Panorama (Albania)

Reagon PS, Balla: Implikim moral për ministrin Xhafaj

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, reagoi menjëherë pas denoncimit të Partisë Demokratik­e për vëllain e ministrit Xhafaj, duke ndarë dhe përgjegjës­i morale nëse përgjimi audio është i vërtetë. “E dëgjuam me vëmendje pretendimi­n e sotëm të opozitës. PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit”, u shpreh kreu i grupit socialist. Por Balla ngre pikëpyetje­n se ky material denoncues mund të jetë edhe përpjekje e opozitës për të bllokuar hapjen e negociatav­e.

“Por a është ky material autentik? Një provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshm­e të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër në orvatjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re, prej së cilës kanë të drejtë të jenë të dy apo dhe të tjerë bashkë me ta, shumë të tmerruar?!”, tha Balla. Kryetari i Grupit Parlamenta­r i bëri thirrje Prokuroris­ë që të nisë menjëherë hetimin për të zbardhur të vërtetën. “Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin!

Atëherë në zbatim të ligjit, disponuesi­t e këtij materiali hë për hë as të provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojn­ë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij momenti. Po ashtu, Prokuroria nuk duhet t’ia lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëv­e, por duhet që në mënyrë të menjëhersh­me të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim”, tha Balla. Sipas kreut të Grupit Socialist, askush nuk është mbi ligjin. “Për ne, askush nuk është më mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin dot në këtë vend përveç organeve të drejtësisë. Shpresojmë që Prokuroria të mos humbë asnjë minutë për ta hetuar menjëherë këtë çështje dhe për sa na takon ne, presim me padurim të mësojmë të vërtetën rreth saj, me bindjen se këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka akuzohet, ose duhet të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje me zë, por pa figurë”, tha Balla.

 ??  ?? Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania