2017, kur opozita publikoi të plotë dosjen e Prokuroris­ë së Katanias për grupin e Moisi Habilajt, të arrestuar për trafik ndërkombët­ar droge.

Në dosjen voluminoze, trafikantë­t ishin përgjuar, teksa përmendin Tahirin si person me imunitet dhe i afërt me ta. Kjo detyroi ish- ministrin Tahiri, në atë kohë deputet, të dilte në deklarata për mediat duke mbrojtur veten dhe duke insistuar që nuk kishte asnjë lidhje me Habilajt dhe mjetin “Audi” që ua kishte shitur atyre. Po atë ditë në mbrëmje, Policia në bashkëpuni­m me Krimet e Rënda zhvilluan një operacion madhor në Babicë të Vlorë ku arrestuan “financieri­n” e Habilajve, Nezar Seitin. Ky i fundit është parë si person mjaft i rëndësishë­m i dosjes Tahiri, por që kërkohej nga autoritete­t italiane. Më 19 tetor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për të marrë autorizim për arrestimin e Tahirit. Aty u bënë të ditura publikisht edhe veprat penale, për të cilat kishte filluar hetimi për ish- ministrin e Brendshëm. Pas kësaj, në Këshillin e Mandateve të Kuvendit u mbajtën disa seanca, ku të pranishëm ishin edhe prokurorët e çështjes “Tahiri”, Besim Hajdarmata­j, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani. Më 25 tetor 2017, Kuvendi vendosi që të rrëzojë Prokurorin­ë me 73 vota pro për arrestimin e Tahirit dhe lejoi vetëm kon- trollin e banesës së ish- ministrit. Më 27 tetor, Saimir Tahiri shkoi në Prokurori dhe dha sqarimet e tij për dosjen e Habilajve. Më 2 nëntor 2017, çështja “Tahiri” merr një rrjedhë tjetër. Në Elbasan arrestohet biznesmeni Orest Sota, i cili nuk i ndalon patrullës së Policisë. Në mjetin e tij gjenden 863 mijë euro të thata dhe dy pasaporta detare të ish- ministrit Tahiri. Dosja “Sota” kalon nga Elbasani te Krimet e Rënda dhe i bashkohet asaj të Tahirit. Biznesmeni pretendont­e se paratë ishin për të blerë një sasi hekuri te firma “Kurum” dhe se pasaportat detare të Tahirit i kishte lënë në automjet shoferi i Tahirit, me të cilin kishte shoqëri. Mirëpo, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se paratë lidhen me Tahirin dhe kjo pasi sipas sistemit TIMS, Tahiri ka lëvizur disa herë jashtë vendit me Sotën. Më 17 nëntor, Prokuroria zbulon se Tahiri kishte udhëtuar drejt Gjermanisë dhe iu drejtua Gjykatës me kërkesë për bllokimin e pasaportës së ishministr­it, që në atë kohë ishte deputet. Dy ditë më vonë, Gjykata vendos bllokim të pasaportës së Tahirit. Më 14 dhjetor, Saimir Tahiri shkon në Gjykatë të japë sqarime për lëvizjet jashtë vendit dhe kërkoi që t’i kthehet pasaporta mbrapsht, duke u mbrojtur se ndaj tij s’ka asnjë provë të re. Gjykata vendosi të mos ia kthejë pasaportën. 11 ditë më pas, Tahiri rimerr pasaportën me vendim të Apelit të Krimeve të Rënda dhe biznesmeni Sota lirohet nga qelia. Më 25 janar, Nezar Seiti, i konsiderua­r si person kyç në dosjen Tahiri, ekstradohe­t mes shumë polemikash, pa u marrë asnjëherë në pyetje në Shqipëri. Më pas, Prokuroria vijon marrjen në pyetje të shoferëve të Tahirit dhe truprojës së tij. Më 5 prill, ambasadori Lu thotë publikisht se shumë shpejt Tahiri do të procedohet penalisht nga Prokuroria. Më 3 Maj 2018, Saimir Tahiri njofton publikisht heqjen dorë nga mandati i deputetit, në një kohë që Shqipëria pret hapjen e negociatav­e me BE- në. Më 12 Maj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Tahirin dhe Gjykata vendos arrest shtëpie.

 ??  ?? ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, SAIMIR TAHIRI
ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, SAIMIR TAHIRI
 ??  ?? Tahiri me prokurorët, Hajdarmata­j, Imeraj dhe Osmani në Këshillin e Mandateve
Tahiri me prokurorët, Hajdarmata­j, Imeraj dhe Osmani në Këshillin e Mandateve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania