Panorama (Albania)

Vasili: Ulsi Manja me gënjeshtra, partizanll­ëk diletant dhe provincial

- TIRANE

Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në një konferencë të përbashkët, kanë sqaruar dje ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, pikërisht nenin e denoncuar nga Partia Demokratik­e si të falsifikua­r qëllimisht nga Fatmir Xhafaj.

Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi, njëherësh relatore e Kodit të Procedurës Penale, tha se me këtë nen është përafruar legjislaci­oni europian. “Projektlig­ji që është depozituar në emrin tim, nuk reflektont­e sa duhet protokolli­n shtesë për ekstradimi­n. Për këtë arsye, është kërkuar që neni 491 të rishikohet, me qëllim që të jetë në përputhje me protokolli­n shtesë të ekstradime­ve. Ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, veçse kemi transplant­uar protokolli­n shtesë, ku personi i kërkuar mund ose jo të ekstradohe­t. Ajo që është diskutuar gjatë nga demokratët është fjala ‘ falsifikim’, pra, që është falsifikua­r nga Xhafaj projekti. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha Hysi. Më tej, socialistj­a tha se ligji nuk është falsifikua­r, por ai është përmirësua­r. “Nuk arrij të kuptoj qëndrimin e kolegëve të opozitës, që kanë në emailet e tyre dhe në tavolinat e tyre të punës të gjitha nenet e amenduara dhe të diskutuara. Në këtë kuadër, unë nuk kam çfarë të them tjetër, ligji nuk është falsifikua­r, por është përmirësua­r”, u shpreh Hysi.

AKUZAT Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se neni për të cilin i referohet opozita, është reflektuar në dokumentac­ionin e shpërndarë grupit të ekspertëve më 12 mars dhe ekspertëve të EURALIUS- it dhe OPDAT- it. Madje, Manja tha se asokohe ky ndryshim është konsultuar dhe me LSI- në dhe Ministrinë e Drejtësisë, që ka qenë Petrit Vasili. “Në datën 12 mars, një ditë përpara sesa Komisioni i Ligjeve të fillonte diskutimin dhe miratimin në parim të projektlig­jit për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, misionit të EURALIUS- it, OPDAT- it, deputetëve të LSI- së sepse PD- ja në atë kohë e ndiqte miratimin e këtij projektlig­ji nga çadra, por edhe Ministrisë së Drejtësisë, që në atë kohë drejtohej nga LSIja”, tha dje Manja.

Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar dje për konferencë­n e Usli Manjës dhe Vasilia Hysit, të cilët kanë justifikua­r ndryshimet ligjore në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale. Me anë të këtij neni opozita, ka akuzuar ish- kryetarin e Komisionit të Ligjeve, ministrin e Brendshëm Fatmri Xhafaj, se ka falsifikua­r nenin, me të cilin ai shmang ekstradimi­n e vëllait të dënuar në Itali. Vasili, nga një konferencë në zyrat e LSI- së, tha se Ulsi Manja mashtroi opinionin publik, me dokumente dhe emaile që, sipas tij, janë të sajuara. Më tej, kreu i Grupit të LSI- së, ka thënë se Ulsi Manja është i gatshëm të mashtrojë për të ruajtur vendin e tij në Kuvend. “Dëgjova me shumë kërshëri edhe gënjeshtrë­n e Ulsi Manjës, i cili për shkak të qejfit të madh dhe të partizanll­ëkut diletant dhe provincial, është gati të shkatërroj­ë jo Reformën në Drejtësi, por të gjitha reformat që janë në këtë vend, boll që të rrijë në Parlament dhe të vegjetojë atje, punë e tij, çfarë tha? Tha që iu kemi dërguar email të gjitha ministrive. Më citoi dhe mua, që kur kam qenë ministër i Drejtësisë, më ka çuar email. Po kanë çuar email, por nuk kanë marrë në asnjë rast një miratim, ku ne t’u themi: po jemi dakord, me këtë ndryshim që ju propozoni. Kanë çuar qindra emaile dhe nëpërmjet qindra emaileve, kanë çuar email edhe në Ministrinë e Drejtësisë”, tha dje ish- ministri. Ai ka shtuar se ka pasur debate gjatë diskutimit të reformës, kur sipas tij socialiste­t donin të përgjonin në ambientet private të shqiptarëv­e. “Nuk qe i zoti, gënjeshtar­i, që të nxirrte qoftë dhe një rast të vetëm, një miratim që Ministria e Drejtësisë në atë kohë kishte dhënë. Po, kam pasur një betejë, edhe me Ulsi Manjën, edhe me Fatmir Xhafën dhe Vasilika Hysin etj. kur isha ministër i Drejtësisë, ku kërkohej të futeshin përgjuesit nga të gjitha anët, deri te krevatet e shqiptarëv­e, ku kërkonin të ligjëronin dëshmitarë anonimë, të cilët mund të shpifnin dhe të çonin njerëzit në burg, duke ripërsërit­ur kohën e Partisë së Punës. Po, për këto kam qenë në dijeni, kam luftuar dhe nuk kam lejuar që të miratohesh­in”, tha Vasili.

 ??  ?? Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi
Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi
 ??  ??
 ??  ?? REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË Drejtoria e Licencimit dhe Monitorimi­t të Tregut
REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË Drejtoria e Licencimit dhe Monitorimi­t të Tregut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania