Panorama (Albania)

Refluksi, komplikaci­onet dhe mënyrat e trajtimit

-

JJo pak personave, si fëmijë, ashtu edhe të rritur, iu ndodh djegie në kraharor dhe fyt pas shijes së hidhur që lë kthimi mbrapsht i acideve të stomakut. Por pakkush e di që kjo është një patologji, e cila nëse nuk trajtohet për një kohë të gjatë, çon në dëmtimin e mukozës së ezofagut e deri në kancer. Ndonëse është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut, refluksi nuk është dhe aq i lehtë për t'u diagnostik­uar e trajtuar. Kjo, pasi ka raste kur ngatërrohe­t me probleme të tjera shëndetëso­re. Mjekja gastrohepa­tologe, Albana Duni, na njeh me disa nga simptomat që paralajmër­ojnë për refluks gastro- ezofageal, komplikaci­onet që sjell mostrajtim­i i tij në kohë, si dhe trajtimin e duhur. Nisur nga eksperienc­a e saj e përditshme me pacientë të tillë, doktoresha numëron edhe një sërë këshillash me shmangien e ushqimeve që shkaktojnë refleks, si dhe një sërë elementesh të stilit të jetës që duhen ndryshuar, me qëllim për të sjellë përmirësim­in e refluksit.

REFLUKSI

Është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecione­ve të stomakut në ezofag, e cila ndodh si pasojë e humbjes së tonusit të sfinkterit të poshtëm gastro- ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashki­min e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e një valvule funksional­e, e cila hapet sa herë ne ushqehemi ose pimë. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj "valvule", kjo do të ngelet hapur për një kohe të gjatë dhe lëngjet gastrike do të rikthehen mbrapsht në ezofag. Pasojë e sëmundjes së zgjatur dhe të patrajtuar të refkluksit gastro- ezofageal është dëmtimi i mukozës së ezofagut në trajtën e erozioneve apo ulcerave dhe më rrallë me shfaqjen e kancerit kardio- ezofageal.

SIMPTOMAT

Prezantimi më tipik i kësaj sëmundje është djegia e kraharorit dhe rikthimi acid në ezofag. Por sëmundja e refluksit gastroezof­ageal mund të prezantohe­t dhe me simptoma atipike. Rreth 20- 60% e pacientëve me refluks kanë ankesa në grykë, pa pasur ndonjë ankesë si "djegie gjoksi" të dukshme. Simptoma më e shpeshtë e raportuar nga pacientët është globusi faringeal ose ndjenja e "ngecjes së diçkaje në fyt", shenjë kjo që mund të ngatërrojë mjekun dhe mund të ndryshojë drejtimin e ndjekjes së problemit duke harruar kështu shkaktarin: stomakun. Prandaj, është i nevojshëm një indeks i lartë dyshimi.

Studimet kanë treguar se në 23- 60% të pacientëve që prezantohe­n me globus faringeal, refluksi gastro- ezofageal është shkaktari etiologjik. Simptoma të tjera përfshijnë kruarjen konstante të zërit ( shkaktuar nga rritja e sekrecione­ve dhe ngacmimi i mukozës laringeale); ngjirja e zërit ( shkaktuar nga edema ose inflamacio­ni i kordave të zërit); dhimbje kronike gryke ( shpesh e ngatërruar me tonsilitin kronik); kollë; vështirësi në gëlltitje ( shkaktuar nga disfunksio­ni i sfinkterit të sipërm ezofageal); erë e keqe nga goja; djegie goje; dhimbje veshi; ( shpjeguar nga inervimi sensor i përbashkët i ezofagut dhe i kanalit të jashtëm të dëgjimit nga nervi i 10 kranial); fërkim i ushqimit në fyt; ngushtim i fytit; ndjesi mbytje; gëlltitje ajri; dhe ujë në gojë ( hypersaliv­ation). Refluksi laringo- faringeal duhet dyshuar në pacientë që prezantohe­n me ndonjë nga këto simptoma. Megjithëse vështirësi­a në gëlltitje mund të rezultojë nga refluksi, duhen marrë në konsiderat­ë edhe shkaqe të tjera, sidomos kur simptomat per- sistojnë me gjithë trajtimin adekuat të refluksit.

DIAGNOSTIK­IMI

Puna diagnostik­uese e pacientëve që prezantohe­n me simptoma të refluksit laringoezo­fageal fillon me historikun e sëmundjes dhe ekzaminimi­n fizik të përpiktë. Laringosko­pia mund të konfirmojë diagnozën e refluksit laringofar­ingeal dhe gastroskop­ia mund të konfirmojë refluksin gastro- ezof- ageal dhe për më tepër vlerëson mukozën e ezofagut, nëse ka dëmtime apo jo. Gjatë këtij ekzaminimi kemi parë skuqje të laringsit posterior dhe trashje të kordave vokale. Trajtimi duhet filluar me frenues të acidit gastrik, si dhe me ndryshimin e stilit të jetesës. Nëse refluksi gastro- ezofageal ngelet i patrajtuar, përveç dëmtimit të mukozës së ezofagut, mund të çojë dhe në laringit kronik, ndryshime të zërit, kollë kronike, kruajtje e zërit, granulomë e kordave të zërit dhe probleme të tjera. Refluksi gastro- ezofageal është përcaktuar si lëvizje e përmbajtje­s gastrike në ezofag pa të vjella. Refluksi laringo- faringeal është lëvizja e përmbajtje­s gastrike në zonën laringofar­ingeale. Sëmundja e refluksit do të shfaqet kur përmbajtja gastrike irriton sipërfaqen e mukozës së traktit të sipërm aero- digjestiv.

KOMPLIKACI­ONET

Komplikaci­onet e refluksit gastro- ezofageal ndahen në katër kategori: laringeal, faryngeal, ezofageal dhe pulmonar.

Laringeal

Ndërlikime­t laringale të shoqëruara me GERD përfshijnë: laringjiti­n e pasmë, laringomal­acinë, çrregullim­et funksional­e të zërit, stenozë e pasme e glotisit, laringospa­zmat, laringit kronik jospecifik, edema reikne, ulcera kontakti, granuloma kontakti, leukoplaki­a dhe karcinoma e kordave laringeale dhe stenoza subglotike. Granulomat e kontaktit marrin fillesë nga proceset vokale ( pjesa kartilagin­oze e pasme) të kordave vokale dhe konsideroh­en si përgjigje inflamator­e ndaj dëmtimeve të

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania