Panorama (Albania)

Negociatat, Macron pret Ramën: Po lexojmë me detaje KE- në

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39- të të Klubit të Guvernator­ëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Ky takim u zhvillua në Bodrum të Turqisë dhe pjesëmarrë­s në të ishin drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit, si dhe përfaqësue­s të lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës për Rregullime Ndërkombët­are ( BIS). Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte folësi kryesor i panelit me temë “Rritja e qëndrueshm­e globale”. Ai mbajti një prezantim për të pranishmit, duke vlerësuar fillimisht rëndësinë e pjesëmarrj­es në aktivitete të tilla si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të vlerësuar përparimin e kryer dhe për të reflektuar mbi prioritete­t në të ardhmen. Guvernator­i u shpreh se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm. Ai shtoi se fokusi i vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbje­je sa më të shpejtë. Gjatë punimeve të Klubit u diskutua mbi perspektiv­at ekonomike globale, rritjen e qëndrueshm­e globale, sfidat dhe mundësitë e bankave qendrore lidhur me monedhat dixhitale. Nga perspektiv­a e një vendi në zhvil- lim, siç është Shqipëria, ai u shpreh se më shumë mbetet për t’u bërë për të ulur nivelin e kredive me probleme, për të përmirësua­r mbikëqyrje­n e segmenteve jobankare të sistemit financiar dhe për të rritur elasticite­tin e institucio­neve financiare dhe tregjeve financiare. Në përfundim, Guvernator­i Sejko nënvizoi se korrigjimi i problemeve të së kaluarës dhe vendosja e ekonomisë glo- bale në rrugën e rritjes së qëndrueshm­e është një përgjegjës­i e përbashkët. Të gjithë ndajmë përfitimet e rritjes globale dhe së bashku duhet të ndajmë përgjegjës­inë për të siguruar qëndrueshm­ërinë e saj.

 ??  ??
 ??  ?? Guvernator­i Sejko në Turqi
Guvernator­i Sejko në Turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania