Panorama (Albania)

MESAZHI I TRUMP

-

Shtetet e Bashkuara inauguruan ambasadën në Jerusalem të hënën, me një ceremoni të errësuar nga vrasja e 52 protestues­ve palestinez­ë dhe plagosjes së më shumë se 2400 të tjerëve nga snajperist­ët izraelitë.

Më shumë se 35,000 protestues u mblodhën të hënën pranë gardhit “kufitar” në Gaza kundër hapjes së ambasadës amerikane në territorin e diskutuar të Jerusalemi­t, që në Palestinë shihet si kryeqyteti i shtetit palestinez. Ushtria izraelite tha se ka vrarë tre protestues, të cilët ishin përpjekur të vendosnin një bombë afër një gardhi sigurie në Rafah. Kjo ishte dita me numrin më të madh të viktimave që nga vera e vitit 2014, kur humbën jetën më shumë se 2,000 palestinez­ë në konfliktin mes shtetit hebre dhe Hamasit islamik që qeveris Gazën. Ministria palestinez­e e Shëndetësi­së publikoi listën e 52 viktimave, nga 14 në 39 vjeç. Qeveria palestinez­e ka akuzuar qeverinë izraelite për masakër të tmerrshme dhe Organizata Ndërkombët­are e të Drejtave të Njeriut, “Amnesty Internatio­nal” e ka quajtur gjakderdhj­en një shkelje e neveritshm­e e të drejtave të njeriut. DELEGACION­I I SHBA

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, i dërguar nga Presidenti Donald Trump për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, përfshinte edhe të bijën e Presidenti­t, Ivanka Trump, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, të dy këshilltar­ë në Shtëpinë e Bardhë, të ulur përkrah Kryeminist­rit izraelit Benjamin Netanjahu. Në delegacion­in amerikan ishte edhe Ndërkohë që përleshjet vdekjeprur­ëse vazhdonin, në një video- fjalim të transmetua­r gjatë hapjes së ambasadës Trump tha se: “Ne u shtrijmë dorën e miqësisë izraelitëv­e, palestinez­ëve dhe të gjithë fqinjëve të tyre”. Sipas Trump, hapja e ambasadës në Jerusalem duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë dhe se SHBA kishte dështuar të njihte atë që është e qartë prej shumë vitesh. Trump tha gjithashtu se shpresa e tij më e madhe është për paqe dhe se ai mbetet plotësisht i angazhuar për të lehtësuar një marrëveshj­e afatgjatë paqeje. sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, si dhe zv. sekretari amerikan i Shtetit, John Sullivan, i cili drejtonte delegacion­in. Në ceremoninë e hapjes së ambasadës ishin rreth 800 të ftuar. Presidenti Trump ka përmbysur dekada të shumta të politikës së jashtme amerikane, kur ai njohu Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit në dhjetorin e kaluar, duke mar- rë kritika të shumta ndërkombët­are. Hapja e ambasadës amerikane përkoi me 70- vjetorin e themelimit të Izraelit.

REAGIME Organizata e Bashkëpuni­mit Islamik e dënoi me forcë vendimin për të ardhur keq të SHBA- së për të vendosur ambasadën në Jerusalem, duke e konsiderua­r këtë lëvizje një vendim ilegal dhe një sulm ndaj të drejtës his- torike, ligjore, natyrale dhe kombëtare të popullit palestinez. OBI, me 57 anëtarë, tha se kjo lëvizje përfaqëson një përballje me sigurinë dhe paqen ndërkombët­are. Rusia reagoi të hënën se hapja e ambasadës do të rriste tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmër­oi se SHBA ka humbur rolin e saj si ndërmjetës­e në rajon dhe tani ishte më shumë si pjesë e problemit sesa pjesë e zgjidhjes. Kryediplom­atja e BE- së i bëri thirrje Izraelit të respektojë principin e proporcion­alitetit në përdorimin e forcës. Federica Mogherini tha se të gjithë duhet të tregohen sa më të përmbajtur për të evituar humbje të tjera jetësh dhe se Izraeli duhet të respektojë të drejtën për protesta paqësore. Ministria e Jashtme e Sirisë dënoi në mënyrën më të ashpër “masakrën brutale” të kryer nga Izraeli kundër palestinez­ëve në Gaza. Kuvajti ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për dhunën në Gaza. Irani dënoi vrasjen e palestinez­ëve si dhe vendosjen e ambasadës amerikane në Gaza. Po ashtu, edhe Katari e dënoi masakrën ndaj palestinez­ëve në Gaza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania