Panorama (Albania)

Plagosi me armë zjarri tre persona, Gjykata jep dënimin me 24 vite burg

-

VLORE – Plagosi me armë zjarri tre persona, Gjykata e Vlorës dënoi dje me 24 vite burg autorin. Blendo Alikaj, i njohur dhe me emri Edison Alikaj, u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe për “Armëmbajtj­e pa leje”. 32- vjeçari më 4 janar 2017 qëlloi 13 herë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Marsel Sheko, 21 vjeç, dhe Zhaver Sheko, 24 vjeç, në momentin kur ata ndodheshin në një lokal bastesh sportive në afërsi të Poliklinik­ës, që ishte në pronësi të tyre. Përveç dy vëllezërve, i plagosur mbeti dhe një person i rastësishë­m që ndodhej në lokal në momentin e të shtënave me kallashnik­ov. Për këtë ngjarje, Prokuroria kërkoi dënim me 25 vite për Alikajn, ndërsa në fund Gjykata vendosi për dënimin me 24 vite heqje lirie. Seanca u drejtua nga gjykatësi Skënder Haluçi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka. I arrestuari Blendo Alikaj akuzohet dhe për disa ngjarje të tjera kriminale, ku një rast ka kanosur një person për t’i marrë paratë në Jonufër të Vlorës dhe një rast tjetër për plagosje me armë. Por vendimi i dhënë nga Gjykata e Vlorës ka pasur objekt vetëm rastin e ngjarjes së datës 4 janar 2017, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Sheko. Alikaj, pas ngjarjes i shpëtoi arrestimit, ndërsa u kap pas disa muajsh në zonë e Astirit në Tiranë. Ai u kap nga oficerë civilë në një lokal duke pirë kafe i vetëm, ndërsa gjatë kontrollit në banesën ku jetonte u gjetën një palë dorashka, tre fishekë pistolete dhe një kapuç maskë. Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Vlorës, më datë 04.01.2017, në lagjen “Hajro Cakërri” të qytetit të Vlorës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur shtetasit: Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe shtetasi F. K. Hetuesit gjetën 13 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm në vendin e ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, dy vëllezërit e plagosur kanë thënë se kishin një konflikt me një person që e njihnin vetëm me emrin Edison. Ata thanë para hetuesve se atentatori ishte klient i rregullt i lokalit të tyre pa dhënë më shumë shpjegime. Në lidhje me ngjarjen kanë dëshmuar edhe katër dëshmitarë të tjerë, që ishin në lokal në momentin kur nisën të shtënat. Po kështu, nga akt- ekspertimi mjekoligjo­r rezulton se shkalla e dëmtimeve për shtetasin Marsel Sheko hyn në kategorinë e dëmtimeve të rënda, pasi ka marrë gjymtim.

 ??  ?? Arrestimi në Tiranë i Blendo Alikajt
Arrestimi në Tiranë i Blendo Alikajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania