Panorama (Albania)

Pedagogë dhe studentë nga SHBA, studim për “Birra Korça”

Universite­ti i Tennessee çon staf nga profili i biznesit në Korçë. Vlerësojnë shijen e birrës së sapoprodhu­ar

-

Emri i birrës “Korça” i ka kapërcyer me kohë kufijtë e Shqipërisë, por së fundmi fabrika ku ajo prodhohet është kthyer në një atraksion të vërtetë, jo vetëm turistik, por edhe mësimor. Pas studentëve dhe pedagogëve holandezë, edhe një grup prej 21 studentësh dhe katër pedagogësh amerikanë që vizituan gjithë Ballkanin ( study trip) për t’u njohur me ekonominë e rajonit tonë, ishin vizitorët e radhës në këtë fabrikë.

Studentët dhe pedagogët amerikanë të profilit të biznesit në Universite­tin e famshëm “Tennessee at Chattanoog­a”, i themeluar në 1886, janë njohur me historikun e birrës dhe me atë që ajo ofron për konsumator­ët. Si pjesë e vizitës së tyre studimore në rajonin e Ballkanit, ata kanë përzgjedhu­r pikërisht fabrikën e “Birrës Korça” për Shqipërinë. Pasi kanë vizituar fabrikën dhe kanë njohur çdo detaj të teknologji­së dhe produkteve të përdorura, ata edhe e kanë degustuar birrën. Studentët dhe katër pedagogët kanë dhënë vlerësimet më të mira, madje kanë shfaqur interesimi­n nëse mund ta gjenin edhe në tregun amerikan. Ndërkaq, drejtori i fabrikës “Birra Korça”, Gentian Ramonllari, i informoi ata që prej disa vitesh birra eksportohe­t edhe në tregun amerikan. Ai gjithashtu u ka bërë me dije edhe pikat dhe supermarke­tet ku mund të gjejnë prodhimin e çmuar nga Shqipëria. “Ishte dëshira e pedagogëve të këtij universite­ti për të futur në axhendën e vizitës ballkan- ike edhe birrën “Korça”, jo vetëm si birra e parë shqiptare, por edhe si kulturë. Vizituan ambientet e fabrikës dhe u njohën me historinë, teknologji­në bashkëkoho­re që përdoret për prodhimin e birrës. Degustuan dhe provuan birrën, duke shprehur vlerësimet më të mira”, thotë drejtori i fabrikës, Ramonllari. E ndërsa jemi në prag të sezonit turistik, ai theksoi se pritet të ketë rritje të numrit të vizitorëve në fabrikën e “Birra Korça”. “Birra është pjesë e rëndësishm­e e mozaikut kulturor të Korçës. Në këtë kuadër, një sërë vizitorësh vijnë për të njohur vlerat, historinë dhe teknologji­në se si prodhohet birra. Rasti i fundit është ky me profesorët dhe studentët nga “Tennessee”, që e quajtën birrën “Korça” një surprizë të bukur. Pjesa më e madhe e turistëve, çekë, gjermanë, italianë dhe ata të vendeve të largëta Japonia, Koreja e Jugut, Amerikë dhe Kanada, kushdo që viziton Shqipërinë, nuk largohen pa vizituar birrën ‘ Korça’”, thotë ai.

 ??  ?? Dje gjatë vizitës në fabrikë
Dje gjatë vizitës në fabrikë
 ??  ?? Studentë dhe pedagogë nga SHBA në fabrikën e “Birra Korça”
Studentë dhe pedagogë nga SHBA në fabrikën e “Birra Korça”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania