Panorama (Albania)

Pse ka rëndësi Jerusalemi në konfliktin izraelito-palestinez?

- RUDINA HAJDARI

Jerusalemi, ky qytet i lashtë i njerëzimit, qëndron...

edhe sot në zemër të konfliktit izraelito- palestinez. Ndër vite kemi qenë dëshmitarë se si një ndryshim i vogël në këtë pjesë të botës është pasuar me trazira. E vërteta është se ajo që ndodh në Jerusalem është me një rëndësi të veçantë sepse ndikon jo vetëm në paqen dhe stabilitet­in e rajonit, por implikon shumë shtete dhe organizata ndërkombët­are. Përveç faktit se është një vend i shenjtë për disa fe të ndryshme, çfarë ndodh në Jerusalem është me një rëndësi të madhe edhe në arenën politike.

Natyrisht, lind pyetja se pse Jerusalemi luan një rol kaq të rëndësishë­m për të gjithë jo vetëm për dy palët e konfliktit, por edhe për aktorët e rëndësishë­m politikë si Amerika, Rusia apo vendet Arabe?

E para, siç e përmenda më parë, Jerusalemi konsideroh­et si një vend i shenjtë për tri komunitete fetare. Në qytetin e vjetër të Jerusalemi­t ndodhen disa nga vendet më të shenjta për hebrenjtë , myslimanët , kristianët dhe të gjitha këto komunitete fetare e kanë shpirtëris­ht të lidhur identiteti­n e tyre me këtë qytet të lashtë.

Duke pasur këtë rëndësi të madhe në ndjenjën e ekzistenci­alitetit për secilën fe dhe reagimin njerëzor që ajo ndez në momentin që kjo e drejtë cenohet, Jerusalemi luan po ashtu dhe një rol të rëndësishë­m në prizmin politik dhe tërheq drejt saj të gjithë aktorët më të rëndësishë­m të arenës ndërkombët­are, që përpiqen të mbajnë balancat midis palëve për të arritur një zgjidhje të qëndrueshm­e për paqe. Problemi kryesor ekziston në faktin se shumica e hebrenjve në Izrael e shohin Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e tyre ‘ të përjetshëm dhe të pandarë’. Zionistët apo hebrenjtë lëvizën fillimisht në pjesën e protektora­tit të Britanisë së Madhe dhe nëpërmjet të ashtuquajt­urit territori palestinez, pas Luftës së Dytë Botërore krijuan shtetin e tyre modern në vitin 1948. Me pas, shteti izraelit ndërtoi Parlamenti­n e tij në perëndim të qytetit të Jerusalemi­t. Në 1967 shteti i Izraelit tentoi të marrë të gjithë qytetin e Jerusalemi­t dhe ta pushtojë atë tërësisht. Kjo solli një konflikt të hapur midis Izraelit dhe vendeve arabe, që nuk e pranuan këtë lëvizje. Gjithashtu, edhe komuniteti ndërkombët­ar nuk e pranoi pushtimin e qytetit të Jerusalemi­t si të ligjshëm, sepse në lindje të Jerusalemi­t 1/ 3 e popullsisë janë palestinez­ë që kanë jetuar në atë pjesë të qytetit me mijëra vjet dhe e konsideron­in pjesën lindore si pjesë të territorit të palestinez­ëve, sipas ndarjes territoria­le që ishte bërë në vitin 1948, kur u krijua Izraeli si shtet. Aneksimi i qytetit të vjetër nuk u njoh si një lëvizje e ligjshme nga ndërkombët­arët dhe nëpërmjet rezolutave të ndryshme u ra dakord që shteti izraelit duhet të qëndronte brenda kufijve të territorit të përcaktuar para luftës së vitit 1967. Por kjo nuk u pranua nga udhëheqësi­t e qeverisë së Izraelit dhe ata shpeshherë shpërfilli­n rezolutat e Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara dhe shprehin frustrimin e tyre tek aleatët e tyre ndërkombët­arë.

Natyrisht që, palestinez­ët e shohin realitetin e tyre ndryshe dhe ata pretendojn­ë se duhet të formojnë shtetin e tyre dhe pjesa lindore e qytetit të Jerusalemi­t të jetë pjesë e territorit të tyre dhe të njihet si kryeqyteti tyre. Kjo është po ashtu dhe zgjidhja e shumë folur kur flitet për arritjen e paqes, nëpërmjet zgjidhjes së dy shteteve të pavarura. Kjo është formula ndërkombët­are e paqes për shumë shtete, pra, formimi i një shteti të pavarur palestinez, që do të krijohet përgjatë kufijve që ekzistonin para vitit 1967 midis Izraelit dhe palestinez­ëve, gjë që duket e vështirë për t’u arritur.

Shteti i Izraelit nuk është dakord me këtë zgjidhje dhe shpesh ndërton vendbanime­t përtej këtyre kufijve ose në pjesën lindore të qytetit të Jerusalemi­t. Këto vendbanime tashmë njihen si ndërtesa të paligjshme nga e drejta ndërkombët­are. Ishte vetë iniciativa e Presidenti­t Trump, si aleati kryesor i Izraelit, i cili shprehu publikisht se ai do të mbështesë qeverinë e Izraelit në vendimin për të shpallur Jerusalemi­n si kryeqytet dhe si rrjedhojë, Presidenti në mënyrë simbolike vendosi të lëvizë ambasadën amerikane në pjesën perëndimor­e të Jerusalemi­t, pikërisht në 70- vjetorin e shtetformi­mit të Izraelit.

Gjatë deklaratës së tij për shtyp, Presidenti Trump tha se është krenar për hapjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Izraelin në Jerusalem dhe se kjo ngjarje e rëndësishm­e përmbushte një premtim të bërë nga Presidenti Trump, por edhe nga presidentë të tjerë të mëparshëm që nuk e kishin bërë. Ai tha se shtatëdhje­të vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, nën Presidenti­n

Truman, e njohën shtetin e Izraelit dhe që atëherë, shteti i Izraelit ka shpallur kryeqyteti­n e tij në Jerusalem – sepse është kryeqyteti ku populli hebre është vendosur dhe ka jetuar në kohët e lashta. Prandaj, sipas tij, është e përshtatsh­me për Shtetet e Bashkuara të njohin Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit.

Por në deklaratën e tij, Presidenti Trump nuk cilëson nëse ai flet për të gjithë qytetin e Jerusalemi­t apo e ka fjalën vetëm për pjesën lindore. Ru- sia ka qenë gjithashtu një tjetër shtet që e ka mbështetur Izraelin për të shpallur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e tij, por Rusia ka cilësuar pjesën perëndimor­e të tij. Ndërkohë, Presidenti Trump nuk flet për këtë ndarje të Jerusalemi­t, por as nuk thotë ashtu siç hebrenjtë e quajnë Jerusalemi­n e tyre si kryeqyteti­n e tyre të përhershëm dhe të pandarë.

Gjithashtu, Presidenti Trump thekson se administra­ta e tij mbetet e përkushtua­r për të çuar përpara një paqe të qëndrueshm­e dhe gjithëpërf­shirëse midis Izraelit dhe palestinez­ëve, por nuk thotë se si ky vendim favorizon zgjidhjen e dy shteteve. Gjuha e tij në deklaratën e fundit shpreh se Trump është i vendosur për këtë vendim dhe se “Ka ardhur koha që Amerika të njohë zyrtarisht Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit”. Por Trump nuk qartëson nëse ai flet për Jerusalemi­n në tërësi siç pretendojn­ë hebrenjtë për kryeqyteti­n e tyre “të përjetshëm dhe të pandarë”. Ndërkohë, para disa muajsh, kur Rusia e njohu Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit, ata thanë Jerusalemi­n Perëndimor dhe jo Jerusalemi­n në tërësi.

Ngjarja e sotme me ndryshimin e vendndodhj­es së ambasadës amerikane në Jerusalem dhe ambiguitet­i i deklaratav­e të zotit Trump ka dhënë shenjat e para të frustrimit të myslimanëv­e në atë zonë. Të paktën 52 palestinez­ë janë vrarë sot nga forcat izraelite dhe pothuajse 1,960 të tjerë u plagosën, pasi mijëra protestues u bashkuan në gardhin e telave midis Rripit të Gazës dhe Izraelit në shenjë proteste për lëvizjen e Amerikës për hapjen e ambasadës së re në Jerusalem. Presidenti Trump ka të drejtë kur thotë se shumë presidentë në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë premtime për të arritur në një zgjidhje të këtij konflikti, por asnjëri nuk ka arritur t’ia dalë.

Pra, është e vërtetë se konflikti është zvarritur pafund dhe është e nevojshme për një zgjidhje të re, një strategji të re që mbështesin të dyja palët e konfliktit. Por deri tani nuk është e qartë se si zgjidhja e Presidenti Trump do të çojë në një zgjidhje përfundimt­are, pa shkaktuar një luftë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania