Panorama (Albania)

VENDIMET E 1998 Pronat, lista e ATP me emrat që kompensohe­n

Lista e dytë e ATP me vlerësimet e pronarëve me vendime të vitit 1998. Dokumentet që duhen për të marrë kompensimi­n dhe afat për ankimim in e vendimeve

- TIRANE

Gazeta boton sot pjesën e dytë të pronarëve me vendime të vitit 1998, të cilëve Agjencia e Pronave u ka mbyllur vlerësimin financiar për tokat e zëna nga regjimi komunist.

Në tabela janë emrat e pronarëve që u janë sekuestrua­r toka para vitit 1990, të ndarë për çdo qytet, bashkë me vlerën e kompensimi­t që duhet të marrin. Bashkë me emrat, gazeta boton edhe listën e dokumentev­e që duhet të plotësojnë pronarët për të aplikuar për kompensim. Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, nëse kualifikoh­en si përfitues të kompensimi­t, pronarët do të marrin vetëm 20 për qind të shumës së kompensimi­t në para dhe 80 për qind do të kthehet fizikisht me pronat që zotëron aktualisht ATP. Shumica e këtyre pronave janë të ndara në fshatra të thella të qyteteve periferike të vendit.

Sipas ATP- së, subjektet të cilët disponojnë një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht dhe të publikuar, kanë të drejtë dhe mund të paraqiten të aplikojnë për kompensim pranë ATP- së, duke plotësuar dhe paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar sipas kritereve të përcaktuar­a. Sipas ligjit, të gjitha subjektet e interesuar­a kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcak- timin e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t. Nga ana tjetër, sipas ATP- së, të gjitha subjektet, të cilat evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

Në rastet kur subjektet e interesuar­a nuk sjellin dokumentac­ion të nevojshëm për vlerësimin financiar të ven- dimit të kompensimi­t brenda afatit 6- mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP- ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentac­ionin që disponon, vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht sipas parashikim­eve ligjore.

 ??  ?? Qytetarët në zyrat e ATP
Qytetarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania