Panorama (Albania)

Arrihet marrëveshj­a, farmacistë­t do rimbursohe­n nga Fondi

-

Pas bisedimeve disaditore, farmacistë­t e kanë gjetur “të mesmen e artë” me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshm­e të Kujdesit Shëndetëso­r. Lajmin e mirë të arritjes së marrëveshj­es e dha kreu i Urdhrit të Farmacisti­t, Diana Toma, e cila tha se shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për të gjetur formën e rimbursimi­t të farmacive për dëmin që u shkaktohet nga diferencat në çmime sipas listës së aprovuar nga ministria. “Diferencat në minus u hoqën. Sa u takon dëmeve në vijueshmër­i të përvitshme që sjell mbi subjektet farmaceuti­ke futja e listës së re të barnave me rimbursim, do të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimi­t të farmacisë për dëmin që iu shkaktohet”. Për kreun e FSDKSH- së, Eduart Ahmeti, pakënaqësi­të e farmacistë­ve janë akumuluar në vite, ndërsa kontrata aktuale nuk shkel të drejtat e tyre. “Kemi dakordësua­r disa kërkesa të farmacistë­ve, të cilat kanë qenë në fakt të bëra në vite, një pjesë e të cilave i kemi marrë parasysh. Por theksoj se Fondi është i vendosur për pacenueshm­ërinë e parimeve, te të cilat ai bazohet në përmbushje të funksionit të vet. E rëndësishm­e është që palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë, që janë reciproke të sanksionua­ra prej vitesh dhe për hir të së vërtetës, nuk e kanë penguar procesin kontraktua­l, përkundraz­i e kanë disiplinua­r”. Sakaq, farmacistë­t janë në pritje të zbardhjes së kontratës së re, të cilën e kërkuan gati për katër ditë, me qëllim për ta rishikuar dhe firmosur. Ndërkohë që zhvillohes­hin negociatat me dyer të mbyllura në Ministrinë e Shëndetësi­së, farmacistë­t me kontratë me FSDKSH- në zhvilluan protestën e paralajmër­uar duke mbyllur për dy orë qepenat, nga 11: 0013: 00. Pakënaqësi­së i janë bashkuar edhe farmacitë në rrethet Tiranë, Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë dhe Sarandë, ndërsa pati edhe nga ata që e bojkotuan atë.

 ??  ?? Kreu i Urdhrit të Farmicisti­t, Diana Toma
Kreu i Urdhrit të Farmicisti­t, Diana Toma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania