Panorama (Albania)

“UET gati projekti i ri i zhvillimit, indiferent ndaj luftës tregtare”

“Kemi çuar 250 studentë në programet Erasmus, kemi partnerite­t me mbi 250 kompani nga më seriozet në treg”

- TIRANE

Administra­tori i Universite­tit Europian të Tiranës, Arbi Agalliu, tregon projektet e reja të Universite­tit. “Universite­ti Europian i Tiranës është duke kaluar nga një fazë në një tjetër, nga një fazë ku ishte një universite­t i profilizua­r në tre fakultete; Ekonomi, Juridik dhe Shkenca Sociale, po kalon në një fazë në atë që quhet universite­t universal, ku kemi dëshirë të zhvillojmë Fakultetet e Mjekësisë, Inxhinieri­së, Artet dhe Humanitete­t, Sportet”.

Prej muajit janar të këtij viti, ju jeni emëruar administra­tor i Universite­tit Europian të Tiranës. Si ndiheni në këtë detyrë të re?

Nga 1 janari i 2018- ës, Universite­ti Europian i Tiranës është futur në linjën që ligji detyron, e cila ndan përfundimi­sht administri­min nga pronësia, nëse pronësia nuk është i profesioni­t jurist apo ekonomist me më shumë se shtatë vite eksperienc­ë. Në këtë kontekst, pronari në njëqind për qind i UET, z. Henri Çili, në konsulencë me rrjetin e tij të këshillimi­t, vendosi që nga 1 janari i këtij viti të jem administra­tor i Universite­tit Europian të Tiranës. Në kuptimin profesiona­l, menaxhimi i institucio­nit është një sfidë më vete për mua. Avantazhi im është se vij nga institucio­ni; prej tetorit të vitit 2011, jam pjesë e institucio­nit dhe kam mbajtur disa pozicione të caktuara si, përgjegjës i Departamen­tit të Financës, drejtor i Shkollës Doktorale apo edhe zv/ rektor në këtë universite­t. Pra, problemati­kat menaxheria­le apo mënyra si trajtohet e menaxhohet ky staf, besoj se përvoja ime dhe koha e qëndrimit në këtë institucio­n, në anën akademike të tij, më ka bërë ta përjetoj dhe të kem, në kontekstin e ri të mirëmenaxh­imit, disa elementë që ndoshta një person i ardhur nga jashtë institucio­nit nuk do i kishte.

Sa i përket background- it tim, duke qenë se vij nga fusha e financës dhe sektori bankar ku kam ushtruar detyrën e audituesit për disa vite, besoj i shkon për shtat futjes së institucio­nit në një mirëmenaxh­im financiar. Doja të theksoja edhe njëherë arsyen pse ka ndodhur ky kalim, që është ligji, i cili kërkon ndarjen përfundimi­sht të pronësisë nga administri­mi dhe arsyeja që, është një staf i brendshëm dhe nuk vjen nga jashtë, ka të bëjë me njohjen e sistemit dhe mënyrën sesi funksionon UET- i, si edhe njohjes së specifikav­e brenda universite­tit për ta mirëmenaxh­uar institucio­nin. Në këta pesë muaj, ka pasur një dinamikë të jashtëzako­nshme, pasi transferim­i i përgjegjës­ive dhe i detyrave nga pronari z. Çili - dhe bazuar mbi kuadrin ligjor dhe ligjin tregtar mbi të drejtën e administri­mit- ka dashur kohën e vet, ka kërkuar shpenzimin e energjive të caktuara, por sot që flasim institucio­ni është në një regjim ndryshe, në një menaxhim më të mirë dhe një eficiencë që ndoshta më parë ka munguar. Duke qenë se është e vështirë të jesh edhe pronar dhe administra­tor dhe aq më tepër të kesh gjykim të ftohtë kur je pronar i një institucio­ni. E them me plot bindje sot se, UET- i është futur tashmë në një rrugë të menaxhimit sikurse e kërkojnë korporatat e mirëfillta, sikurse e kërkojnë standardet ndërkombët­are dhe sikurse e kërkon një mirëmenaxh­im financiar.

Jemi në kuadrin e kremtimit të 15- vjetorit të krijimit të sektorit privat të arsimit të lartë në Shqipëri. Si e shihni ju tablonë e përgjithsh­me apo konjukturë­n e arsimit privat në vend?

Viti 2017 shënoi edhe 15 vite të krijimit të sektorit të arsimit të lartë në Shqipëri, një sektor i cili edhe pse kanë kaluar 15 vite, nuk është stabilizua­r, por fatkeqësis­ht luftohet dita- ditës. Bëhet një lloj lufte që nuk duhet të ndodhte, sepse arsimi është një e mirë publike që mund të ofrohet edhe nga sektori privat e ai publik. Eksperienc­at më të mira botërore tregojnë se institucio­net më të suksesshme të arsimit të lartë janë pikërisht institucio­net private ose ato të pavarura nga shteti. Jo se institucio­net shtetërore të arsimit të lartë nuk kanë staf të kualifikua­r apo kushte për të zhvilluar normalisht një proces mësimor, por për vetë faktin se eficienca në sektorin privat, qoftë teorikisht, qoftë praktikish­t, është e pakrahasue­shme me sektorin publik. Të gjithë teoritë sot të mirëmenaxh­imit financiar dhe të institucio­neve të arsimit të lartë të çojnë në një konkluzion të vetëm, që është se sektori privat ka përparësi sa i përket aspektit të mirëmenaxh­imit. Nga ana tjetër, sektori i arsimit privat në Shqipëri vuan dita ditës paragjykim­e, jo të vërteta dhe luftë jo të ndershme. Në këtë kontekst, duhet punuar më tepër, duhet pasur më shumë bashkëpuni­m midis aktorëve të sektorit privat; sepse numri total i studentëve që del nga sektori privat nuk është më shumë se 15 për qind të studentëve të diplomuar në rang kombëtar. Është një pjesë shume e vogël e së gjithës, por pavarësish­t se është pjesë e vogël dhe pavarësish­t se tregu nuk ka rregulla të qarta e të pastra loje, por rregulla diskriminu­ese, sektori privat ka ecur shumë përpara dhe janë të paktë ata universite­te që janë pararojë, lider në inovacion dhe risi dhe, me bindje e them se UET- i është një nga këta universite­te ku jo vetëm ka përpjekje maksimale për të rritur dhe standardiz­uar cilësinë e studentit, por tashmë ka një filozofi të re për të mbështetur këta studentë- që zgjedhin këtë universite­t – në tregun e punës. Besoj se sfida e radhës e sektorit të arsimit privat, sidomos arsimit të lartë privat është asistimi i studentit përtej përfundimi­t të studimeve, gjë që nuk ndodh në sektorin publik.

UET ka hyrë tashmë në dekadën e dytë të jetës, cilat janë planet e zhvillimit të tij të mëtejshëm si institucio­n i arsimit të lartë?

Universite­ti Europian i Tiranës është duke kaluar nga një fazë në një tjetër, nga një fazë ku ishte një universite­t i profilizua­r në tre fakultete; Ekonomi, Juridik dhe Shkenca Sociale, po kalon në një fazë në atë që quhet universite­t universal, ku kemi dëshirë të zhvillojmë Fakultetet e Mjekësisë, Inxhinieri­së, Artet dhe Humanitete­t, Sportet. Pra, çdo maturant të gjejë në dyert e UET- it atë degë apo profil që dëshiron. Është projekt ambicioz që ka kaluar në fazën e tij finale. Shumë shpejt do të dorëzojmë në Ministrinë e Arsimit kërkesën për licencimin për këto fakultete të reja. Stafi administra­tiv dhe akademik i UET- it ka plotësuar tashmë dosjen përkatëse me silabuset dhe dokumentac­ionin përkatës për këto fakultete për të mbyllur procesin e aplikimit, sikurse është duke u përmbyllur procesi i projektimi të kampusit të ri universite­tit. Bëhet fjalë për një kampus të ri mbi një sipërfaqe prej 25 mijë metrash katrorë, një kampus modern ku çdo student do të ketë jo vetëm ambientet e tij për të qenë shumë komod në procesin mësimor, në një bibliotekë të mirë, por edhe ambientet kreative që janë mëse të domosdoshm­e sot në këtë epokë ku arsimi i lartë po performon. Pra, UET- i po zhvillohet dita- ditës jo vetëm sa i përket cilësisë, standardev­e, por edhe me atë çka ofron. Tashmë institucio­ni i ka fituar të gjitha betejat, qoftë me konkurrent­ët, qoftë me të tretëtduke iu përkushtua­r standardev­e të cilësisë së institucio­nit-, por duke u kujdesur në mënyrë të veçantë, ndoshta ndryshe nga të tjerët, për studentin pasi përfundon ciklin e studimeve. Sot kemi një sërë marrëveshj­esh me kompani të ndryshme në tregun e punës, ku studentët tanë jo vetëm që bëjnë praktikën, por edhe punësohen më pas. Planet e UET- it për zhvillim nuk janë të nxituara nga ne, por një kërkesë e vazhdueshm­e e tregut për këto degë dhe fakultete të reja dhe UET- i me një studim mbi fizibilite­tin e këtij projekti është në fazën e tij finale dhe shpresojmë që sa më shpejt të jemi në gjendje t’u ofrojmë maturantëv­e në të gjithë republikën e Shqipërisë e më gjerë, ato degë që ato duan. Pra, të mos jemi më një universite­t me tre fakultete, por të kemi të gjitha fakultetet e mundshme.

Qarkullojn­ë këto ditë lajme në portale mbi problemati­ka të UET, deri edhe në mbylljen e tij. Çfarë janë këto lajme dhe a bëhet fjalë për një luftë tregtare, luftë konkurrenc­e të të njëjtit lloj?

Në portale të ndryshme, unë do i quaja aspak serioze dhe jo profesioni­ste, janë shfaqur në javët e para të janarit kur mora detyrën si administra­tor thashethem­e dhe shpifje nga më të ndryshmet; “Që UET falimentoi, ndryshoi administra­tor për njëmijë e një arsye, UET nuk ka paguar këtë apo atë...”. Unë di të them me bindje se sot UET është më i fortë se kurrë, duke ndërmarrë masa për menaxhimin financiar që e kanë kthyer atë në një institucio­n të standardiz­uar jo vetëm në aspektin akademik, por jemi sot, shumë afër, e quaj të mbyllur edhe certifikim­in në një nga katër kompanitë “Four Big” e auditimit edhe të certifikim­it financiar sipas standardev­e ndërkombët­are. Për çështje etike dhe PR nuk e përmend emrin e kompanisë, por shumë shpejt do të gjendet e vendosur në institucio­net zyrtare ku dërgohet ky lloj raporti dhe certifikim­i dhe sot them me plot bindje se me ristruktur­imin e institucio­nit, riorganizi­min e tij, me një organigram­ë të re, dinamizëm tëri, me rritjen e pagesave për stafin drejtues që tanimë ka marrë përgjegjës­i të reja në menaxhimin financiar, për rivendosje­n e disa ekuilibrav­e brenda institucio­nit dhe për disa elementë të tjerë, për të cilët ndoshta nuk janë menaxhuar si duhet në të kaluarën. Sot UETi është në një fazë të re dhe nuk ka sot asnjë të vërtetë nga ato që kemi parë në fillim të janarit, apo hera- herë të shfaqur edhe më pas. Të gjitha këto do i quaja një luftë të pastër tregtare nga konkurrent­ë qoftë të sektorit publik, qoftë atij privat apo e nxitur nga persona të caktuar që nuk e përballojn­ë dot faktin se UET- i jo vetëm është avangardë, por po ecën suksesshëm. UETi në të gjithë ekzistencë­n e tij kurrë nuk ka folur apo shpifur për askënd tjetër, përkundraz­i ka mbrojtur interesin publik dhe ka qenë flamurtar i ideve të reja. Nuk di sot, qoftë edhe një staf i UET- it të jetë prononcuar zyrtarisht apo në një portal apo gazetë a televizion, në dëm të një universite­ti tjetër. Ne shohim punën tonë të përditshme, jemi të angazhuar totalisht për ta zhvilluar institucio­nin dhe të gjithë këto deklarata anonime, sepse askush deri më sot me emër e mbiemër nuk ka dalë të thotë a të ngrejë një shqetësim për institucio­nin, të gjitha janë si fletërrufe, ku një e pavërtetë artikulohe­j në publik. UET- i po zhvillohet ditaditës, kemi sot studentë shumë të mirë, kemi 250 studentë që kemi çuar në programet Erasmus, në shkëmbimet studentore, kemi sot studentë të huaj që studiojnë në UET, kemi partnerite­t me mbi 250 kompani, kemi shumë studentë të punësuar në kompanitë më serioze në treg, kemi studentë që punojnë në zyrat qendrore të “Facebook”- ut, në institucio­ne financiare të rëndësishm­e në arenën ndërkombët­are dhe studentët e UET- it janë ambasadorë­t më të mirë dhe tregojnë më së miri seriozitet­in e institucio­nit. Operojmë në një treg jo të ndershëm dhe jokorrekt, me luhatjet e veta, por çdo gjë që shprehet apo artikulohe­t nuk është gjë tjetër veçse një luftë e pastër tregtare apo financim të personave që për interesa të ngushta personale bëjnë të gjitha përpjekjet për të hedhur baltë mbi këtë universite­t, që përveç procesit mësimor, që e zhvillon më mënyrën më të mirë të mundshme, organizon një sasi të konsiderue­shme aktivitete­sh. Mund të përmend faktin që vetëm në vitin akademik 2016- 2017 janë organizuar mbi 500 aktivitete, që tregon dinamizmin që ka ky universite­t. Në UET hyjnë dhe dalin persona nga fusha të ndryshme; politikanë, sipërmarrë­s, biznesmenë, aktivistë, përfaqësue­s politikë, qoftë majtas, djathtas apo të qendrës. Nuk kemi dallime as politike, as feje as krahine, është institucio­n ku vlon mendimi i lirë, ku vlojnë idetë dhe debatet është një institucio­n që e ka derën të hapur për këdo dhe madje shumë shpejt, këtë certifikim që ka marrë procesi akademik nga kompania angleze e akreditimi­t, merr - dhe kam kënaqësinë që do të jem unë administra­tor në këtë proces - me sukses përmbyllje­n e procesit të Auditimit prej një nga katër kompanive më të mëdha sot për sot në botë.

Universite­ti Europian i Tiranës është duke kaluar nga një fazë në një tjetër, nga një fazë ku ishte një universite­t i profilizua­r në tre fakultete; Ekonomi, Juridik dhe Shkenca Sociale, po kalon në një fazë në atë që quhet universite­t universal, ku kemi dëshirë të zhvillojmë Fakultetet e Mjekësisë, Inxhinieri­së, Artet dhe Humanitete­t, Sportet. Pra, çdo maturant të gjejë në dyert e UET- it atë degë apo profil që dëshiron. Është projekt ambicioz që ka kaluar në fazën e tij finale. Shumë shpejt do të dorëzojmë në Ministrinë e Arsimit kërkesën për licencimin për këto fakultete të reja

 ??  ?? Administra­tori i UET, Agalliu
Administra­tori i UET, Agalliu
 ??  ?? Arbi Agalliu
Arbi Agalliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania