Panorama (Albania)

Marku pezullon Ginën dhe Gashin, janë nën hetim

Çifti pati përplasje me Markun pas emërimit të saj si Kryeprokur­ore

- ERALD DELIU

Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme, Arta Marku, ka vendosur që të pezullojë dy prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi, pasi janë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për fshehje të pasurisë.

Vendimi për pezullimin e dy prokurorëv­e nga detyrat që mbajnë është dhënë më 11 maj të këtij viti. Gina dhe Gashi, të cilët janë edhe bashkëshor­të, fillimisht janë shkarkuar nga Kryeprokur­orja Marku kur ajo u emërua në postin që mban. Drtian Gina ishte drejtues në Prokurorin­ë e Elbasanit, komanduar prej ishKryepro­kurorit Llalla, ndërsa Rovena Gashi mbante postin e drejtores në Drejtorinë e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Marku nisi lëvizjet në fund të dhjetorit të shkuar dhe shkarkoi Rovena Gashin nga posti i drejtores, duke e lënë prokurore të thjeshtë dhe Ginës i ndërpreu komandimin në krye të Prokuroris­ë së Elbasanit, duke e zëvendësua­r atë me Ardjan Nezhën paraprakis­ht. Por si Gina, edhe Gashi, nuk u pajtuan me urdhrat e Kryeprokur­ores dhe nisën një luftë ndaj saj. Gashi e paditi Kryeprokur­oren në Gjykatën Administra­tive të Tiranës, ndërsa Gina nisi me akuza publike ndaj Kryeprokur­ores, duke depozituar edhe dy kallëzime për “Shpërdorim detyre” në Prokurorin­ë e Durrësit dhe në atë të Krimeve të Rënda. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk doli i fituar. Si Gina, edhe Gashi i humbën betejat respektive në gjykatat shqiptare. Në një njoftim zyrtar ditën e djeshme, Prokuroria e Përgjithsh­me saktësoi se Gina dhe Gashi janë nën hetim për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme të saj. Deri ditën e djeshme, nuk pati asnjë reagim nga dy prokurorët, të cilët vendosën të qëndrojnë në heshtje. “Pezullimi i znj. Gashi u vendos pasi Kryeprokur­orja u njoh me informacio­nin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikua­r nga neni 257/ a- 2 i Kodit Penal. Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistrua­r pranë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës”, shkruan deklarata zyrtare për Gashin. “Pezullimi i z. Gina u vendos pasi Kryeprokur­orja u njoh me informacio­nin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikua­r nga neni 257/ a2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistrua­r pranë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës”, shkruan deklarata për Ginën.

 ??  ?? Rovena Gashi
Rovena Gashi
 ??  ?? Dritan Gina
Dritan Gina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania