Panorama (Albania)

Gjykata e Durrësit “burg” Astrit Keçit, do të ekstradohe­t në Itali

-

DURRES- Gjykata e Durrësit ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë për miratimin e arrestimit të përkohshëm ndaj shtetasit Astrit Keçi, me qëllim ekstradimi­n pasi ndaj tij ka një dënim nga Gjykata e Apelit në Milano. Ai u arrestua tri ditë më parë nga Policia e Durrësit për llogari të drejtësisë italiane, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike nga 1998 deri në vitin 2006, kur autoritete­t vërtetuan aktiv- itetin kriminal. Asokohe, Keçi arriti t’i shpëtonte aksionit policor të antidrogës italiane duke u fshehur. Ndërkohë, Gjykata e Apelit të Milanos e ka dënuar në mungesë me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëv­e”. Pasi u njoh me akuzën, trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, caktoi masën “arrest me burg” me qëllim ekstradimi. Së bashku me Astrit Keçin u arrestua edhe Shkëlqim Sufja nga Lezha, i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit. Sipas mediave italiane, ata rezultojnë të jenë anëtarë të grupit “Keçi” dhe ishin shpallur në kërkim prej vitit 2006. “Hetimet e antimafias italiane kanë vërtetuar aktiviteti­n e tyre në trafikun ndërkombët­ar të drogës përgjatë viteve 19982006. Astrit Keçi e Shkëlqim Sufja janë arrestuar në banesat e tyre private. Dy të arrestuari­t akuzohen për trafik heroine e kokaine nga vendet e Ballkanit drejt Europës. Droga trafikohej përmes territorit italian, duke përdorur pikat kufitare në rajonin e Friuli Venecia Giulia”, bëri të ditur Policia. l. m

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania