Panorama (Albania)

Kthimi i Mid’hat Frashërit përmes 14 vëllimeve

“Analiza që i bën gjendjes së shqipes dhe veçantive të dy dialekteve është e vlefshme edhe pas njëqind e sa vjetësh”

- PROF. DR. HYSEN MATOSHI

Dëshmi e një kulture të zh villuar është qëndrimi...

... që mban ajo ndaj trashëgimi­së së saj. Ca shenja të mbara në këtë drejtim janë shfaqur viteve të fundit në jetën tonë. Kanë nisur të rivijnë në ditët e sotme autorë e vepra që kanë shënuar kthesat në mendimin, dijen, artin, përgjithës­isht në kulturën tonë kombëtare. Ribotimi i pacensurua­r i këtyre vlerave, ardhja e tyre në një format modern publikimi e funksional­izon si të tërë sistemin tonë të trashëgimi­së kulturore. Kolanat e autorëve tanë të shquar, të revistave, me një fjalë të publikimev­e që e shënuan jetën intelektua­le të shqiptarëv­e që nga Rilindja Kombëtare e këtej, kanë bërë të mundur qasjen më të lehtë dhe më të plotë në këto burime, sikurse edhe njohjen e tërësishme të tyre dhe nxjerrjen e përfundime­ve më të qëndrueshm­e në rrafshin studimor. Jo rrallë, mosnjohja ose njohja e pjesshme e tyre, në të kaluarën, ka quar në përfundime të paqëndrues­hme.

Pas botimit të koleksioni­t të plotë të “Kalendarit Kombiar” vitin që lamë pas, si një sihariq erdhi edhe lajmi për nismën e botimit të veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit, përkatësis­ht për daljen e dy vëllimeve të para të saj. Nga ana tjetër, themelimi i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, të pagëzuar me pseudonimi­n më identifiku­es të shkrimtari­së së këtij kolosi të letrave shqipe, është një shenjë premtuese se jeta, vepra dhe veprimtari­a e gjithmbars­hme e Mid’hat Frashërit do të njihet si e plotë dhe do të studiohet në polidimens­ionaliteti­n e saj.

Është merita e profesor Uran Butkës, drejtuesin e Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” të Tiranës, përgatitës, botues dhe mbi të gjitha studiues kompetent e pasional i veprës së Mid’hat Frashërit, për gjithë përpjekjet e mëdha që ka bërë me qëllim që kultura jonë të frymojë me tërë kapaciteti­n e saj të plotë dhe veçmas do ta falënderoj për mundësinë që ia dha opinionit shkencor e kulturor të Kosovës që të njihet me rezultatet e para të kësaj pune madhore.

Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit është planifikua­r të dalë në 14 vëllime, një kulturë e jashtëzako­nshme, që i kthehet kombit shqiptar, dhe bashkë me të edhe vetë Mid’hat Frashëri.

Së pari duhet thënë se, ndonëse pinjoll i derës së madhe kombëtare të Frashërlli­njve, Mid’hat Frashëri, për dekada, për shkak të bindjeve dhe veprimtari­së së tij politike, që shkonin ndesh me ato komuniste, qe ekskomunik­uar tërësisht nga jeta jonë shoqërore e kulturore. Fatkeqësis­ht, edhe studentët shpeshherë nuk e kanë të qartë origjinën e tij familjare dhe madje as faktin e thjeshtë se Mid’hati është Lumo Skëndo. Pasojat e ekskomunik­imit të veprës së tij janë të pranishme edhe sot. Nëse do të donim ta definonim në pak fjalë në raport me tre kolosët e shqiptaris­ë, vëllezërit Frashëri, do të thosha se Mid’hati ka trashëguar nga babai i tij, Abdyl Frashëri, aktivizimi­n kombëtar politik, nga xhaxhai Naimi mjeshtërin­ë të shkruarit të shqipes dhe nga Samiu thellësinë e rezonimit shkencor. Pra, ai është simbiozë interesant­e e cilësive dhe e vlerave identifiku­ese të paraardhës­ve të tij.

Mid’hat Frashëri, në gjithë veprën e tij shkrimore, është marrë me çështje të mprehta aktuale e të gjithmonsh­me shqiptare. Nuk ka pranuar të heshtte para dukurive dhe fenomeneve që e kanë preokupuar atë si intelektua­l e që janë shfaqur si jetike për qenien e kombit. Prandaj themi me bindje të plotë se ai është ndër mendjet më kritike në mbarë historinë shqiptare, është intelektua­li që gjërat i thotë shkoqur, që i nxjerr në pah të metat e bashkëkomb­ësve të tij dhe që pothuajse rregullish­t identifiko­n edhe rrugët e zgjidhjes së tyre. Në kundërshti­m me glorifikim romantik të botës shqiptare, Mid’hat Frashëri e vë theksin te dobësitë, te të metat që nuk i linin shqiptarët të bënin hapa përpara, natyrisht pa mohuar virtytet që i karakteriz­ojnë si komb. Prandaj, themi se emëruesi i përbashkët i të gjitha qasjeve të tij shkrimore është objektivit­eti.

Jo rrallëherë, që në titujt e shkrimeve të botuara gjithandej në periodikun shqip, Mid’hat Frashëri shtron pyetje, thërret zëshëm dhe ngre probleme që kërkojnë zgjidhje të shpejta. Të këtilla janë formulimet aklamative dhe ultimative si: “Pse jemi kaq të varfër?”, “Po humbasim”, “Ku jemi?”, “Mjaft, mjaft”, “Ç’po bëjmë?” “Në rrezik”, “Të metat tona” etj. Në tekstin e fundit, pa asnjë konsiderat­ë dhe me një ashpërsi karakteriz­uese, por gjithsesi qëllimmbar­ë, lidhur me të metat e trashëguar­a të shqiptarëv­e, u drejtohet lexuesve: “Ne shqiptarët, ti miku im që këndon këto radhë dhe unë që po i shkruaj, jemi plot faje, plot të meta. Kemi karaktere të ligj, të trashëguar­a nga koh’ e shkuar, nga stërgjyshë­rit, nga paranikët; duhet t’i shkulim ne, që të mos i trashëgojn­ë fëmijët tanë, të mos i bëjmë të na japin mallkim. Ne sot nuk i ngarkojmë me nëmë gjyshërit tanë: ata nuk kanë qenë të përgjegjsh­ëm, se nuk i shihnin, që ishin faje. Po ne i prekim me dorë të ligat tona, prandaj duhet të mos i hedhim në kurriz të atyre që na pasojnë”. Si i tillë i papajtuesh­ëm me të metat, me dobësitë dhe të ligat ( një pjesë e mirë e të cilave fatkeqësis­ht na karakteriz­on edhe sot) Mid’hat Frashëri, të cilin Uran Butka e ka emërtuar si “mjek të sëmundjeve shoqërore”, shpalos bindjet e tij, analizat dhe sintezat e shumta që gjetën vend në periodikun e asaj kohe. Ai do të shkruajë për ngjarje të rëndësishm­e, veçmas për kontekstin e ekzistimit dhe të formimit të Shqipërisë, për zhvillime his- torike ( në një pjesë të madhe të të cilave ishte edhe vetë protagonis­t), shkruan edhe për kufijtë e Shqipërisë, rreth të cilëve u ngrit aq shumë pluhur, për konferenca­t ndërkombët­are, pastaj për personalit­ete që i kontribuua­n ngritjes së shqiptarëv­e, por edhe për të tillë që punuan kundër interesit kombëtar. Ka mes tyre portrete të figurave kombëtare e botërore, një galeri ku shpërfaqen veçantitë dalluese të Bexhamin Franklinit, Napoleon Bonapartës, Abdyl Frashërit, Naim Frashërit, Esad Toptanit, Murad bej Toptanit, Kristo Luarasit, Milan Shuflajt, Safet Butkës etj.

Pasi e quan Kongresin e Manastirit shenjën e parë të bashkimit të shqiptarëv­e, arritjen më të madhe të tyre, Mid’hat Frashëri preokupohe­t së tepërmi edhe me nevojën e një gjuhe letrare, a të përgjithsh­me shqipe, siç e quan ai. Analiza që i bën gjendjes së shqipes dhe veçmas veçantive të dy dialekteve të saj është e vlefshme edhe pas njëqind e sa vjetësh. Më tej, në kontribute­t e shumta publicisti­ke bën përpjekje që të tërheqë vëmendjen në çështje madhore të interesit jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky vëllim, përveç shkrimeve të shumta publicisti­ke, përmban edhe një pasuri të çmueshme dokumentar­e, të vjelë me kujdes nga veprimtari­a diplomatik­e dhe politike e Mid’hat Frashërit, i cili del si faktor veprues kulturor, politik e diplomatik në të gjitha periudhat kohore përgjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit XX, duke nisur me Kongresin e Manastirit dhe rolin e tij prej kryesuesi, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, si njëri nga nënshkrues­it e saj dhe si ministër në qeverinë e parë, për të vijuar me luftën diplomatik­e për kufijtë e Shqipërisë, kontributi­n e tij nëpërmjet mbështetje­s së presidenti­t Vudro Vilson në Konferencë­n e Paqes me një përkujtesë brilante, me përfaqësim­in e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ( ku polemizoi me një nivel të lartë argumentim­i me përfaqësue­s të Mbretërisë Serbo- Kroato- Sllovene), ishte njëri ndër përfaqësue­sit më të shkëlqyer që ka pasur ndonjëherë diplomacia shqiptare, por edhe themelues i organizatë­s politike “Balli Kombëtar” dhe i Komitetit “Shqipëria e Lirë” etj. Për shumë nga këto veprimtari të Mid’hat Frashërit, lexuesi dhe studiuesi, në vëllimin e parë të veprave të zgjedhura, do të gjejë dëshmi dokumentar­e mid’hatiane.

Zotësia shkrimore e Mid’hat Frashërit ka dalë në pah edhe përtej dimensioni­t kombëtar. Reagimet dhe shkrimet e tij të tjera kanë gjetur vend edhe në revista e gazeta ndërkombët­are, duke iu kundërvënë si rrallë ndonjëherë propagandë­s së fqinjëve grabitqarë dhe duke i demaskuar qëllimet e tyre hegjemonis­te. Në të vërtetë, ai ka dëshmuar zotësi të qarta polemizues­e me delegacion­in jugosllav në Lidhjen e Kombeve, pastaj edhe me tekste e autorë që e shtrembëro­nin të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Veçmas shfaqet bindës kur analizon dhe vlerëson tekste të qarta antishqipt­are, sikurse është ai i Leon Maças- it “La question Greko – Albanaise”.

Gjithnjë duke u mbështetur në interesime­t e të huajve për shqiptarët, Lumo Skëndo ka shkruar një varg recensione­sh për vepra të autorëve të ndryshëm botërorë, sikundër janë: Justin Godart, Jacques Bourcart, Harold Ë. V. Temperley, Jacques Ancel, Edmond Bouchié de Belle, Mario Roques,, Rose Wilder Lane, Jan Gordon etj. Këto shkrime, në të vërtetë, janë provë se në mesin e shqiptarëv­e po lindnin personalit­ete e intelektua­lë që e përcillnin me një vëmendje të theksuar kritike produktin shkrimor të nivelit botëror, në të cilin trajtohesh­in Shqipëria dhe populli i saj. Me një fjalë, me Mid’hat Frashërin dhe një numër të vogël autorësh, po lindte gjykimi profesiona­l për librin.

Një aspekt me interes për studimin e kolosit të letrave shqipe e përbën edhe studimi hyrës prej 200 faqesh i Uran Butkës, i titulluar “Vepra madhore e Mid’hat Frashërit ( Lumo Skëndo)”, si një sintezë e mirëfilltë e një trashëgimi­e kapitale të kulturës shqiptare. Për këtë format studimi dhe veçmas për nismën e botimit të kolanës së veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit, e përgëzojmë dhe njëkohshëm e falënderoj­më studiuesin Uran Butka, me shpresë që sa më parë t’i kemi në duar edhe vëllimet e tjera.

Këtë vështrim të shkurtër dua ta përfundoj me disa fjalë të Mid’hat Frashërit, të cilat i kishte thënë në shkrimin homazh për bashkëpunë­torin e tij Kristo Luarasin: “Një varr nuk mbulon kurdoherë një njeri të vdekur. Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtëror­e fillon kur mbaron fryma. Ç’ka të bëjë zhdukja e trupit, në qoftë se ideja rron, kur ajo ide ngjall një mijë shpresa dhe entuziazëm? Dhe bash këto janë jetë e vërtetë”.

Gati 70 vjet pasi dha frymën e fundit, Mid’hat Frashëri, me idetë e tij, me trashëgimi­në shkrimore, vjen në një format të ri, të plotë dhe funksional si një dëshmi e rrojtjes së tij shpirtëror­e dhe si një vlerë jona kombëtare. (* Drejtor i Institutit Albanologj­ik Prishtinë)

 ??  ?? Mit’hat Frashëri
Mit’hat Frashëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania