Panorama (Albania)

Prapaskena­t e përgjimit 210 sekonda të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj padit deputetët e PD- së

Bisedat e plota, trafikanti: “Erdha për të bërë rrugën”, Agron Xhafaj: “Këta plehrat po na sulmojnë shumë. Do të çoj tek Ermali”

- PËRGJIMI AUDIO I AGRON XHAFAJT PUBLIKUAR NGA PARTIA DEMOKRATIK­E

BISEDA E PLOTE E PUBLIKUAR NGA PD. KUSH JANE “ERMALI” DHE “BASHKEPUNE­TORI X”. BASHA I JEP 48 ORE AFAT RAMES

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Ky është një material audio që provon se si vëllai i ministrit të Brendshëm lidh bashkëpunë­torin X me trafikantë­t e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.

Organet ligjzbatue­se kanë dijeni për aktiviteti­n kriminal të Agron Xhafajt si drejtues i një organizate kriminale, që kontrollon trafikun e drogës. Në të kaluarën, bashkëpunë­tori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunë­tori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunë­tori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjejë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Bashkëpunë­tori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë, nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të ministrit të Brendshëm. Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunë­tori X që po flet në telefon me Agronin. Me bashkëpunë­torin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrë­s në operacion.

Nis biseda telefonike në makinë mes bashkëpunë­torit X dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunë­tori X - O pasha ça bën mo, si dukesh? Agroni – Bashkëpunë­tori X – Mirë vëlla. Ti vetë? Agroni-Bashkëpunë­tori X - Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunë­torin X në një lokal, që në Vlorë njihet si lokali i vëllait të ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunë­tori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti? Agroni - Mirë o mirë, ti mirë? Bashkëpunë­tori X - Mirë. Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë? Bashkëpunë­tori X - Mirë Agroni - Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunë­tori X – Mirë vëlla, mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni - Njëherë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunë­tori X - Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni - Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni - Përmend një fjali me 5- 6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni - Do të të çoj unë te Ermali ore, është shoku im i ngushtë.

Bashkëpunë­tori X - Të faleminder­it shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni - Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë ( Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit. Bashkëpunë­tori X - E mirë vlla mirë. Agroni - Mirë pra, ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunë­tori X – Hiç asgjë.

Agroni - Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon ( thotë 2- 3 fjalë që nuk kuptohen, sepse flasin njëkohësis­ht me Bashkëpunë­torin X).

Bashkëpunë­tori X – Mirë vëlla mirë... ( thotë 2- 3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen. Agroni - Ndonjë gjë tjetër nga shpia? Bashkëpunë­tori X - Mirë të gjithë. Ti vetë? Agroni- Mirë, mirë. Bashkëpunë­tori X - Mirë o vlla, rrofsh, faleminder­it. Agroni - Po na sulmojnë ata, keq fare. Bashkëpunë­tori X – Mirë, mirë. Agroni - Kalofsh mirë. Bashkëpunë­tori X – Faleminder­it njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni – Aman, o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunë­tori X - Po ik o, se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla. Agroni - Po gjërat nuk e shikon si janë? Bashkëpunë­tori X - Se e njohim njëri– tjetrin.

Agron - Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunë­tori X - Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni - Te Ermali vëlla.

Bashkëpunë­tori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin te trafikantë­t nën urdhrat e vëllait të ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e Policisë.

 ??  ?? DEPUTETI I PD, ERVIN SALIANJI, DJE GJATE PUBLIKIMIT TE AUDIO- PERGJIMIT ( MAJTAS) AGRON XHAFAJ, VELLAI I MINISTRIT TE BRENDSHEM
DEPUTETI I PD, ERVIN SALIANJI, DJE GJATE PUBLIKIMIT TE AUDIO- PERGJIMIT ( MAJTAS) AGRON XHAFAJ, VELLAI I MINISTRIT TE BRENDSHEM
 ??  ?? AGRON XHAFAJ, VELLAI I MNISTRIT TE BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ
AGRON XHAFAJ, VELLAI I MNISTRIT TE BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania