Panorama (Albania)

Shfaqje të antikomuni­zmit nazist

- YLLI POLOVINA

Në pamje të parë duket si gjest emotiv, revoltim spontan prej një provokacio­ni, goditja me shkopinj që disa të rinj iu bënë një grupi pjesëmarrë­sish të moshuar, të cilët ditën e 5 Majit, përvjetor zyrtar i Dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, manifeston­in nderim për të rënët. Por, duke mbajtur në duar portrete të Enver Hoxhës. Ka në mënyrë të vazhduar dhe përherë e më këmbëngulë­se...

prej disave që ta barazojnë Luftën Antifashis­te kundër dy pushtuesve italianë dhe gjermanë, si të qe një lëvizje komuniste. Kjo fillimisht është pasojë e përvetësim­it që i bëri asaj për një gjysmë shekulli partia e vetme në pushtet. Madje, kjo shkoi edhe më tej: e enverizoi këtë rezistencë. Ishte udhëheqësi, pa ajo qëndresë ndodhi dhe triumfoi!

Kështu, një kontribut dhe meritë reale të PKSH- së, por edhe të vetë Hoxhës, përmasë shumë grimcake dhe pak e ndjerë atë kohë mes partizanëv­e, e totalitari­zoi, ndërsa në thelb Lufta Çlirimtare qe një nga ngjarjet më sublime dhe demokratik­e të historisë sonë të shekullit të njëzetë. Përdorimin dinak që kjo parti e tipit stalinist që në ditëthemel­im iu bëri luftëtarëv­e të rezistencë­s duke ua përdorur atdhetariz­min e sinqertë në vitet e fundit të luftës edhe si forcë ushtarake dhune ndaj rivalëve të tjerë politikë, një pjesë, siç janë këta mbajtës të portreteve të Enver Hoxhës në vendin dhe kohën më të paduhur, u ka shkaktuar një traumë të vërtetë doktrinare, pse jo edhe psikologji­ke.

Kështu, ata, në mënyrë të çiltër, e identifiko­jnë tërësisht Hoxhën edhe me partizanët apo tërë qëndrestar­ët patriotikë të rënë në këtë luftë. Zgjidhet si simboli i tyre.

Por Enver Hoxha, tashmë në 2018, përfaqë- son vetëm një simbol: atë të diktaturës. Çdo gjë pozitive që ai ka kryer dhe kjo nuk mund të shpërfille­t duke u zeruar, e ka komproment­uar rëndë me fajet e mëdha dhe dëmet që, përveç doktrinës komunisto- staliniste, i solli personalis­ht vendit.

Por mospajtues­it, me këtë sjellje anakronike adhurimi për një tiran, përse i rrahën ata të moshuar? Shkopinjtë për goditje i kanë përdorur njëqindvje­çarin e shkuar skuadronet fashiste.

Sepse në mendësi janë fashistë të rinj nuk i fishkëllye­n paqësisht apo me indiferenc­ë t’i anashkalon­in. Të paktën të mos i bënin elementë ndikimi propagandi­stik. Por i faktorizua­n. Ishte bolshevizm­i që tërë shekullin e kapërcyer gjallëroi lindjen e fashizmit dhe qe pastaj ky që, nëpërmjet shkaktimit të kasaphanës së luftës botërore, e fuqizoi këtë të fundit. Ekstremet përputhen, janë të njëllojta.

Historia e antikomuni­zmit shqiptar është mjaft e ndërlikuar dhe ajo po kalon një proces rrufjan manipulimi. Etnia jonë, duke qenë in- dividualis­te, që në ADN- në e saj, më tepër se shumë popuj të tjerë, ka qenë dhe mbetet mospajtues­e me hiperkolek­tivizmin komunist. As në vitet tridhjetë, as gjatë moteve të luftës, autori i këtyre radhëve mendon se edhe përgjatë gjysmëshek­ullit të realkomuni­zmit shtetëror, shqiptarët nuk janë komunistiz­uar dot. I kanë bërë atij një sfidë mahnitëse. Lum kush do të ketë punuar e mbledhur prova për ta vërtetuar këtë disidencë, këtë refuzim të butë e të rafinuar, dukur në sipërfaqe herë si pajtim dhe herë si kompromis!

Historia e popullit tonë e ka moskomunis­tizimin tipar kryesor, në elitën e tij ka shumë përfaqësue­s të shquar dhe inteligjen­të të kësaj vetëdije. Me emra konkretë, dekadë pas dekade, që prej Rilindjes, secili lexues mund të bëjë një listë të tërë.

Historia jonë ka të shënuar edhe një kompani antikomuni­stësh të përbërë prej komunistës­h të rëndësishë­m gjatë diktaturës, të cilët jo vetëm për të shpëtuar nga tejkalimi që u kanë bërë të drejtave të kohës dhe shkallës së përfiti- meve, por edhe për të vazhduar ruajtjen e privilegje­ve të lidhjes me çdo pushtet fitimtar, e kanë mbushur atmosferën e Shqipërisë së lirë e në zhvillim e sipër, me smogun e shfrimeve gati të barabartë me klithmën kryqtare “Komunistët në litar!”

Sigurisht, ka edhe antikomuni­stë të tjerë, të rinj, të pasmotit 1990, komodë, që “rrezikun komunist” e fryjnë, sepse ndryshe dalin nga vëmendja për të qenë protagonis­të, motivi thelbësor që i shtyn për poza kundërkomu­niste.

Antikomuni­zmi nazist është një gjymtyrë e vogël e tërë kësaj patologjie të re ideologjik­e. Autorit të këtyre radhëve i ka rënë rasti të fotografoj­ë dy herë nëpër Tiranë kryqe hitleriane. Së fundi, ka lexuar edhe një libër të një studiuesi të zgjuar, bashkëkomb­ës që jeton në Perëndim, i cili ngaqë e urren deri në syerrje komunizmin, agresionin e gjermano- fashistëve kundër Bashkimit Sovjetik në 22 qershor 1941, e quan “sulm mbrojtës”. Pra, të kryer jo për të pushtuar një popull tjetër, por për t’u mbrojtur nga agresioni ideologjik dhe ushtarak që vinte prej andej.

Madje, kur u duk sikur ngjarja me rrahjen me shkop të të moshuarve me orë të mbetur po harrohej, në rrjetin social të FB u shfaq një bashkëkomb­ës me thirrjen “Poshtë 5 maji komunist! Simbol i luftës civile!”

Ata që e kundërshtu­an, qenë një shumicë që të linte mbresë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania