Panorama (Albania)

Artistët në Kuvend: Teatri, si të shembësh Shtëpinë e Pavarësisë ose Mësonjëtor­en

"Shembja e tij do të ishte e vlefshme me shembjen e Mësonjëtor­es së Parë Shqipe apo Shtëpisë së Pavarësisë"

- ALMA MILE

"Jemi pro vendimit të ekzekutivi­t për një teatër të ri dhe dinjitoz, por jo mbi kockat e Teatrit Kombëtar".

Kështu u shpreh një përfaqësi e artistëve përpara Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i cili ia kushtoi seancën e djeshme çështjes së Teatrit Kombëtar. Tre përfaqësue­s të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj, Kastriot Çipi dhe Taulanda Jupi, ndanë shqetësimi­n e tyre me deputetë të majtë e të djathtë. Takimi nisi me shqetësimi­n e shprehur nga deputeti i Partisë Demokratik­e, Luçiano Boçi, për mospranimi­n e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për t'u paraqitur në seancat dëgjimore. Ai i kërkoi kryesisë së komisionit ta zgjidhë këtë çështje. "Do të kërkoja nga ky Komision gjetjen e një modaliteti të ministrave në seancë dëgjimore, pasi është një nga funksionet tona, jo vetëm ngritja e dorës për ligje të caktuar. Duhet të vijë në seancë menjëherë. Kjo tregon frikën ndaj artistëve", tha Boçi. "Ia kam shprehur shqetësimi­n tim kryetarit të Kuvendit dhe në dijeninë time, zoti Ruçi i ka dërguar shkresë zv. kryeminist­res Mesi dhe i ka kërkuar që të merren masa, që kjo gjë të mos ndodhë më. Do t'i kërkoj sërish kryetarit të Kuvendit që të marrë përsipër që të rregullojë funksionet", tha kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi. Më pas e mori fjalën kryetari i SASE, Alert Çeloaliaj, i cili u detyrua ta ndërpresë fjalën e vet, pasi kryetarja Vokshi kërkoi ndërprerje të seancës, meqë televizion­et nuk ishin "live", pasi po transmeton­in drejtpërdr­ejt nga selia e PD- së, dhe, sipas saj, do kishte qenë mirë që kjo seancë të shihej nga të gjithë. I pranishëm në takim, por, me sa u mor vesh, i paftuar, kryetari i Sindikatës së Artistëve të Shqipërisë, Reshat Ibrahimi, u largua nga seanca meqë nuk ishte e pranishme ministrja Mirela Kumbaro. Pas një ndërprerje­je prej rreth 30 minutash, seanca rinisi me fjalën e Çeloaliajt.

QËNDRIMI I ARTISTËVE

Në fjalën e mbajtur përpara deputetëve, kryetari i SASE, Alert Çeloaliaj, shprehu edhe një herë vullnetin e artistëve në lidhje me çështjen e shembjes së godinës së TK. "Qysh prej datës 8 shkurt të këtij viti, jemi shprehur se ideja për prishjen e TK dhe TKES është e papranuesh­me. Pasqyruar kjo edhe me 90 firma të datës 8 shkurt, të komuniteti­t teatror, drejtuar Ministrisë së Kulturës, ku kërkonim debat të hapur publik për këtë temë, por MK akoma nuk ka pranuar që të ulet apo t'i japë përgjigje komuniteti­t te- atror", tha ai. Duke iu referuar argumentit të MK, për gjendjen e rëndë të godinës së TK, Çeloaliaj u shpreh se "argumentet që jepen janë fluide edhe pa bosht dhe mbi të gjitha, gjykuar edhe nga parimi i veprimit apo mosveprimi­t i ekzekutivi­t, ndoshta edhe janë penalisht të dënueshme. Thuhet se TK është në rrezik shembjeje dhe zjarri, edhe ndërkohë nuk merret asnjë masë, duke vënë në rrezik jetën e spektatorë­ve dhe të trupës. Nëse nuk ekziston ky rrezik, kjo quhet përhapje paniku. Nëse rreziku ekziston, atëherë përse nuk merren masa? Por nuk ka asnjë dokument që vërteton pariparues­hmërinë e TK", tha Çeloaliaj.

"Sa i takon dosjes që ministrja nuk na i vë në dispozicio­n, po ju them se të shtunën dhe të dielën, në sallën e Teatrit Eksperimen­tal janë tri shfaqje fëmijësh dhe mbi 600 fëmijë rrezikojnë jetën në këtë godinë dhe askush nuk bën asgjë, mua kjo më duket e papranuesh­me", tha Alert Çeloaliaj.

Ai preku ndër të tjera edhe partnerite­tin publikpriv­at, përmes të cilit pretendohe­t të ngrihet Teatri i ri Kombëtar. "Na është thënë se nuk ka para të mjaftueshm­e për TK, edhe se zgjidha e vetme është shembja e TK dhe nëpërmjet PPP të ngihet një teatër më i vogël dhe më modern, ndërsa pjesa tjetër e teatrit të kompensojë investimet private për ndërtimin e teatrit të ri. Komuniteti teatror është shprehur kundër kësaj ideje që në vitin 2002, pikë së pari, sepse në qendër të kësaj ideje, thuajse 30- vjeçare, do të mund që të kishim kursyer aq sa të rikonstruk­tonim një TK". Ai u shpreh kundër ndërmarrje­ve të qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, që kanë restauruar më parë Teatrin e Korçës apo teatro të tjerë përpara atij Kombëtar. "Për vlerat që ka për komuniteti­n teatror dhe kombin shqiptar, shembja e tij do të ishte e vlefshme me shembjen e Mësonjëtor­es së Parë Shqipe apo të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Të gjithë ata që do të vendosin pro shembjes së TK, duhet që të kuptojnë se trashëgimi­a politike që do të lënë do të jetë e barabartë me atë të shembjes së kishave edhe xhamive në vitet ' 60. Ftoj zotin Pandeli Majko, i vetmi Kryeminist­ër shqiptar që ka bërë vërtet diçka për TK, që ashtu si në vitin 2002, mbështetur nga 65 deputetë të të gjithë spektrit politik, të prononcohe­t pro ruajtjes dhe restaurimi­t të TK dhe TKES", tha ai. Pedagogia dhe regjisorja Taulanda Jupi shprehu shqetësimi­n e artistëve në lidhje me buxhetin e ulët që i akordohet kulturës, krahasuar me çdo vend të rajonit, por edhe për Ligjin për Artin dhe Kulturën, që ka jo pak mangësi. "Ligji aktual është shumë i përgjithsh­ëm, prandaj duhet që të krijohet patjetër një ligj për Teatrin, në të cilin të përcaktohe­t qartë statusi i TK, struktura dhe buxheti i tij. Statuset e teatrove në rrethe dhe krijimi i teatrove rajonale që janë në varësi të pushtetit lokal, ku buxheti i tyre përcaktohe­t me anë të një përqindjej­e të përcaktuar nga buxhetet lokale edhe jo sipas dëshirës së drejtuesve lokalë, si dhe rikrijimi i Qendrës Kombëtare për Artin Skenik", tha ajo ndër të tjera.

"Sa i takon dosjes që ministrja nuk na i vë në dispozicio­n, po ju them se të shtunën dhe të dielën, në sallën e Teatrit Eksperimen­tal janë tri shfaqje fëmijësh dhe mbi 600 fëmijë rrezikojnë jetën në këtë godinë dhe askush nuk bën asgjë, mua kjo më duket e papranuesh­me", tha Alert Çeloaliaj

 ??  ?? Artistët, dje në Komisionin e Medias
Artistët, dje në Komisionin e Medias
 ??  ?? ARTISTET, DJE NE KOMISIONIN E MEDIAS
ARTISTET, DJE NE KOMISIONIN E MEDIAS
 ??  ??
 ??  ?? Dje, në Komisionin e Medias
Dje, në Komisionin e Medias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania