Panorama (Albania)

Tahiri sot në Gjykatë për masën e sigurisë

Gjykata vendosi "arrest shtëpie", Prokuroria kërkoi burg

- Saimir Tahiri

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë ditën e sotme i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda për komunikimi­n e masës së sigurisë. Kujtojmë se ditën e shtunë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish- ministrin, që po hetohet nga Prokuroria për lidhje me grupin e drogës së Moisi Habilajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën e arrestit me burg për ish- deputetin e PS- së, por gjyqtarja Liljana Baku vendosi "arrest shtëpie". Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11: 00. Pritet që Tahiri të parashtroj­ë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshto­jnë atë. Një nga provat më të forta të Prokuroris­ë është një letërporos­i e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09: 32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës. Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë- Botës, me mjetin "Audi", rreth orës 10: 51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13: 31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë- Bota, i shoqëruar nga ish- shoferi i tij Aliaj me mjetin tip "Audi", që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendont­e se s'kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës. Po kështu, ka të dhëna për disa udhëtime të Tahirit jashtë vendit me Or- est Sotën, biznesmeni­t që iu gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta detare të ish- ministrit. Në dosje është edhe një dëshmi e Moisi Habilajt, që thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Tahirin. Gjithashtu, ka edhe të dhëna nga letërporos­itë e dërguara në Itali bazuar në dosjen e Katanias, për bizhuterit­ë që do të blinte Mioisi Habilaj për familjarët e Tahirit dhe për një kostum që pretendohe­t se e ka porositur ai vetë. Prokuroria e Krimeve të Rënda argumenton se bazuar në provat dhe tashmë që Tahiri nuk është deputet, ka një rrezik që ai të largohet nga Shqipëria dhe të prishë provat, ndaj dhe ka kërkuar arrest me burg për ish- ministrin. Mirëpo, gjyqtarja Baku ka vendosur se "arresti shtëpiak" është më se i mjaftueshë­m në rastin konkret. Vendimi do të apelohet nga avokatët e Tahirit, të cilët shpresojnë që Apeli të marrë vendim pro tyre, si në rastin e zhbllokimi­t të pasaportës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania