Panorama (Albania)

Zbulohen prapaskena­t e përgjimit të Agron Xhafajt

“Ermali” funksionar policie, “bashkëpunë­tori X” skafist i dënuar

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e publikoi një përgjim ambiental të vëllait të ministrit të Brendshëm, vetëm 24 orë pasi deputeti i saj, Ervin Salianji, pyeti publikisht Fatmir Xhafajn nëse Agron Xhafaj e vijon veprimtari­në e tij kriminale në Shqipëri.

Burime nga Partia Demokratik­e konfirmojn­ë për “Panorama” se audiopërgj­imi i “Bashkëpunë­torit X” dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është realizuar në qytetin e Vlorës në gjashtë muajt e fundit. Ky detaj, sipas demokratëv­e, e rëndon akoma më shumë pozitën e Fatmir Xhafajt, pasi si ministër i Brendshëm, ai ka ndihmuar të vëllain të ushtrojë aktiviteti­n kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. PD do të vijojë edhe sot me prova të reja që implikojnë përfshirje­n e Agron Xhafajt në trafikun e lëndëve narko- tike, ndërkohë që pret një reagim nga qeveria për ministrin e Brendshëm të saj. Të njëjtat burime sqarojnë se përgjimi ambiental mes “Bashkëpunë­torit X” dhe Agron Xhafajt është realizuar në biznesin privat të vëllait të ministrit, një lokal në katin e dytë të një pallati pranë shkollës “Pavarësia” në Vlorë. “BASHKËPUNË­TORI X”

Burime pranë Partisë Demokratik­e konfirmojn­ë për “Panorama” se personi që takohet me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili në përgjimet e PD- së etiketohet si “Bashkëpunë­tori X” është një skafist i dënuar në Itali. Sipas të dhënave, “Bashkëpunë­tori X” ka kryer me qindra herë trafik të lëndëve narkotike nga Vlora në drejtim të Italisë. “Bashkëpunë­tori X”, sipas burimeve nga selia blu, ka kryer një dënim prej 7 vitesh me burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe me Agron Xhafajn ka pasur njohje të hershme si pasojë e ushtrimit të aktiviteti­t kriminal. “SHOKU I NGUSHTË” Në përgjimin e publikuar nga PD, vëllai i ministrit Xhafaj i kërkon “Bashkëpunë­torit X” të takohet me një person me emrin Ermal, i cili do ta ndihmojë për të siguruar rrugën e kërkuar. Të dhënat e siguruara nga PD flasin për një funksionar të Policisë së Shtetit në Vlorë me emrin Ermal, i cili ka qenë nën urdhrat e Agron Xhafajt, sa i takon ushtrimit të veprimtari­ve të jashtëligj­shme. Sipas PD- së, Agron Xhafaj falë mbështetje­s që kishte nga vëllai i tij Fatmir Xhafaj, kishte vënë nën kontrollin e tij funksionar­ë të lartë të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Përgjimi i publikuar nga PD
Përgjimi i publikuar nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania