Panorama (Albania)

Çipi: Teatri nuk është "dopo lavoro", nuk ka asnjë referencë

-

Regjisori Kastriot Çipi, pasi risolli edhe një herë në kujtesën e deputetëve të gjitha fondet dhe grantet që janë dhënë gjatë 30 viteve për rikonstruk­sionin e Teatrit Kombëtar, iu rikthye argumentit që përdoret rëndom se ndërtesa e TK e ka kryer funksionin e vet, pasi është ndërtuar si "dopo lavoro". "Na thuhet se salla ka qenë ' dopo lavoro'. Së pari duhet që të sqarojmë se kjo përkthehet thjesht "pas pune" dhe përdorej nga italianët para dhe pas luftës, për të përshkruar veprimtari­të që bëheshin jashtë funksionit të zyrtarit publik apo ushtarak. Na thuhet se nuk është ndërtuar si teatër, por si ' dopo lavoro'. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse jo vetëm që ka teatër, edhe ka në fasadë emrin teatri "Savoja", por që në vitin 1940 ka pasur stinë koncertore, shfaqje operash dhe baleti, deri edhe koncert me këngë edhe valle folklorike. Na thuhet se ndërtesa është bërë për ushtarët italianë, por as kjo s'është e vërtetë, se ' dopo lavoro' ka qenë një tjetër ndërtesë njëkatëshe. Edhe në botimin italian, që ministrja e tund mbarë e prapë si burim reference, por duhet që të dimë se ndërtimi ka nisur në vitin 1938 dhe ka përfunduar në vitin 1939. Kjo do të thotë, tre muaj përpara pushtimit fashist. A mund të më shpjegojë se përse qeveria e Zogut, që në vitin 1938 nuk e dinte se do ta linte pushtetin, do të kërkonte një ndërtesë të përkohshme, siç thuhet poshtë e lartë, pa na dhënë asnjë referencë. Opera ' dopo lavoro' quhej Universite­ti i Arteve sot, nëse duhet të shembim një ndërtesë, duhet të shembim sallën e UA- së, që do të ishte një çmenduri edhe më e madhe, sesa të shembim TK, se është salla që sot në Shqipëri ka akustikën më të mirë.

Që ta keni të qartë se çfarë masakre po i bëhet TK, duhet që të dini se nëse shkatërroh­et TK, shkatërroh­et një stil i veçantë arkitektur­or, që sot është në mbrojtje në të gjithë botën...

Nëse Kombinatin e Tekstileve, që është një gërmadhë, që mund të jetë edhe rrezikshme, pasi ka 25 vite që atje nuk punohet, kjo qeveri e ka shpallur monument kulture, dhe sipas meje ka bërë shumë mirë, a nuk duhet që me të njëjtën logjikë të shpallet edhe TK, Monument kulture?!".

 ??  ?? Regjisori Kastriot Çipi
Regjisori Kastriot Çipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania