Panorama (Albania)

“Në emër të Atit ( e të birit)”, a mund t'i shpëtosh hijes së prindërve?!

-

KKur shohim veten në pasqyrë, në portretin tonë a shohim edhe prindërit tanë? A u ngjajmë, a dukemi si ata, a kemi të njëjtën ecje, a kemi të njëjtën sjellje, të njëjtën mënyrë të pari...? Cila është shenja që ata kanë lënë përjetësis­ht në personalit­etin tonë? A na kanë ndihmuar të rritemi, a na kanë zhdukur frikërat apo na i kanë shtuar ato... Apo vërtet u bëmë të fortë për të përballuar jetën, a i përcollëm lotët dhe shtrënguam grushtet kur na u hakërryen në fytyrë...? "Në emër të Atit ( e të Birit)" i shkrimtari­t e poetit maltez Immanuel Mifsud është një refleksion mbi raportin e etërve dhe bijve. Një libër i vogël, por që trajton thellë, një temë të vjetër sa vetë jeta. Shtëpia botuese "Fan Noli" sjell një tjetër vepër fituese të Çmimit Europian të Letërsisë. Nën përkthimin e Sadedin Limanit vjen një rrëfim personal i vetë autorit. Gjithçka nis atë ditë kur ai gjen një ditar të shkruar nga i ati gjatë kohës kur shërbente në ushtri, në vitin 1939. Asokohe ai ishte 19 vjeç dhe mbante shënim gjithçka ndodhte në ditët e tij prej ushtari. "Gjeta ditarin tënd me kapakë kafe të mbylltë, e mora dhe e mbajta. ' Më 21 dhjetor 1939 unë iu bashkova ushtrisë britanike dhe u regjistrov­a në batalionin e dytë'. Në moshën nëntëmbëdh­jetë vjeçare ata të dhanë një pushkë me një bajonetë, të veshën me uniformë dhe të çuan në Shën Andrius për të mësuar si të gjuash". Ditari i të atit ka një karakter impersonal. Ai flet ditët kur mori uniformën, pushkën, kur e rritën në gradë... Por asgjë familjare. Këtë rrëfim të ftohtë, gati teknik, i biri e përmbys, duke e shndërruar tërësisht në personal. Ai tregon për raportin me të atin, parë nga këndvështr­ime të ndryshme, në kohë të ndryshme. Cila ishte hija e të atit kur ai ishte fëmijë, po pastaj kur ai u bë burrë, kur u bë vetë prind, kur u desh ta varroste...? Edhe pse rrëfimi e ka një pikënisje, një nxitje, që është ditari, ai nuk është linear. Ai nuk ofron një histori të thjeshtë, që nis që me ngjizjen e tij dhe deri në shuarjen e babait. Më shumë se një roman, është një sprovë letrare, ku thyhen kohët dhe rrëfimtarë­t ia lënë vendin njëri- tjetrit. Rrëfimi i tij është i ndërthurur me copëza ditari, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër zbërthejnë arsyen se përse i ati ishte ai që ishte. Dhe si për të mbështetur reflektimi­n e tij, ai i referohet edhe studiuesve të ndry- shëm, të cilët kishin shkruar për tema që atij i interesojn­ë, si mbi shenjat që lë lufta në karakterin e njeriut, apo edhe për raportet prindër- fëmijë. Përgjatë gjithë rrëfimit ata janë dy, ai dhe babai. Është ky i fundit, pra, është ai që përpiqet të rritet, duke bërë pikërisht të kundërtën e asaj që i ati i kërkonte të bënte. Nëse i ati nuk do të qante kurrë ( përveçse kur i vdiq e shoqja,) ai e ka lotin të lehtë; nëse i ati e këshillont­e të hiqej i fortë faqe botës, ai nuk donte të tregonte forcë... Në këtë reflektim që është i mbushur sa me zemërim, aq edhe me dashuri, me frikëra nga të gjitha ato që ishte porositur të mos kishte frikë, herë pas here përfshihet si për të zbutur zemrën një refren nga Lili Marlen. Një refren që do të ndiqte jetën e ushtarit të dikurshëm, pastaj veteranit me një këmbë të çalë, që bëri 8 fëmijë ( nëse dy nuk do të kishin vdekur, do të qenë 10), përfaqësue­sit të klasës punëtore, socialisti­t, që nuk dinte ta mbante gojën mbyllur. Lili Marlen ishte vajza që u martua 19 vjeç. Ishte 19, aq sa ai, kur mësoi si përdorej pushka, kur mësoi se ç'duhet të bënte me një burrë në shtrat. Lili Marlen ishte shenjtorja që duroi një burrë, që mendonte se në shtëpi ai ishte "i plotfuqish­mi". Immanuel ishte në moshën kur varrosen prindërit, kur ndjeu nevojën të zbrazte ndjesitë që provoi teksa lexonte ditarin e një ushtari 19- vjeçar, që ishte i ati. Kujtoi se si gjatë gjithë jetës së vet, ishte përpjekur të ishte një Sylvia Plath dhe ta "vriste" babanë brenda vetes, po ai është aty. Vështrimi i tij i fundit, nga zgavrat e ftohta pa sy, do ta ndjekin gjithë jetën.

Më shumë se një roman, është një sprovë letrare, ku thyhen kohët dhe rrëfimtarë­t ia lënë vendin njëri- tjetrit. Rrëfimi i tij është i ndërthurur me copëza ditari, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër zbërthejnë arsyen se përse i ati ishte ai që ishte”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NË FOTO: ( Majtas) Kopertina e librit ( Djathtas) autori, Immanuel Mifsud
NË FOTO: ( Majtas) Kopertina e librit ( Djathtas) autori, Immanuel Mifsud
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania