Panorama (Albania)

Faktorizmi i opozitës dhe kompleksit­eti i çështjes Xhafaj!

- AGRON GJEKMARKAJ

Pas shtatorit 2017 e këndej, muajt njëri pas tjetrit nuk kanë qenë të mbrothtë...

si të përhimë erdhën ata për Qeverinë. Nga shiu në breshër, paçka se ia doli t’i merrte krejt për vete të gjitha pushtetet në Shqipëri, Edi Rama s’po gjen qeti. Njëfarësoj maxhoranca po korr të mbjellat e veta dhe pa mëshirë shfaq dekadencën e saj si portal çudish!

Jo shumë kohë më parë, njerëzit me rekorde kriminale i futi në Parlament, pastaj në pushtetin lokal duke kapur Everestin e befasisë me dy ministrat e Brendshëm, njëri pas tjetrit, të akuzuar për trafik droge e lidhje me krimin. Të bësh politikë me krimin, nuk vonon dita kur krimi bën politikë me ty e të shndërron në buratin të vetin.

Njëri ministër, tanimë ish, është në arrest shtëpiak, tjetri në zyrë, por nën arrest psikologji­k, ku i kërkohet dorëheqja nga opozita pas dosjes së bujshme dhe zërit të të vëllait, teksa i mirëpritet ajo nga partia e vet. Këta muaj ngarkuar më keq se gomari i Nastradini­t me ngjarje kësodore, duhet të ishin të mirë për opozitën, po të tillë nuk qenë. Lulzim Basha çdo sjellje publike apo opozitare, protesta, agresivite­t në Parlament, miell, vezë, mosbindje të bindur civile i ka pasur të kushtëzuar­a nga preokupimi për fatin e vet dhe konsolidim­in e pozicionit të tij në parti.

Atyre sjelljeve shpesh u ka munguar koherenca dhe besueshmër­ia sepse lexohej qartë përpjekja për të zhurmuar zërat kundërshta­rë dhe mbuluar kufomën e demokracis­ë së brendshme të vrarë nga “njësiti gueril”! Kësisoj edhe çështja Tahiri, një nga skandalet më të mëdha politike të të gjithë tranzicion­it, u keqmenaxhu­a nga opozita me këtë qasje pa marrë “frytet” publike që të ofron një “ortek” kaq rrokullisë­s. Basha, pas kongresit të vazhdimësi­së, tani e ka situatën nën kontroll dhe mund të hajë akullore me vanilje çdo pasdite, i patrazuar nga “Facebook”- u tym e flakë i kundërshta­rëve!

Për mënyrën sesi e ka menaxhuar informacio­nin mbi Xhafajn dhe shndërruar atë në çështje apo skandal politik, meriton përgëzime! Ky është momenti i parë gjatë këtyre muajve plot maraz, ku PD dhe Basha ndërtojnë një aksion opozitar serioz dhe inteligjen­t me impakt të madh ndaj opinionit.

Me një strategji, e cila u ngjan bombave me plasje të vonuar, ditë pas dite kanë ndërtuar një kurth- imazhi për ministrin e Brendshëm dhe qeverinë e Edi Ramës. Gërshetimi i dokumentev­e, akuzave dhe pyetjeve të përditshme retorike të mbetura pa përgjigje nga Xhafaj dhe Rama deri tek audio- përgjimi i ditës së hënë, për herë të parë e kanë spostuar rëndesën politike të vendit te selia opozitare. Veprimet e saj, nëse nuk i tradhton pritshmëri­të që ka ngritur, priten me interes.

PD ka ndërtuar një kauzë bindëse në pak ditë. I zënë në befasi apo në vetëdije, Kryeminist­ri, kësaj here, ka gjuajtur me fishekë manovër me duart e Taulant Ballës, deklarata e të cilit e lëshoi përgjysmë Xhafajn si pre në gojën e opozitës. Ai po udhëton nëpër Europë jo fort i mërzitur për atë që shfaqet si gjëmë për nga kostot. Në Tiranë, kazanit i kërcen kapaku në hava nga zierja. Me gjasë, ndonjë keqardhje njerëzore për më të rëndësishm­in e ministrave të vet, dukshëm në hall nuk ndihen. Të shumtë janë zërat, të cilët pohojnë se marrëdhëni­a mes tyre i ngjan dy të divorcuarv­e që jetojnë në një shtëpi prej hallit, por që para se të flenë i urojnë njëritjetr­it “vdeksh ishallah”!

Xhafaj, në televizion, me dinjitet ka insistuar gjithmonë se me Kryeminist­rin ka marrëdhëni­e institucio­nale, pa shfaqur ndonjë mirënjohje, besnikëri apo ledhatim të posaçëm siç është zakoni kësaj ane. T’ia njohim si meritë. Pohime kaq të ftohta të bëjnë me mendue se Xhafaj nuk është zgjedhur nga Rama, por është pranuar prej tij për të kënaqur ambasadore­t Lu e Vlahutin, të cilët e patën Fatmir Xhafajn dollibash të procesit gjatë Reformës në drejtësi. Ata janë mbyllur në heshtje, megjithëse Rama i thirri në kauzë sapo “kutia e Pandorës” u hap. Kjo veçori e bën disi me komplekse dhe trazuese këtë vaki të re në kampin socialist ku anetë gjerbin kafe të hidhur e shohin filxhan.

Edhe ambasadorë­t e nderuar do ta kenë të vështirë të heshtin gjatë nëse akuzat vërtetohen. Imponimi dhe etika duhet të plotësojnë njëra- tjetrën edhe në një vend të vogël si yni, ku dinjiteti njerëzor ka të njëj- tin çmim si kudo tjetër. Gjithsesi, kemi të bëjmë me një ministër të Edi Ramës dhe jo të SHBA- ve apo BE- së dhe përgjegjës­ia nuk mbetet tek ata, sado sponsorë të kenë qenë!

Rama të krijon përshtypje­n që është gati të paguajë koston publike që sjell përlyerja e Xhafajt për të rivendosur kështu autoriteti­n dhe rifituar sigurinë brenda gardhit të vet. Pas kësaj historie, Xhafaj nuk është më një rival dhe një rrezik për Edi Ramën. Në çdo rast, tanimë ai është i dobësuar. Kryeminist­ri ka paralajmër­uar sot se do flasë për këtë çështje. Përtej propagandë­s, ai ka vetëm një mundësi: Të shkarkojë ministrin e Brendshëm ose të pranojë dorëheqjen e tij. Çdo film tjetër është i njohur dhe do jetë kosto e madhe për të vetë.

Moralisht, Xhafaj është një ministër i rënë edhe për kaq sa dimë. Kësaj here opinioni përtej faktit voton majtas apo djathtas ngjan t’i besojë opozitës, e cila është faktorizua­r. Duhet thënë se denoncimet janë gjithmonë të rëndësishm­e, sidomos kur bindin dhe nuk përgënjesh­trohen. PD në këto pesë vite opozitë ka bërë shumë sosh disa të vërteta e disa jo edhe aq. Me ato ka fituar kauza tejet të rëndësishm­e, me vlerë shoqërore si dekriminal­izimi. Denoncimet nuk mjaftojnë për të ardhur në pushtet. Vërtet ato zbulojnë anën e keqe të kundërshta­rit, po nuk të bëjnë më të mirë ty. Ato nuk i mjaftuan për t’u kthyer në pushtet dhe as do t’i mjaftojnë. PD ende nuk ka një ekip dhe alternativ­ë të besueshme për të bërë diferencën dhe bindur qytetarët.

Dashësit syndezur e buzëlëpirë për karrige, armiq të kulturës dhe shkrimit të etur “për të bo noj lek”, shumë shumë bindin prindërit, gratë, fëmijët e tyre dhe ndonjë shok a bojalleshë, që s’ka gjë për të humbur, por jo shoqërinë. Betejën e banaliteti­t me Qeverinë opozita e humbi frikshëm më 25 qershor. Këto ditë ka fituar një betejë morale e politike me Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën, por është ende shumë larg të qenit frymëzim dhe frymëzuese për të gjithë ata që duan ndryshim. Kjo do të ndodhë veç atëherë kur Basha ta kuptojë dhe pranojë çfarë duan qytetarët përtej egos dhe nevojës së tij të çastit për shërbëtorë me pagetyrë!

Dashësit syndezur e buzëlëpirë për karrige, armiq të kulturës dhe shkrimit të etur “për të bo noj lek”, shumë shumë bindin prindërit, gratë, fëmijët e tyre dhe ndonjë shok a bojalleshë, që s’ka gjë për të humbur, por jo shoqërinë. Betejën e banaliteti­t me Qeverinë opozita e humbi frikshëm më 25 qershor. Këto ditë ka fituar një betejë morale e politike me Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën, por është ende shumë larg të qenit frymëzim dhe frymëzuese për të gjithë ata që duan ndryshim. Kjo do të ndodhë veç atëherë kur Basha ta kuptojë dhe pranojë çfarë duan qytetarët përtej egos dhe nevojës së tij të çastit për shërbëtorë me pagetyrë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania