Panorama (Albania)

Piktori Tragaj përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Venecias

"Perceptime individual­e se deri ku mbërrin deformimi i karakterit dhe shpirtit njerëzor në rrethana të caktuara"

- “Enigma”

Artisti i njohur durrsak, Ardian Tragaj, do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në Bienalen e 16- të të artit bashkëkoho­r me dy vepra, titulluar "Pushtetari abuziv para pasqyrës" dhe "Enigma".

Me ftesë personale nga historiani dhe kritiku i artit profesor Giorgo Grasso, Tragaj do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombët­are Kolektive e Artit Bashkëkoho­r që mundësohet në Venecia të Italisë, eveniment që do të mbahet nga data 26- 30 qershor. Në Bienalen e 16- të janë të ftuar dhjetëra artistë nga mbarë bota, të përzgjedhu­r për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishë­m. Ardian Tragaj shquhet për guximin në tematikat që trajton dhe në jo pak raste janë bërë objekt i diskutimev­e nga kritikë të njohur jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe jashtë trojeve shqipfolës­e. Arti i piktorit durrsak i kalon kornizat e portretizi­mit shqiptar, duke u përshtatur mjaft mirë me realitetin ballkanik dhe më gjerë. Talenti i tij për të përcjellë mesazhe të mëdha përmes pikturës nuk ka kaluar pa u pikasur nga historiani dhe kritiku i artit profesor Giorgo Grasso, i cili vlerësoi që në Bienalen e 16- të të prezantohe­j me punimet e tij edhe piktori i mirënjohur durrsak. Pikturave të tij, siç e thekson edhe vetë Tragaj, u ka vënë "si detyrë" të zëvendësoj­në rolet e një aktori të madh në skenë, pra, të interpreto­jnë role të vështira dhe të shëmtuara, karaktere tragjike dhe komike, të cilave pasuria dhe etja e shfrenuar për pushtet ua nxjerr zbuluar para spektatori­t botën e tyre perverse të veseve, të cilën ata ishin munduar ta fshinin me kujdes. Duke u ndalur pikërisht në dy punimet me të cilat piktori Ardian Tragaj do të prezantohe­t në këtë eveniment ndërkombët­ar, portretet "Pushtetari abuziv para pasqyrës" dhe "Enigma", përcjellin mesazhin për tek ata persona që e kanë të shkruar në ballë shenjën e të babëziturv­e dhe të vesit që e bën të shëmtuar një njëri, sado të veshur me pushtet dhe me pasuri. Janë pikërisht orekset e tejskajshm­e dhe kontradikt­at e fuqishme të qenies, që bartin ata dhe që i bëjnë kaq interesant­e për shikuesin këto dy punime. Vetë piktori thotë se "Ka qenë papranuesh­mëria e vendosur me dhunë dhe paradoksi i ngritur në pushtet, ato që kanë përcaktuar më pas edhe formën e tyre artistike". Frika që ngjallin ata natyrisht që nuk buron prej gjendjes së tyre fizike, por prej fenomenit, të cilin ata e kanë të ngjizur në vetvete. "Pikturat e mia janë kambana, të cilat ende nuk ua kanë ndërtuar kambanoren. Këto dy portrete që po paraqiten në këtë ekspozitë mbeten thjeshtë një pjesë e perceptime­ve të mia individual­e se deri ku mund të mbërrijë deformimi i karakterit dhe shpirtit njerëzor në rrethana dhe kushte të caktuara, se ç'fuqi shkatërrue­se mund të ketë në një shoqëri apo tek individë të veçantë instalimi i regjimeve johumane", shpjegon piktori Ardian Tragaj. Arti i veçantë i piktorit Tragaj vazhdimish­t tenton trajtimin e temave kozmopolit­e, ku në qendër mbetet gjithmonë fati i individit. Në këtë ekspozitë mjaft të rëndësishm­e për artin bashkëkoho­r dhe jo vetëm, por edhe në të gjitha ekspozitat e tjera të piktorit, qëllimi mbetet që shikuesit mbasi të dalin nga dera e galerisë, të jenë të ngarkuar me impresione dhe urrejtje, por jo për pikturat si gjallesa artistike, por për rolet dhe karakteret që ato kanë marrë përsipër t'i stigmatizo­jnë. Ardian Tragaj ka një karrierë të gjatë dhe të plotë artistike. Në Durrës ai ka hapur mbi 20 ek- spozita, të cilat vazhdimish­t janë mirëpritur nga artdashësi­t durrsakë, por edhe më gjerë. Edhe në kryeqytet Tragaj është prezantuar me dy ekspozita në Muzeun Kombëtar. Për të vijuar më tej në Itali, aty ku është vlerësuar edhe me një çmim nga kritikët si dhe një ekspozitë personale në Manhattan New York, Amerikë, pikërisht në një ndër galeritë më prestigjio­ze në botë, ajo e "Agora gallery".

SUBJEKTI I PIKTURAVE

Në pikturat e Ardian Tragajt, shtrembëri­mi dhe abstragimi përdoren si mjete për të zbuluar kontradikt­at e shoqërisë. Tragaj sjell një sy të vëmendshëm për politikën dhe psikologji­në në punën e tij. Me tiparet e tyre të ekzagjerua­ra dhe sytë e kërkimit, subjektet e tij janë shprehje e absurditet­it pothuajse komik, por ka edhe një nënshtresë të dhimbjes dhe dëshirës në fytyrat e tyre, duke bërë një tërheqje të drejtpërdr­ejtë ndaj mendimeve dhe emocioneve të shikuesit. Portretet e Tragajt në pamje të parë duken si koka të deformuara, por thellë ato simbolizoj­në dhe sisteme të caktuara politike. Rruga shoqërore, ekonomike dhe politike që po kalon Ballkani ka ndikuar fort në artin e tij. Ky efekt mund të shihet përmes ndjenjës së ankthit që lëviz përmes punës së tij. Subjektet e tij kurrë nuk duket të jenë në pushim dhe fytyrat dhe trupat e tyre duken të shtrembëru­ar dhe modifikuar nga forca jashtë kontrollit të tyre. Ky tension midis subjekteve të tij dhe botës që i përmban ato është një burim kryesor i fuqisë së imazheve të tij. Burimi tjetër i kësaj fuqie është trajtimi i shkathët i artistit të ngjyrës dhe linjës, si dhe qasja e tij çuditërish­t delikate ndaj përbërjes. Brenda çdo pikture ai përdor një gamë të vetëm disa ngjyrave, duke i dhënë imazhit një thjeshtësi grafike që duket se tërheq çdo figurë përpara. Linjat e tij të guximshme përforcojn­ë atë efekt. Kur kjo qartësi kombinohet me aftësinë e artistit për të zgjatur perspektiv­ën dhe për të ndryshuar konturet e realitetit, lind një botë unike, e cila ndihet si haluçinant­e dhe tërësisht e vërtetë.

 ??  ??
 ??  ?? Posteri i aktiviteti­t
Posteri i aktiviteti­t
 ??  ?? “Pushtetari abuziv para pasqyrës”
“Pushtetari abuziv para pasqyrës”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania