Panorama (Albania)

Leskaj merr vlerësime nga Gjykata Europiane e Audituesve

“Mirënjohje ndërkombët­arëve për ligjin e ri të organit të KLSH”

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit shqiptar ka marrë vlerësime pozitive në konferencë­n e nivelit të lartë të Këshillit të Bashkimit Europian nën presidencë­n bullgare.

Referimi i kreut të KLSHsë, Bujar Leskaj, në panelin e parë të konferencë­s me titull “Roli i Institucio­neve Supreme të Auditimit në rritjen e përgjegjsh­mërisë, transparen­cës dhe integritet­it në sektorin publik” është cilësuar nga anëtari i Gjykatës Europiane të Audituesve, Rimantas Sadziu, si një shembull dhe eksperienc­ë me vlerë për vendet që duan të forcojnë pavarësinë e tyre institucio­nale. Madje, kumtesa u vlerësua si një “case study” nga diskutuesi­t.

Në fjalimin e tij, Leskaj paraqiti sfidat e Institucio­nit të Auditimit Suprem në Shqipëri për forcimin e pavarësisë institucio­nale dhe kushtetues­e. Ai theksoi miratimin e ligjit organik të KLSH në vitin 2014, si një hap konkret dhe përcaktues në drejtim të një pavarësie të plotë dhe reale të institucio­nit. Gjithashtu, kreu i KLSHsë solli përvojën pozitive të institucio­nit që drejton, në bashkëpuni­min me palët e interesit si në vend, ashtu dhe me partnerët ndërkombët­arë, në mbrojtje të pavarësisë institucio­nale dhe funksional­e të KLSH, gjatë procesit të miratimit të ligjit të ri organik të KLSH. Me këtë rast, Leskaj shprehu edhe mirënjohje­n për ndërkombët­arët, duke theksuar se pa mbështetje­n e tyre, veçanërish­t Drejtoria e Përgjithsh­me e Buxhetit e Komisionit Europian DGBudget, SIGMA, program i BE dhe OECD, ligji i ri tërësisht në përputhje me standardet ndërkombët­are të auditimit të INTOSAI- t, nuk do të ishte e mundur të miratohej.

Kreu i KLSH nuk la mënjanë edhe bashkëpuni­min me Institucio­net e Auditimit Suprem në vend, me Parlamenti­n dhe sidomos me Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, me kryetarin dhe sekretarin e tij, duke i cilësuar si tejet të rëndësishë­m dhe vital.

Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov, në fjalën e tij përshëndet­ëse, shprehu dëshirën dhe vullnetin e SAI- t bullgar për rritje të bashkëpuni­mit të SAI- ve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke ofruar kontributi­n e vendit të tij për një integrim të shpejtë të tyre.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Sofje, kryetari i KLSH përfitoi nga rasti për të bërë një sërë takimesh me krerë e përfaqësue­s të zyrave kombëtare të Auditimit nga vende të ndryshme si Bullgaria, Polonia, Çekia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia ku diskutoi ecurinë e marrëdhëni­eve përmes shkëmbimev­e të përbashkët­a sipas motos së INTOSAI- t “Experentia mutual omnibus prodest” ( Nga eksperienc­a e përbashkët fitojnë të gjithë).

Në konferencë­n e nivelit të lartë të Institucio­neve Supreme të Auditimit, përveç kreut të KLSH, ishin edhe drejtorja e përgjithsh­me Lindita Milo dhe eksperti Fatos Cocoli.

Referimi i Leskaj është cilësuar nga anëtari i Gjykatës Europiane të Audituesve, Rimantas Sadziu, si një shembull dhe eksperienc­ë me vlerë për vendet që duan të forcojnë pavarësinë e tyre institucio­nale

 ??  ?? Përfaqësue­s të zyrave kombëtare të Auditimit në konferencë­n e nivelit të lartë të Këshillit të BE
Përfaqësue­s të zyrave kombëtare të Auditimit në konferencë­n e nivelit të lartë të Këshillit të BE
 ??  ?? Bujar Leskaj, gjatë referimit në konferencë­n e nivelit të lartë
Bujar Leskaj, gjatë referimit në konferencë­n e nivelit të lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania