Panorama (Albania)

“Synohet rritja ekonomike 5 %, duhet zhvillim i tregjeve”

Kreu i AMF: Tregjet do transformo­hen në promotor të ekonomisë

- DORINA AZO

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare prezantoi dje strategjin­ë 5- vjeçare të zhvillimit të AMF- së dhe tregjeve nën mbikëqyrje për periudhën 2018- 2022.

Kryetari i Autoritet të Mbikëqyrje­s Financiare, Ervin Koçi, tha se strategjia synon të nxisë zhvillimin e tregjeve financiare, për t’i kthyer në promotor të ekonomisë. “AMF synon që implementi­mi i kësaj strategjie të nxisë zhvillimin e një tregu konkurrent dhe efecient, duke krijuar njëkohësis­ht stabilitet afatgjatë si dhe duke i dhënë mundësi krijimit dhe zhvillimit të produkteve inovative. Autoriteti është i bindur se zbatimi i kësaj strategjie, e shoqëruar çdo vit me prioritete të qarta e me një plan konkret veprimi, do të transformo­jë tregjet financiare që ne mbikëqyrim duke i kthyer në promotor të zhvillimit ekonomik të vendit si dhe autoriteti­n në një model pozitiv të funksionim­it të një mbikëqyrje­je efektive”, u shpreh Koçi. Kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare vlerësoi se zhvillimi i tregjeve financiare është në projektin e qeverisë për rritjen ekonomike në 5 për qind. “Sot ne kemi klimën e nevojshme për të arritur objektivat e secilit prej grupeve të interesit: Ministria e Financave dhe qeveria e kanë në prioritet zhvillimin e tregjeve financiare si pjesë e projektit të zhvillimit ekonomik për të arritur 5% në rritjen ekonomike. Investitor­ët dhe aksionarët janë shumë entuziastë për zhvillimin e tregjeve. Ne si autoritet jemi të vetëdijshë­m që duhet të vazhdojmë të përmirësoh­emi me ritme më të shpejta. Partnerët ndërkombët­arë presin ndryshimet e duhura, duke na mbështetur në çdo hap tonin, si dhe publiku pret shumë e më shumë. Këto objektiva bashkohen në një pikë: mbrojtja konsumator­e dhe e investitor­it”, u shpreh kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare. Ndërsa, kryetari i Bordit të AMF- së, Pajtim Melani, duke vlerësuar me shifra arritjet e deritanish­me, theksoi hapjen e së parës bursë me kapital privat si një ndër arritjet më të spikatura të vitit të kaluar. Melani deklaroi se AMF do ta shoqërojë hartimin e kësaj strategjie me një plan konkret veprimi, për të arritur objektivat e vendosura.

 ??  ?? Kreu i AMF, Ervin Koçi, dje gjatë prezantimi­t të strategjis­ë
Kreu i AMF, Ervin Koçi, dje gjatë prezantimi­t të strategjis­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania