Panorama (Albania)

LISTA ME 1778 EMRA

Vendimet e ‘ 98, pronarët që përfitojnë kompensim

- TIRANE

Agjencia e Pronave mbyll vlerësimin financiar për pronarët me vendime të vitit 1998. Emrat e përfituesv­e në të gjithë vendin dhe shuma e kompensimi­t

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are të vitit 1998, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gazeta boton sot emrat e pronarëve, bashkë me vlerën e kompensimi­t të llogaritur nga Agjencia e Pronave. Në total janë 1778 ish- pronarë, të cilët kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra. Subjektet, të cilat disponojnë një vendim përfundimt­ar të vitit 1998, të vlerësuar financiari­sht dhe të publikuar, kanë të drejtë dhe mund të paraqiten të aplikojnë për kompensim pranë ATP- së, duke plotësuar dhe paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar sipas kritereve të përcaktuar­a. Sipas ligjit, të gjitha subjektet e interesuar­a kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcaktimi­n e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t. Nga ana tjetër, sipas ATP- së, të gjitha subjektet, të cilat evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit. Në rastet kur subjektet e interesuar­a nuk sjellin dokumentac­ion të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t brenda afatit 6 mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP- ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentac­ionin që disponon, vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht sipas parashikim­eve ligjore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania