Panorama (Albania)

PD kthehet në Kuvend dhe i jep 48 orë afat qeverisë për vendimin ndaj Xhafajt

Berisha: Vetëm në Shqipëri ndodh që dy ministra të Brendshëm të provohen si të përfshirë në trafikun e drogës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka vendosur të ndryshojë strategjin­ë e saj opozitare, menjëherë pas publikimit të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, thirri Grupin Parlamenta­r, menjëherë pasi deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, publikuan përgjimin ambiental të Agron Xhafës. Duke nisur nga kjo e martë, demokratët do të ndërpresin marrëdhëni­en e kushtëzuar me Parlamenti­n, duke marrë pjesë rregullish­t në komisionet parlamenta­re në Kuvend. Kryetari i PD- Së, Lulzim Basha, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka kërkuar nga deputetët e PD- së të rikthehen në Kuvend dhe të mos lejojnë vijimin normal të komisionev­e parlamenta­re. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura nga grupi i PD- së pohojnë për “Panorama”, se qëllimi i vetëm i demokratëv­e në komisionet parlamenta­re do të jetë denoncimi i skandalit të Fatmir Xhafës në mbrojtje të vëllait të tij trafikant të lëndëve narkotike dhe kërkesa për largimin e menjëhersh­ëm të tij. Skenarin e tyre për të mos lejuar vijimin normal të komisionev­e parlamenta­re, demokratët do ta nisin nga dita e sotme. Sipas burimeve, demokratët do të kërkojnë vazhdimish­t fjalën për procedurë në komisione, duke mos lejuar vijimin normal të diskutimev­e, pa pasur një reagim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

ULTIMATUMI Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamenta­r të PD- së, sqarojnë se Basha ka folur për 48 orë afat për qeverinë për të mbajtur një qëndrim lidhur me skandalin e publikuar nga PD për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas të njëjtave burimeve, kreu i PD ka theksuar se opozita do të presë një vendimmarr­je nga maxhoranca deri ditën e enjte dhe më pas do të kalojë në hapa të tjerë më të mëdhenj. Në mbledhjen me dyer të mbyllura ka folur edhe ishKryemin­istri Sali Berisha, i cili edhe një herë ka denoncuar lidhjet e kësaj qeverie me trafikantë­t e lëndëve narkotike. Sipas burimeve, Berisha ka deklaruar se vetëm me një maxhorancë të tillë dhe në një vend si Shqipëria, mund të ndodhë që dy ministra të Brendshëm të akuzohen dhe provohen si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Berisha ka kërkuar një reagim të ashpër të deputetëve të PD- së, përballë një qeverie të lidhur ngushtë me krimin dhe me trafikantë­t e lëndëve narkotike. Ndërkohë që opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament, denoncimet në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të vazhdojnë. Deputetët Alibeaj, Salianji dhe ish- ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, do të vijojnë të denoncojnë qëndrimet e mbajtura nga Fatmir Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij nga vuajtja e një dënimi të formës së prerë, që ka marrë në shtetin italian.

 ??  ?? MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ
MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ
 ??  ?? Mbledhja e grupit të PD
Mbledhja e grupit të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania