Panorama (Albania)

Viza false në SHBA, Angli e Kanada, goditet rrjeti

Ekzekutohe­n 7 urdhërarre­ste, 7 ende nuk janë arrestuar

- ETLEVA DELIA

Një tjetër rrjet i falsifikim­it të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe është goditur dje nga Policia e Shtetit.

Gjatë orëve të pasdites janë ekzekutuar 7 urdhërarre­ste të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ndërsa operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës për arrestimin e 7 personave të tjerë. Burime nga Policia thanë se mes të arrestuarv­e është edhe një efektiv policie. Mësohet se gjatë operacioni­t është zbuluar edhe baza ku prodhohesh­in dokumentet e falsifikua­ra, në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë, si dhe dy laboratorë që funksionon­in për këtë qëllim. Grupi prej 14 personash po hetohej prej 18 muajsh nga Antikrimi Ekonomik dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërsa prokurori që ka drejtuar hetimet, Vladimir Mara, ka kërkuar arrestimin e 14 personave, pasi janë siguruar provat e nevojshme për implikimin e tyre. Emrat e personave të arrestuar nuk u bënë publikë nga Policia e Prokuroria, për shkak se mund të rrezikohej largimi i 7 personave të tjerë, të cilët nuk janë arrestuar ende. Ky është operacioni i dytë i kësaj natyre, pas atij të muajit mars, gjatë të cilit u arrestuan 39 persona.

HETIMI Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi dje 14 urdhërarre­ste për personat e përfshirë në një rrjet të falsifikim­it të vizave, të cilët po hetoheshin prej një viti e gjysme. Operacioni i Policisë për ekzekutimi­n e këtyre urdhrave nisi pasditen e djeshme dhe u arrestuan 7 persona. Burimet thanë se ky grup e kishte bazën në zonën e Kodrës së Diellit dhe dy laboratorë që shërbenin për prodhimin e vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Mësohet se personat e dyshuar merrnin nga 5 mijë deri në 20 mijë euro për dokumentet false, në varësi të destinacio­nit të personave të interesuar. Shumica e personave që merrnin viza të tilla, fillimisht pajiseshin me pasaporta italiane. Urdhri për të ndërhyrë dje, ndonëse hetimet nuk ishin mbyllur ende, erdhi pasi pati informacio­ne se një person po largohej nga Shqipëria me pasaportë ital- iane të falsifikua­r. Për këtë arsye u vendos që të kryhej ndalimi në flagrancë dhe nisën ekzekutime­t e urdhërarre­steve. Burimet thanë se po hetohen edhe 4 persona që janë pajisur kohët e fundit me dokumente të falsifikua­ra, ku një prej tyre u kap në Suedi dhe një tjetër në Norvegji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania