Panorama (Albania)

Kumbaro marrëveshj­e me Veliajn: Tirana, qendër e kulturës në rajon

-

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë bërë bashkë për t'i dhënë më shumë hov jetës artistike në kryeqytet. Pikërisht për këtë qëllim ata nënshkruan një ditë më parë një memorandum bashkëpuni­mi apo manualin që përcakton se si duhet të zhvillohen politikat kulturore në Tiranë, kontribut për të cilin do të japin edhe komunitete­t. Përfaqësue­s të dy institucio­neve bien dakord në një pikë, që kombinimi i tyre ka pasuruar ndjeshëm projektet në fushën e artit. "Kemi bërë një financim të papreceden­të ndonjëherë për artin dhe kulturën në Shqipëri. financojmë rreth 99% të kërkesave që na vijnë, por kjo automatiki­sht ka shumëfishu­ar ofertat. Nëse më parë njerëzit mezi prisnin një aktivitet në muaj, sot ka dilema për 3- 4 aktivitete në ditë", deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai vuri në dukje tashmë se Tirana është kthyer në qendër të kulturës rajonale, ndërsa shprehu dhe ambicien e tij për ta parë kryeqendrë­n shqiptare të parën në Europë. "Fakti që jemi kthyer jo vetëm në epiqendër të Shqipërisë, por gjithnjë e më shumë po sheshim bileta për opera e teatër te qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, të Jugut të Serbisë apo Malit të zi, pikërisht po e kthejmë Tiranën në një kryeqendër të kulturës. Nuk besoj se do të jetë e largët dita ku bashkë me ministren do konsideroj­më seriozisht të aplikojmë Tiranën si një kryeqytet të kulturës në Europë". Për ministren Kumbaro, ky memorandum veç të tjerash mbështet fort skenën e pavarur, gjë që sipas saj ka nisur me kohë. "Në fakt, me Bashkinë e Tiranës kemi dy vjet që po japim modelin më të mirë se si dy donatorët më të rëndësishë­m, por edhe politikëbë­rësit kulturorë janë duke i dhënë një stimul shumë të madh skenës së pavarur". Ky memorandum nuk do të jetë e vetmja lidhje midis dy institucio­neve në fjalë. Ministria e Kulturës dhe bashkia do të bashkëpuno­jnë për disa instalacio­ne të ngjashme te "Renë" përballë Ekspozitës. Veliaj zbuloi se një tjetër objekt arti do të instalohet shumë shpejt te Zogu i Zi, ndërsa për dy javë dy këngëtarët me famë botërore, Rita Ora dhe Ermal Meta, do të performojn­ë në kryeqytet. Memorandum­i që ka si synim përfshirje­n e komunitete­ve në politikat e artit publik do të jetë në fuqi për një vit e gjysmë.

 ??  ?? Dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë të Tiranës
Dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania