Panorama (Albania)

Tahiri: Vendimi, skandaloz arresti në shtëpi, si burg

“Po të doja, isha larguar. S’i prish dot provat, se s’jam deputet”

- ERALD DELIU

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku kundërshto­i masën e arrestit shtëpiak, vendosur nga gjyqtarja Liljana Baku.

Sipas Tahirit, Prokuroria nuk ka asnjë provë shtesë dhe ka tetë muaj që sjell të njëjtat prova. Ai foli gjatë përballë prokurorëv­e të çështjes dhe gjyqtares Baku, duke kundërshtu­ar argumentim­et për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. “Në vendimin kur më bllokuat pasaportën, argumenton­it se mund të largohesha nga vendi, edhe pse isha deputet, ndërsa tani që s’jam më deputet, thoni që mund të largohem se s’jam deputet. Kjo nuk ka sens”, ka thënë Tahiri në gjykatë duke iu drejtuar gjyqtares Baku. Tahiri kundërshto­i edhe argumentim­in se ka rrezik që ai të përsërisë veprat penale, për të cilat hetohet nëse lihet i lirë. “Ju thoni që ka rrezik se unë përsëris veprat penale që po hetohem. Tani unë veprat penale i kam bërë për shkak të detyrës, kur isha ministër. Tani s’jam më ministër. Si mund t’i përsërisë unë veprat penale?!”, tha Tahiri gjatë seancës. “Ju thoni se ekziston rreziku që unë të prish provat. Asnjë nga provat nuk është e re për mua. Kam tetë muaj nën hetim. Çfarë provash do prish unë? Keni përmendur aty në dosje që kam takuar një dëshmitar ( Orgest Liperin). Atë e kam takuar pasi është marrë në pyetje dhe i kam kërkuar falje për shqetësime­t e shkaktuara. Ky ka qenë shqetësim qytetar. Çfarë prove kam prishur unë? Ai i ka dhënë deklarimet në Prokurori para se ta kontaktoja unë”, ka vijuar Tahiri me tonë emocionale në Gjykatë. Ai më pas ka bërë ironi edhe me pretendime­t e Prokuroris­ë për pushimet e vitit 2014 në Greqi. Tahiri ka thënë se ka qenë me pushime me grup të strukturua­r familjar dhe jo me grup të strukturua­r kriminal. Ai madje tha se nuk e ka takuar Artan Habilajn. “Më ka sjellë makinën në Greqi pasi u prish skafi Artan Habilaj. Një copë shoferi, më falni për shprehjen. Çfarë ka këtu? Nuk e kam takuar”, ka thënë ai. Më pas, ish- ministri Tahiri ka thënë se letërporos­ia e ardhur nga Greqia ka konfirmuar se hoteli ku ka qëndruar Artan Habilaj, që i ka sjellë automjetin tip “Audi”, ka qenë shumë larg atij ku ka qëndruar ai vetë dhe që, sipas tij, nuk ka hyrë kurrë në atë hotel. Lidhur me përgjimet e Prokuroris­ë së Katanias për bizhuterit­ë që do të blinte Moisi Habilaj për Tahirin, ish- ministri ka thënë se këto bizhuteri janë blerë për tjetërkënd. “Pse nuk e përmendni ju se ju ka ardhur me letërporos­i, që ato bizhuteri janë blerë për filan fëstëkun. Ju përmendni vetëm përgjimin, por jo dëshminë e shitësit”, ka thënë Tahiri, duke iu drejtuar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Në dosjen e Prokuroris­ë janë përmendur edhe dosjet e “Treblovës”, një grupi tjetër që trafikonte drogë e që dyshohej se kishte lidhje me Habilajt. Sipas Tahirit, ai ka qenë ministër në atë kohë dhe po të kishte lidhje me ta, nuk do të ishin arrestuar. “Unë kam qenë ministër i Brendshëm kur këta janë arrestuar. Çfarë lidhje kam unë me këta?! Nuk e kuptoj pse më ngatërroni me ta”, ka thënë Tahiri në seancë. Ai ka përgënjesh­truar lidhjet e tij të ngushta me Orest Sotën, në mjetin e të cilit u gjetën dy patentat e tij detare. “Kjo puna e Sotës është hajde t’i fusim patentat këtij në makinë dhe ta lëmë në burg”, ka thënë ai.

 ??  ?? Saimir Tahiri, dje në Gjykatë
Saimir Tahiri, dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania